Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Skandali i reklamës shtetërore Empty Skandali i reklamës shtetërore

Wed 19 Sep 2012 - 13:40


Plot 4,735,500 dollarë është shuma që ka paguar Ministria e Brendshme shqiptare për reklama televizive, gjatë viteve 2006 -2012, para të cilat i janë paguar kryesisht një kompanie të vetme për prodhimin dhe më pas transmetimin në një televizon kombëtar.

Shpenzimet e këtyre shifrave, që mund të quhen një komoditet i tepruar për një Ministri, e cila nuk ka fonde për të mbushur me karburant automjetet e policisë janë bërë publike nga deputeti socialist Eduart Shalsi.

'Kriza ekonomike,- tha deputeti Shalsi,- është ulur këmbëkryq në Shqipëri, gjë që shprehet qartë në uljen e ndjeshme të fuqisë blerëse, në rritjen e çmimeve, në pamundësinë e shqiptarëve për të përballuar jetesën, në kushtet e vështira që gjenden biznezet, nga njëra anë të pafuqishëm për të shlyer detyrimet e kredive të marra në banka dhe nga ana tjetër të çoroditur nga trysnia e Qeverisë që i shantazhon me gjoba e penalitete'.

"E pikerisht në këtë situatë të rëndë ekonomike, ku çdo qeveri e përgjegjshme do të kontrollonte dhe ulte shpenzimet e kota, Qeveria e Sali Berishës jo vetëm nuk do të marrë asnjë masë por përkundrazi do të rrisë shpenzimet për të reklamuar vetveten. Sot ne do të fillojmë të bëjmë publike shpenzimet për reklama të disa Ministrive për t'i dhënë mundësi shqiptarëve të shohin se si shpenzohen dhe ku shkojnë paratë publike dhe të kuptojnë më mirë se si shpërdorohen paratë e tyre.Do ta fillojmë me Ministrinë e Brendshme në vite, e cila në vitin 2006 shpenzoi 7500 dollarë, në vitin 2007 shpenzoi 100 000 dollarë, në vitin 2008, 219 000 dollarë, në vitin 2009, 765 000 dollarë, viti 2010, 1 930 000 dollarë, në vitin 2011, 1 000 000 dollarë, ndërsa në 2012 vetëm për 5 mujorin e parë 714 000 $", tha Shalsi.

Deputeti Shalsi krahas shifrave të siguruara nga dokumentet zyrtare tregoi edhe kompaninë, e cila ka përfituar këto para.

"Siç e shihni shifrat flasin qartë për nivelin e shpenzimeve reklamuese të Ministrisë së Brendshme, ku bie në sy fakti se është një kompani që menaxhon pjesën më të madhe: quhet Promo sh.p.k siç edhe e dëshmojne këto letra. Pra dhjetëra, qindra, miliona euro për reklama nga njëra anë dhe nga ana tjetër janë të njohura kushtet e vështira të punës dhe pagat e ulta të punonjësve të policisë, është fakt i njohur mospagesa e orëve të punës shtesë të policëve, mungesa e karburantit për makinat e policisë dhe gjithkush sjell në kujtesë pamjet e policëve që shtyjne makinat se s’kanë naftë, dhe për të vazhduar me mungesën e pranuar tashmë të logjistikës adekuate. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë së Sali Berishës të cilën shqiptarët e dinë por që ne do t’ja u bëjmë edhe më të kuptueshme dhe më të qartë përditë", tha Shalsi.

Në ditët në vazhdim deputeti Shalsi pritet të denoncojë një mori transaksionesh për llogari të asaj që njihet si reklama shtetërore të kryera nga disa Ministri, reklama të cila janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë në tregun mediatik shqiptar, per vetem disa televizione afer Qeverise.

/top-channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi