Edhe "Pecko" pasqyron fobinë ndaj shqiptarëve?
Tue 11 Sep 2012 - 16:21
Karikatura nga Darko Markoviç, nën emrin “Pecko” e publikuar sot në të përditshmen maqedonase “Den”, nxiti reagime nga opinioni shqiptar
Karikatura nga Darko Markoviç, nën emrin “Pecko” e publikuar sot në të përditshmen maqedonase “Den”, nxiti reagime nga opinioni shqiptar, duke e parë atë si fyese për shqiptarët, përmban elemente paragjykuese të cilat qartë tregojn frikën nga shqiptarët e Maqedonisë.
“Ka shumë elemente albanofobe në paraqitjen e kësaj karikature të sotme. Aty ka një ushqim për paragjykimet e etabluara për shqiptarët dhe familjet shqiptare. Por është edhe një çarje e madhe për kohezionin e shtetit në tërësi. Kur këtë e bën një artist me ndikim dhe të cilin shqiptarët e kanë ndjekur gjatë tërë viteve të krijimtarisë së tij kjo vet atij aspak nuk i bën nder. Për më tepër, prejardhja e tij serbe dhe qenësia e tij një ardhacak në Maqedoni, vetëm në saje të politikave kolonialiste serbe ndaj Maqedonisë e kompromiton rëndë mesazhin e kësaj karikature. Ajo tani do kuptohet vetëm si një ndërsytje serbe e radhës për maqedonasit. Pasi serbët parë edhe nga prizmi i maqedonasve, turqve, bullgarëve dhe shqiptarëve, janë të fundit që mund të tregojnë se e kujt është dhe kujt do i mbetet Maqedonia. Pasi historikisht më pak se krejt këto kombe kanë prezencë autentike në viset që sot emërtohen si Maqedoni” – thotë Ramadan Ramadani, analist nga instituti “Nisma”.
Nga ana tjetër, i kontaktuar nga Portalb, autori i karikaturës Darko Markoviç mohon tendencat antishqiptare, duke shpejguar karikaturën si pasqyrë e realitetit në Maqedoni, ku shqiptarët janë me natalitet shumë më të lartë se maqedonasit.
“Unë asnjëherë nuk kam pasur problem me shqiptarët në Maqedoni. Nuk e shoh pse karikatura duhet të jetë fyese për ta. Përkundrazi, ajo ka qenë kritikë ndaj maqedonasve për shkak të shpërnguljes së tyre dhe uljes së natalitetit. Nëse pyesni miqtë e mi të shumtë shqiptar do ju tregojnë për korrektësinë time me shqiptarët” - tha Markoviç.
Por Ramadani shton se mu ky sqarim shfaq fobinë pasi parashtrohet pyetja se pse brenga për natalitetin maqedonas do duhej të shfaqej me pasqyrim të shqiptarëve.
Gjykoni vetë nëse karikatura ka tendencë antishqiptare dhe se a fyen shqiptarët e këtushëm./portalb
- Raporti britanik: Partizanët, terroristë ndaj shqiptarëve, burracakë ndaj fashistëve
- Velayati: Sulmi ndaj Sirisë është edhe ndaj Iranit
- Protestë në Bruksel kundër dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni
- Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve dhe 100 vjetori i “pavarësisë”
- Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve dhe 100 vjetori i “pavarësisë”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|