Share
Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Behrami: Tifozët shqiptarë do më provokojnë, do ruaj qetësinë

prej Mon 10 Sep 2012 - 13:54
Behrami: Tifozët shqiptarë do më provokojnë, do ruaj qetësinë F1_10-behrami1347267447-300x175Luzern, 10 shtator – Valon Behrami, mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren zviceriane, është shprehur se ndihet shumë i emocionuar në prag të ndeshjes me Shqipërinë në Luzern. Në një intervistë të tij për mediat zviceriane, mesfushori i Napolit, është shprehur se pavarësisht gjithçkaje që mund të ndodhë ai nuk mund ta fshehë origjinën e tij, por pavarësisht emocioneve të mëdha që mund të ketë është shprehur se do të bëj maksimumin e tij për të mundur Shqipërinë duke lënë mënjanë emocionet.

“ Unë asnjëherë nuk mund ta harroj ose fsheh prejardhjen time, ashtu si edhe Xhaka, Shaqiri, Xhemaili apo Admir Mehmeti. Unë tashmë luaj për Zvicrën dhe do të bëj gjithçka për të fituar të martën. Jam shumë i qartë brenda meje pavarësisht se e kam të qartë se nuk do të jetë e lehtë për ne të luajmë kundër një ekipi që përfaqëson origjinën tonë. Në të njëjtën kohë e kam të qartë se tifozët dhe kundërshtarët në fushë do të kërkojnë të më provokojnë, por përtej kësaj unë do të ruaj qetësinë dhe nuk do të bie pre e këtyre provokimeve. Do të jap maksimumin tim për të respektuar fanellën që mbaj veshur, gjithashtu besoj se do të përfitoj shumë nga kjo eksperiencë e veçantë. Zvicra më ka dhënë shumë mua ashtu si edhe familjes time, kështu që ndihem borxhli ndaj këtij shteti”, është shprehur Valon Berhami.(koha)




Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi