Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm

prej Tue 11 Sep 2012 - 16:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Shumëkush del e thotë: Ku e kemi rininë, po mungon rinia, rinia po shmanget…Jo,jo,kjo s’është e vërtetë,rinia nuk ka humbur,nuk mungon,nuk shmanget,ajo është këtu,në mesin tonë
J. Zh.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm 7B286217094C327A243C4D40F71F96EC
Çdo qenie e gjallë lind,rritet,zhvillohet dhe vdes.Thonë se ky është ligji i natyrës.Mirëpo,a është gjithmonë kështu dhe a janë këto dukuri të gjitha të domosdoshme çdoherë dhe në çdo vend? Kohëve të fundit ky ligj ka ndryshuar. Se kemi lindur,është e qartë,edhe rritjen disi e kaluam,por e keqja është se dukuria e tretë,gjegjësisht zhvillimi,ka devijuar shumë sa i përket zhvillimit normal të një të riu.
Koha dhe situata e rëndë na imponuan që në hapat e parë të jetës të bëhemi plotësisht të barabartë edhe me ata që jetën e kanë pas shpine.Dua të them se vite me rradhë ne nuk kemi rini,na kanë mbetur vetëm fëmijët dhe burrat e shtetit,politikanë dhe patriotë.
Shumëkush del e thotë: Ku e kemi rininë,po mungon rinia,rinia po shmanget…Jo,jo,kjo s’është e vërtetë,rinia nuk ka humbur,nuk mungon,nuk shmanget,ajo është këtu,në mesin tonë dhe rreth nesh.E ç’bën do pyetni?-Po sillen.Po,po vërdallë po sillen,të gjithë në një vend dhe të gjithë po merren me të njejtën gjë, me POLITIKË.Mundohen të piqen “JESHIL”,si nxënësi,si studenti,si punëtori.Të gjithë. I lane anash shkollat,fakultetet,fabrikat,aktivitetet që na përkasin dhe iu vunë pas politikës.Ku tjetër mund të tregosh veten sot? - Kush të njeh si nxënës të shkëlqyeshëm,kush të njeh si student të mirë,si punëtor të zellshëm?-Askush! – Mos vallë i përcjell dikush këto punë? Jo ore,nëse je burrë,dil në foltore dhe aty do të ta shohim diturinë,dil në miting dhe aty do të shohim guximin,organizo mbledhje,tribuna,tryeza dhe aty do të shohim se sa vlen.
Ja pra ku është rinia dhe çfarë qëllimi i ka vënë vetes dhe çfarë barre ka marrë përsipër.E shkollat,fakultetet,fabrikat? – c’bëjmë me to? – Punë e madhe.Mund të presin edhe ndonjë vit se nuk u bë kjameti. O sot,o kurrë.Të tregojmë veten patrioitë,ta shfryejmë mllefin tonë shekullor,duke bërtitur: Rroftë Kosova!,Rroftë shqiponja!,Bravooo…..,Të lumtë,si burrat e ke thënë…
Në këtë mënyrë është duke u zhvilluar gjenerata më e ndieshme dhe më e frytshme,vetëm e vetëm për ta bindur dikë se ekziston,se është diku present,se bën diçka.
Besoj që gjithë kjo një ditë do të kalojë,se një ditë do të na kthehet fëmijëria,se një ditë do të jemi të rinj dhe do të merremi me punët që i takojnë një të riu,se një ditë do të na njihet statusi i patriotit pa dalë në foltore,pa organizuar kurrë mitingje etj.
Kush mund të jetë më patriot se nxënësi i cili në fund të vitit shkollor sjell në shtëpi dëftesën e mbushur me pesa,kush mund të jetë më liridashës se studenti i cili kthehet me diplomë nën sqetull,kush është më atdhedashës se punëtori i cili me punën e tij të zellshme ndihmon zhvillimin e atdheut? A nuk është patriot I riu që në poezinë e tij shpreh ndjenjat e kulluara shpirtërore të qenies së tij të njomë? A nuk është atdhetarë sportisti që me mundin e tij prezanton popullin kudo në botë? Një pikturë apo një poezi e qëlluar do të vlente më shumë se dhjetra fjalime e tribuna të kota të cilat harrohen aty për aty.
Vetëm kështu mund të zhvillohemi në raport me ligjet natyrore dhe shoqërore.Pra mos të mundohemi të piqemi të verdhë e të vdesim të posalindur.Të mundohemi të lëmë prapa gjurmë sa më të thella të zhvillimit dhe kulturës,që në të ardhmen të vlerësohemi për VEPRËN që kemi bërë e jo për ZËRIN që kemi shterrur,sepse vetëm kështu i ka hije një kombi.Prandaj,mund të themi se: SHËRBIMIN QË BËN ARSIMI PËR PËRMIRËSIMIN E NJË KOMBI,LIGJI S’MUND TA BËJ KURRË!..


Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm

prej Tue 11 Sep 2012 - 22:06
Ne mitingjet politike sheh me shume femije duke brohoritur ne emer e partise perkatese... E cfare te ardhme do te kene ata, qe nga femijeria i kane kapur keto gjera.. Por nuk kemi shtet dhe nuk jemi rini aq e forumuar dhe organizuar sa per t'i ndaluar keto gjera... Te rinjet dalin dhe bertasin e ata "te medhenjte " i zene vendet ne qeveri...



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm

prej Wed 19 Sep 2012 - 15:39
Sa keq ta kesh te verteten perpara syve dhe te te mbyti genjeshtra!

E verteta:
-Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm

E genjeshtra:
-Gjendja qe ndodhemi sot nuk pershtatet me te verteten


Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij moral i përgjithshëm

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi