Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Flokët? Po rikthehen vitet '80! Empty Flokët? Po rikthehen vitet '80!

Sat 15 Sep 2012 - 19:31
Flokët? Po rikthehen vitet '80! Lusika%20hajdDitët kur 24 vajzat konkurrente për titullin Miss Shqipëria shijonin panoramën dhe ushqimin e mirë në tarracën e bukur të objektit Hollegro në plazhin e Ranës në Ulqin, tani duken larg. Juria e kishte të vështirë të zgjedhë Miss-in e natës sepse secila prej vajzave dallohej me sharmin dhe bukurinë e vet. Megjithatë ky titull i takoi bukuroshes Lusika Hajdari. Lusika sot është 33 vjeç, por nuk ka harruar asnjëherë se bukuria fizike t’i bën gjërat më të lehta. Megjithëse është diplomuar për inxhinieri elektronike, ajo nuk e sheh veten në këtë profesion. Modelja ish-pjesëmarrëse e Mis Shqipërisë që përfaqësoi vendin tonë në Moskë, sot merret sërish me bukurinë fizike, por tashmë jo vetëm te vetja. Në sallonin e saj gjen përherë ndonjë nga fytyrat e njohura të shout dhe ekranit. “Nuk po përmend emra sepse nuk dua t’i bëj të ndihen keq, apo të har-roj ndonjë. Megjithatë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë, - thotë Lusila në këtë bisedë për SH.F., ku më shumë se të fliste për për veten i kërkuam këshilla për ...të tjerët.

Lusika, kjo ideja e sallonit të bukurisë ka lindur para apo pas angazhimeve me konkurset e bukurisë?

Dmth, kur erdhën klientet e tua të para.... Të parat fare? Të parat ishin kukullat e mia, më pas vetja ime, mami, tezja të gjithë me radhë. Më jepej për këtë punë, para konkurseve të bukurisë. Edhe gjatë sfilatave të ndryshme që kam marrë pjesë kam rregulluar shoqet.

Ok, nuk do flasim shumë për ty kësaj here, por për modën në përgjithësi..

Cilat janë tendencat e modës tani porsa i përket flokëve? Tendencat e fundit janë rikthim në të kaluarën. Në fakt në çdo katërapo pesë vjet kemi një rikthim të modës së viteve të kaluara. Aktualisht janë tendencë ngjyrat natyrale, luku rembo, të cilat janë tendencë e viteve ’80. Kështu që nuk është e vështirë të sjellësh këtë tendencë te flokët apo te make-up-i.

Luku rembo?

Është një tendencë ku floku është i errët dhe fillon duke u çelur në majë, ose fije të brendshme të padukshme me bojëra të një firme shumë të njohur, e cila ka tendencë të luaje me ngjyrat.

Përsa i përket ngjyrës së flokëve, cila është tendenca?

Të gjitha tendencat janë tek ngjyrat natyrale. Është sjellë në modë ngjyra natyrale, ai tipi që ka shumë fije brenda në flokë. Kjo në fakt nuk ikën asnjëherë nga moda. Por është shumë e rëndësishme që gjithçka të përshtatet me personin dhe me tiparet e tij. Ka disa që e kanë tabu të ngacmojnë flokët dhe kështu ruajnë ngjyrat natyrale, por ka edhe nga ata që ruajnë bionden që e kanë fiksim.

Çfarë do të thotë me pak fjalë modë e viteve ’80?

Flokët e pakrehura mirë, të fryra, të çrregullta, gjatësi mesatare. Tek ne shumë nga femrat sapo zgjohen në mëngjeskapin pjastrën dhe i shtrijnë flokët. Ndërsa në botë, kudo që shkon, edhe në djepin e kulturës në Milano, Paris, të gjithë njerëzit mundohen që t’i krehin sa më pak flokët dhe sa më rrallë që të jetë e mundur. I kushtojnë rëndësi shumë lëkurës si dhe të pasurit një flokë të shëndetshëm. Ka ndonjë risi që bën të mundur kujdesin për flokët edhe për ata që i duan të shtrira dhe të krehura, ndryshe nga ç’janë tendencat e fundit të modës? Kanë dalë ca krehra të rinj, të cilët janë të përbërë nga qime dhelpre në të dyja anët si dhe me qeramikë dhe kryejnë të njëjtin funksion si të krehrit që përdoret për të krehur flokët, por nuk e djeg flokun. Nuk e dëmton fare atë. Mënyra se si është ndërtuar me qime dhelpre në të dyja anët, ai thjesht i drejton flokët pa i dëmtuar ato.

Po make-up?

Tendencë janë hijet. Të gjitha personazhet dhe të gjitha ata që merren me makeup- in artistik e dinë që është shumë e rëndësishme që të përshtatesh me tiparet e personit. Megjithatë në modë janë hijet dhe peneli tek sytë.

Ka ndikuar kriza në këtë indutri?

Sa kujdesen femrat për veten? Njësoj si më parë? Kriza ka ndikuar pak në fakt. Megjithatëshumë për veten dhe për imazhin. Për sa u përket klientëve të mi, kujdesen deri në detaje. I kushtojnë rëndësi prerjes, krehjes, ngjyrës dhe gjithçkaje që ka të bëj me imazhin.

Ka shumë histori brunet-bjonoet... Në këtë punën e kujdesit për flokët dhe lëkurën, kush e ka më të lehtë, brunet apo bjondet?

Përdorin maska të ndryshme, qoftë për flokët qoftë për lëkurën. Brunet mund të aplikojnë çfarëdo lloj maske në flokët e tyre si: maskë me vaj ulliri me të verdhën vezës dhe me pak limon, pastaj me vajin e karafilit, është edhe një vaj i sjellë nga Maroku i cili është fantastik. Këtë lloj vaji e përdorin të gjitha femrat arabe dh ku vaj i rrit shumë flokët. Quhet vaj aragan dhe ka shumë funksione, e ushqen flokun. Numërohen 14 funksione në flokë nëse përdoret aragani. Ndërsa biondet e kanë më të vështirë sepse floku skuqet dhe nuk duket mirë.

Një këshillë për ne njerëzit e zakonshëm që nuk kemi shumë mundësi për t’u marrë kaq në detaje me veten. Përshembull, një këshillë për shampon?

Gjithçka duhet të përdoret në sasinë e duhur dhe në formën e duhur. Asnjë njeri nuk mund të përdorë një shampo të njëjtë për vite me radhë, sepse vetë floku nuk është i njëjtë. Shampoja duhet ndryshuar çdo tre muaj, pasi tek ne uji është me shumë klor dhe klori e dëmton flokun, e than atë. Madje po të vësh re pas dushit e gjithë lëkura është e tharë po ashtu edhe floku, prandaj nevojitet kujdes.

Albina Hoxha
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Flokët? Po rikthehen vitet '80! Empty Re: Flokët? Po rikthehen vitet '80!

Mon 1 Oct 2012 - 21:23
Modelet e flokeve te viteve 80 jane te mrekullueshme me mire qe u kthyem pas ne kohe tendenca te reja me stile te vjetra..............
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi