- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 31
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Greqi, sulmohet me gurë një autobus shqiptar
Wed 12 Sep 2012 - 22:10
GREQI- Është sulmuar me gurë një autobus shqiptar i linjës Tiranë-Athinë. Pikërisht në Konicë nga punonjës grekë të shoqërisë së transportit KTEL, që pak ditë më parë bllokuan për disa orë autobusët shqiptarë në Kakavijë me shkak ‘konkurrencën e pandershme’.
Sipas policisë greke, sulmi me gurë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, kur autobusi ishte bosh, pasi pasagjerët po pushonin, dhe dëmet janë disa xhama të thyer të autobusit, duke përfshirë edhe atë ballor. Autoritetet greke kanë identifikuar afërsisht 20 shoferë të KTEL si autorë të ngjarjes.
Ndërkohë, Gjykata e Athinës pezulloi për 10 ditë urdhrin e Ministrisë Greke të Transporteve, që ndalonte linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë. Për këtë shkak, 70 autobusë të KTEL organizuan një protestë më 8 shtator, duke ndaluar për disa orë autobusët shqiptarë të kalonin kufirin, situatë që u bllokua më pas nga policia greke. Por shoqata paralajmëroi se do të vijonte protestat.
- Arian 123V.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4194
Hobi : Shume.
Vendndodhja : Gjermani
Anetaresuar : 27/08/2012
Re: Greqi, sulmohet me gurë një autobus shqiptar
Wed 12 Sep 2012 - 22:11
Greqia katastrofe nga te gjitha anet.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|