Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Princesha" Elia Zaharia për "Dashurinë e harruar" Empty "Princesha" Elia Zaharia për "Dashurinë e harruar"

Wed 19 Sep 2012 - 16:42
"Princesha" Elia Zaharia për "Dashurinë e harruar" 37781_2TIRANE- Regjisori Erion Kame, do të vërë në skenë pjesën "Dashuria e harruar", me të cilën do të çelet sezoni artistik në Teatrit Kombëtar të Komedisë. Inspirimin për të shkruar veprën e ka marrë nga problemi më i madh që ka shoqëria shqiptare, që, sipas tij, është gënjeshtra.

"Vepra trajton temën e një shoqërie të mashtrimit, ku shpirtrat e pastër janë gjithmonë më të dobëtit, në një shoqëri ku 'të fortit' e bëjnë 'pis' ndërgjegjen e pastër të njerëzve të sinqertë"- ka thënë Kame. Protagonist është aktori Genc Fuga, ndërkohë në role të tjera janë Xhevahir Zeneli, Elia Zaharia, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, etj. Vihet re që princesha i është kthyer profesionit të saj me një tjetër pjesë...

Teatri Kombëtar i Komedisë e ka mbyllur sezonin e tij artistik gjatë të cilit janë shfaqur premierat "Familja në shi" dhe "XXL TV". Sezoni i ardhshëm pas komedisë "Dashuria e harruar" pritet të sjellë për publikun edhe komedi të tjera, kryesisht të autorëve shqiptarë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi