Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Daçiç: Serbia nuk pranon asnjë pavarësi të Kosovës Empty Daçiç: Serbia nuk pranon asnjë pavarësi të Kosovës

Tue 11 Sep 2012 - 21:24
Beograd, 10 shtator 2012, NOA- Kryeministri serb Ivica Daçiç me rastin e heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, deklaroi se Serbia nuk pranon asnjë pavarësi, as atë të mbikëqyrur, e as atë pa mbikëqyrje.

“Për ne çështja e Kosovës nuk është zgjidhur derisa me të nuk pajtohet Serbia. Po të mos ishte kështu, nuk do të na bënin aq shumë trysni ta njohim Kosovën”, i ka thënë ai gazetarëve.

Kryeministri serb nënvizoi se rrëfimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës për të arritur anëtarësimin e Serbisë në BE janë “budallallëk” dhe se kusht i vetëm është përmirësimi i raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Si mund të jetë kusht pranimi i pavarësisë së Kosovës kur ekzistojnë edhe vende brenda BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të këtillë. Një relaksim sa më i gjerë i raporteve dhe zgjidhja e problemeve që pamundësojnë jetën normale të qytetarëve në Kosovë, është kusht”, vijoi ai.

Mbikëqyrja e pavarësisë Kosovës do të hiqet nga sot, duke e bërë këtë datë si më të rëndësishmen pas shpalljes së pavarësisë.

Vendimi do të merret pas një mbledhjeje në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, që do të mbahet nga grupi që përbëhet nga njëzet e tri shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat, që të gjitha, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi