Share
Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

default Destinacionet anti-stres

prej Mon 10 Sep 2012 - 15:20
Destinacionet anti-stres Marok

Pas punes se lodhshme ne zyre per nje kohe te gjate, te mbyllur dhe te stresuar, nevoja per t'u shkeputur totalisht nga gjithcka dhe per te shplodhur shpinen eshte e forte.

Prandaj udhetimi ideal mund te jete nje vend ku ofrohet paqe, jashte kohes dhe jashte botes, ku traditat e lashta dhe njerezit t'ju bejne te ndiheni te zhytur ne nje peisazh te ri dhe mistik.

Nje ide e mire eshte te shkoni ne Marok, mbase ne Marrakech. Mes vullkaneve te vegjel, tregjeve te panumerta me aroma dhe shije te ndryshme dhe vilave te pasura me mozaike dhe kopshte te bukur.

Ose, gjithmone ne kete vend, mund te humbisni ne shkretetire, te organizoni nje nate poshte yjeve, ne te cilin do te degjoni vetem zerin e deveve. Ndersa per ata qe kerkojne luksin mes palmave te medha, por edhe relaksin ne hotelet me pese yje, ideja me e mire eshte te shkoni ne Ouarzazate.-Destinacionet anti-stres Marok0

Ne te njejten linje vendi juaj ideal per te harruar rutinen e se perditshmes mund te jete India, sidomos Delhi. Ky metropol eshte i pasur me kontraste per cdo lloj turisti europian, aty kalohet nga varferia ekstreme ne pallatet luksoze te indianeve, nga shenjterimi i tempujve ne kaosin e qyteteve, taksite vendase do t'ju dergojne ku te deshironi ne mes njerezve, elefanteve, lopeve, dhive, etj.-Destinacionet anti-stres Marok1

Te bashkohesh me historine, traditat antike dhe relaksin ne plazh eshte nje menyre tjeter per te shplodhur shpinen dhe nje vend ideal, i pershtatshem per cdo stine te vitit eshte Tailanda. Qyteti i Bangkok njihet edhe me emrin Krungthep, qyteti i engjejve, dhe e gjithe shenjteria dhe magjia e ketij vendi gjenden mes tempjuve antike, kopshteve, pallateve...-Destinacionet anti-stres Marok2

Statujat e medha te Budhas qe do te shihni, nga te cilat me te famshmen ate te arit, do t'ju bejne te ndjeni shenjterine dhe te zbuloni nje ndienje paqeje, qe ne kaosin e qytetit harrohet menjehere. Pas qytetit, makinave, trafikut dhe asfaltit gri, per shume persona vendi ideal per te regjetur vetveten do te ishte Afrika. Kontakti me natyren, zbulimi i anes se eger te njeriut, admirimi per macet e medha dhe cikli jetes qe rigjenerohet cdo dite, jane disa nga gjerat qe perjetohen lehtesisht ne kete vend.-Destinacionet anti-stres Marok3

Harroni kostumin dhe veshjen elegante dhe zhytuni per te zbuluar faunen unike te ketij vendi. Nese doni te braktisni vapen e ketyre vendeve, nje emocion te vecante mund ta gjeni edhe ne Kepin e Veriut. Atmosfera ketu, pervecse do ju largoje stresin, do t'ju beje te ndiheni si ne nje perralle, jashte kohe. Sidomos nese do te mund te merrni pjese ne magjine e 'Diellit te mesnates'. Se fundmi, nje vend vertete qe do t'ju largoje nga sensi i kohes, eshte jo shume larg, ne Provenza.-Destinacionet anti-stres Marok4

Ky rajon ne jug te Frances i ruan te paprekura traditat antike qe e bejne unike sidomos kur vendi lulezon nga livandot. Ne kete peisazh harrohet cdo gje dhe ky vend ofron cdo lloj relaksi per cdo lloj turisti.-Destinacionet anti-stres Marok5
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi