Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gjuha Shqipe në Universitet! Empty Gjuha Shqipe në Universitet!

Thu 20 Sep 2012 - 10:12
Gjuha Shqipe në Universitet! StudenteNga Emanuela Sako - Me nisjen e vitit të ri akademik në tetor, në të gjitha fakultetet e Tiranës hyn për herë të parë si lëndë shtesë edhe Gjuha Shqipe. Kjo risi vjen pas kërkesës së drejtuesve të Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe disa fakulteteve të tjera, duke parë se kultura e shkrimit të gjuhës shqipe edhe nga studentët ka pësuar tronditje të thellë.
Drejtuesit e Fakultetit të Histori- Filologjisë janë të parët që e përkrahin këtë nismë, por shtojnë se hapi tjetër duhet të jetë që gjuha shqipe si lëndë të jetë e detyruar për të gjitha fakultetet. Këtë vit ajo do futet si “lëndë me zgjedhje”.

Sondazhi me rezultatet skandaloze
Specialistë të gjuhës dhe letërsisë kanë kryer një sondazh. Është bërë nga Departamenti i Gjuhësisë. Dhe rezulton se të gjithë ata që mbarojnë arsimin e lartë, nuk zotërojnë shqipen bazike dhe kanë mangësi të thella në njohjen e saj.
Rektori Shezai Rrokaj thotë: “Konstatojmë mungesë të njohurive me të cilat vijnë nxënësit në universitet në shkrimin e gjuhës dhe përdorimin e drejtë të strukturës së gjuhës. Nisur nga një sondazh që është bërë nga Departamenti i Gjuhësisë rezulton se të gjithë ata që mbarojnë arsimin e lartë, nuk e zotërojnë shqipen standarde ashtu siç duhet. Kjo ishte njëra ndër arsyet që të gjitha profesionet e detyruara, pra të gjithë ata që japin provimin e shtetit do të testohen edhe për zotërimin e gjuhës shqipe standarde. Duke marrë parasysh prestigjin që ka Universiteti i Tiranës menduam të gjithë ata që e mbarojnë këtë universitet duhet të përsosen edhe nga pikëpamja e zotërimit të gjuhës shqipe standard”.

Një tekst i vetëm për të gjithë
Tashmë gjithçka është bërë gati dhe është bërë përzgjedhja e tekstit që do të vihet në dispozicion. Lënda e Praktikumit (Drejtshkrimi) do të jetë teksti i vetëm që do të futet në të gjithë fakultetet. Kjo lëndë do të jetë një semestër dhe do të jetë lëndë me zgjedhje. Specialistët thonë se 3 herë në javë është e mjaftueshme për ata që do ta përzgjedhin.
Gjuha shqipe do të jepet provim pas përfundimit të fakultetit dhe kërkesës për t’u punësuar. Të gjitha profesionet e detyruara, pra të gjithë ata që japin provimin e shtetit do të testohen edhe për zotërimin e gjuhës shqipe standarde.

“Gjuha në universitet, të rinjtë nuk dinë të shkruajnë”

“Shekulli” intervistoi dje dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj, i cili thotë se kjo ishte një kërkesë e kahershme e këtij fakulteti, për shkak se të rinjtë nuk dinë të shkruajnë dhe të përdorin standardin e shqipes. Sipas tij, kishte ardhur koha që kësaj çështjeje t’i jepej një zgjidhje. Prof. Rrokaj na shpjegon në këtë intervistë arsyet dhe mënyrën e vënies në funksion të tekstit të ri.

Profesor, Gjuha Shqipe do të futet si lëndë më vete në universitet për herë të parë në histori. Mund të na e shpjegoni se si lindi kjo ide?
Futja e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës u bë me propozim të Departamentit të Gjuhësisë dhe miratim të Këshillit të Fakultetit. Senati i Universitetit miratoi futjen e Gjuhës Shqipe, me togfjalëshin “Kulturë Gjuhe”, në vitin e parë në fakultet.
Propozimi është bërë gati para dy vitesh nga Universiteti i Tiranës, i cili i ka dërguar rezultatet e një konference të organizuar për këtë çështje dhe ja kemi dërguar MASH, gati 500 faqe material. Është vërtetuar se ka një përkeqësim të gjendjes gjuhësore të zotëruar nga nxënësit. Të gjitha këto difekte apo mangësi vihen re në periudha të mëvonshme si universitet dhe kur mbarojnë atë.

A ka një tekst unik të gjuhës që do të përdoret në të gjitha fakultetet?
Ka një tekst që është teksti i Praktikumit ose Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe. Ky tekst është gati dhe do të përdoret në të gjitha fakultet, sigurisht edhe me disa reduktime. Aty do të jenë vetëm problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen vështirësitë. Pra, nuk do të ketë një gjuhë shqipe me probleme të kallëzuesit, kryefjalës, funksionit etj. Pra, thjesht ne duam që të futet si lëndë me zgjedhje që kush ka nevojë ta bëjë. Ajo do të jetë një semestër dhe do të jepet tre herë në javë. Në këtë mënyrë studentët do të mund të mbledhin edhe kreditet që u nevojiten për provimet.

Kjo është vetëm për Tiranën?
Po, hë për hë është vetëm për Universitetin e Tiranës më pas, ku i dihet.

Në ciklin e arsimit të mesëm Gjuha Shqipe është së bashku me letërsinë në një tekst. Ndërkohë që nuk është në të gjithë sistemin e shkollës së mesme, si për shembull në vitin e tretë. Tani që do të futet në universitet, si do të procedohet?
Ideja po studiohet që gjuha shqipe të futet tërësisht në sistemin e shkollës së mesme. Dhe të ketë një ndarje të gjuhës shqipe nga letërsia. U mendua se është më mirë që një nxënës të ketë një libër më vete të gjuhës shqipe dhe të ndjekë hap pas hapi gramatikën dhe në të gjithë tekstin sesa të ketë një ndërthurje, një përzierje dhe pa një lidhje organike, sepse nuk kuptohet se përse në një tekst të letërsisë duhet bërë ky apo kjo rregull gjuhësor.

Ka një histori heqjesh e rivendosjesh të kësaj lënde që kanë sjellë pështjellim. Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur gjatë viteve?
Gjuha shqipe deri në vitet ’85 ka qenë si lëndë më vete në gjimnaz, pas këtij viti u hoq nga gjimnazi dhe u la vetëm në 8-vjeçare. Gjuha shqipe në këtë kohë mbeti vetëm në shkollat e mesme profesionale, si pedagogjike, gjuhët e huaja. Më pas, para 10 vitesh u rifut në shkollë të mesme por e gërshetuar në në një tekst të vetëm gjuhë dhe letërsi, që është teksti aktual. Ndërsa tashmë, do të futet në universitet për herë të parë në hisorinë e gjuhës shqipe.

A ka pedagogë për të plotësuar nevojat nëpër universitete?
Ka plot. Ne kemi hapur shkollën doktorale dhe mund të plotësohen edhe me pedagogë të jashtëm.

A kanë qenë dakord fakultetet e tjera për ta pranuar këtë lëndë?
Ka pasur debate në fillim. Ka pasur disa fakultete që nuk e kanë pranuar. Por në fund është pranuar nga të gjithë.


1985
Me një vendim - (që konsiderohet nga më ndikuesit në uljen e cilësisë së njohjes së shqipes) - lënda “Gjuhë Shqipe” u hoq nga shkollat e mesme
2002
Lënda u rivendos në shkollë të mesme, por me një teskt të vetëm “Gjuhë-Letërsi”
2012
Për herë të parë futet në të gjithë fakultetet e UT, vetëm vitin e parë, si lëndë me zgjedhje dhe tekst unik

AKTORI-PEDAGOG

Flloko: Mungesa e kulturës gjuhësore, masive, e vërej edhe te studentët e mi

Timo Flloko, duke folur në emisionin "Pasdite” në TCH me gazetaren Ulpiana Lama për kinemanë, familjen, shkollën, eksperiencën në SHBA, pasionet i tij si poezia dhe përkthimi në një moment të bisedës ngriti shqetësimin e cungimit të shqipes dhe mungesës së përgjithshme të kulturës gjuhësore që po bëhet masive. "Kam një objeksion për bazën e shkollës, - tha Flloko, - vërej mungesën e madhe të kulturës gjuhësore..E shoh edhe tek studentët e mi, mund të jenë shumë të mirë, por kur vjen puna te gjuha… Pati një periudhë që u la shkolla, u lanë mësuesit".
"Kjo shoqëri në tranzicion, ka shumë sorollatje, hallakatje, - tha mes të tjerash aktori i njohur duke komentuar tekstin e këngës "Kuturu" që bazohet në një poezi të tij.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Gjuha Shqipe në Universitet! Empty Re: Gjuha Shqipe në Universitet!

Thu 20 Sep 2012 - 22:36
Nuk e di per Shiqiperi po per Kosove po shkruaj... Ne shkollat e mesme shume pak Gramatike mesohet dhe kur shkojne ne Universitet shume pak njohuri kane mbi Gjuhen Shqipe prandaj e kane futur edhe Gjuhen Shqipe ne Universitet....

A mund te mesojne nxenesit per 1 muaj ose 2 muaj ndonje gje ne Gramatike...

Asgje...

Nuk i fajesoj nxenesit por Ministrin e Arsimit qe ne planprogram nuk e kane bere te pakten nje gjysem vjetor te mesohet Gramatike...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi