Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bota islame në revoltë, digjet ambasada gjermane në Sudan Empty Bota islame në revoltë, digjet ambasada gjermane në Sudan

Fri 14 Sep 2012 - 22:51
Bota islame në revoltë, digjet ambasada gjermane në Sudan Alzjarr-300x179Protestues islamikë kanë hyrë në ambasadën e Gjermanisë, në Khartum të Sudanit. Ata kanë vendosur flamurin islam në vend të atij gjerman. Më pas, ambasadës gjermane i vunë flakën.
Bëhet fjalë për rreth 5.000 protestues, të cilët bllokuan rrugën, me qëllim që të pengonin zjarrfikësit për të shuar ndërtesën që digjej. Ndërkohë, policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sipas një reporteri të agjencisë Reuters, protestuesit thyen xhamat dhe portën qendrore dhe më pas i vunë zjarrin.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se të gjithë funksionarët pranë ambasadës ndodhen në vend të sigurt.

Ndërkohë, është sulmuar edhe ambasada e Britanisë së Madhe, por nuk janë dhënë më shumë detaje. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi