Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore…

prej Thu 20 Sep 2012 - 10:15
Message reputation : 100% (1 vote)
Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore… BukurshkrimDikur ka ekzistuar një lëndë mësimore që shumëkujt sot i duket si një kohë e largët, por që i ka kalitur me kaligrafinë dhe anën drejtshkrimore, të cilën rrallë e gjejmë tek nxënësit e sotëm. Bëhet fjalë për lëndën e Bukurshkrimit, e cila sot është zhdukur nga shkollat fillore. Realisht, të rinjtë e sotëm kanë shumë probleme me të shkruarën. Por, a e ka fajin heqja e Bukurshkrimit nga shkollat? Për t’i dhënë përgjigje kësaj çështjeje “Shekulli” ka pyetur dy mësuese të ciklit të ulët, që sot ato janë specialiste, për shkak të karrierës së gjatë dhe brezat e shumtë që kanë nxjerrë. Për takimin me to jemi drejtuar në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”.

Periudha

Kemi menduar që të hedhin pak dritë me opinionet e mësueseve që kanë dhënë mësim në të dy sistemet shkollore. Në atë të para viteve ’90 dhe pas këtyre viteve. Ato do të shpjegojnë edhe problemet që janë shfaqur me shkrirjen e lëndës së Gjuhës dhe Letërsisë në një të vetme.





Servete Canalla: “Bukurshkrimi? Neglizhencë e mësuesve”

Servete Canalla ka mbushur plot 35 vite punë në ciklin e ulët dhe nuk e ka të vështirë të na njohë me problemet që po ndodhin sot për heqjen e disa lëndëve si Bukurshkrimi. Ajo na shpjegon se tashmë Bukurshkrimi bëhet jo më si një lëndë më vete, por mësuesi i fillores duhet t’i kërkojë llogari nxënësit njëlloj në të gjitha lëndët. Çka do të thotë që është shkrirë në të gjithë procesin mësimor.



Sa vjet keni që jepni mësim?

Kam 35 vite punë, çka do të thotë që kam nxjerrë shumë breza nxënësish.



Duke qenë se keni dhënë mësim si para viteve ’90, por edhe në këtë kohë, mund të na thuash se kur është hequr lënda e Bukurshkrimit dhe si zëvendësohet sot?

Bukurshkrimi ka shumë vite që është hequr. Ndoshta 15 vite. Sot Bukurshkrimi zëvendësohet me kërkesën dhe këmbënguljen e mësuesve, që nga klasa e parë dhe deri në klasën e katërt. Kjo do të thotë që mësuesi duhet t’i kërkojë llogari nxënësit për formën e shkrimit dhe përmbajtjen, pavarësisht se mund të jetë lënda e matematikës, apo ndonjë lëndë tjetër. Me pak fjalë, bukurshkrimi është shkrirë si një kërkesë në të gjitha orët dhe jo siç ka qenë para viteve ‘90 që kishte orë të veçanta për këtë lëndë.



A mund të na e shpjegoni se çfarë është lënda e Bukurshkrimit që ka qenë më parë, por është hequr?

Vetë fjala “bukurshkrim” tregon se bëhet fjalë për të shkruarën bukur.

Që në hapat e para kur fëmija hyn në klasën e parë ne kërkojmë që të shkruhet bukur, qoftë për formën, por edhe për përmbajtjen. Domethënë, mënyra e të shkruarit të shkronjave dhe ana drejtshkrimore të jetë e përkryer.



A ka shfaqur probleme heqja e lëndës së bukurshkrimit?

Kjo është një çështje që gjithmonë varet nga mësuesi i fillores, se sa i angazhuar është mësuesi të ndjekë nxënësit për mënyrën e të shkruarit bukur në të gjitha lëndët dhe në të gjithë harkun kohor prej 4 vitesh. Nëse mësuesit i kontrollojnë nxënësit, atëherë ata do të jenë të formuar mjaft mirë për të shkruarën bukur. Ndërsa problemi më i madh qëndron tek mësuesit e 9-vjeçares. Pa dashur të bëjë akuza, ata nuk i kushtojnë shumë rëndësi se sa bukur di të shkruajë apo jo një nxënës. Për shembull, në 9-vjeçare mësuesit të matematikës i intereson zgjidhja e ushtrimeve dhe aftësia e nxënësit në to, pak rëndësi ka se sa bukur apo se sa e ndjek nxënësi anën drejtshkrimore.



Domethënë, problemi i Bukurshkrimit ngelet në 9-vjeçare?

Në këtë aspekt po, por baza është gjithmonë sistemi i fillores.



Do të ishte e nevojshme të shtohej kjo lëndë?

Do të ishte më e rëndësishme që të ushtrohej kontrolli i mësuesve tek nxënësit se sa të shtohej si lëndë më vete siç ka qenë më parë.



Çfarë problemesh shfaqen realisht tek këta persona që neglizhojnë Bukurshkrimin dhe a vihet re sot?

Sigurisht që vihet re. Ne këto probleme sot i kemi gjithandej, në administratë, institucione, media. Kur dëgjojmë debate televizive shohim që ka njerëz që kanë mbaruar të gjitha studimet e mundshme dhe nuk dinë të shprehen, nuk dinë të flasin bukur dhe me kulturë, sepse bukurshkrimi është kulturë më vete.



Si e shpjegoni që nuk dinë të shkruajnë?

Unë vetë si mësuese e lidh thjeshtë me neglizhencën e mësuesve në fillore. Neglizhenca e punës me shkrim dhe kalimi i nxënësve nga klasa e parë në të dytë me 100 për qind, janë dy faktorë që ndikojnë për të pasur breza që nuk dinë të shkruajnë. Sigurisht që ka edhe faktor të tjerë.









Fetie Sino: “Të ndahen më vete Gjuha nga Letërsia ”

Fetie Sino ka punuar si mësuese e ciklit të ulët për 36 vite me radhë. Ajo ka dhënë mësim për herë të parë në 1976 dhe sot është ende në të njëjtin funksion. Kur e pyesim mësuese Fetien për Bukurshkrimin dhe Gjuhën Shqipe, ajo në vend të parë na vendos kërkesën për ndarjen e Gjuhës nga Letërsia, të cilat veprojnë si një lëndë e vetme. Për ta detajuar më tepër arsyetimin e saj, më mirë të lexojmë më poshtë.



Cilat lëndë apo orë të veçanta janë hequr?

Bukurshkrimi dhe Diktimi. Të dyja të rëndësishme, por që sot janë shkrirë në të gjitha lëndët nga pak.



A do të ishte e domosdoshme të ishin sot?

Po të ndahej gjuha nga letërsia, do të kishte vend edhe për Bukurshkrimin dhe Diktimin. Unë mendoj se më problem është bashkimi i tyre, të cilat duhet të mësohen detyrimisht të ndara se tjetër gjë është të mësuarit të gjuhës shqipe dhe tjetër është letërsia.



Realisht, sot a kemi probleme me bukurshkrimin?

Po. Kemi shumë probleme. Kemi probleme të shfaqura te shkrimet, te bisedat e të rinjve, tek debatet në televizione me funksionarë etj.



A kemi probleme të thella të gjuhës?

Problemet të gjuhës janë tepër të mëdha dhe është një problem i gjerë. Të gjithë e ndiejmë këtë.



Çfarë duhet të bëhet?

Duhet të përpiqemi që të kemi një të shkruar të saktë dhe të shprehur të saktë. Por ajo që është më problematike dhe që duhet të bëhet në mënyrën më të shpejtë është ndarja e Gjuhës nga Letërsia. Ato, tashmë ekzistojnë si një lëndë e vetme. Ndërkohë që nuk duhet të jenë kurrsesi së bashku sepse sjellim një mënyrë jo korrekte të të mësuarit mirë të gjërave. Gjithashtu, gjuha duhet të shtrihet në të gjitha vitet e shkollës së mesme.



Si është gjendja e të shkruarit dhe mësuarit tek nxënësit e fillores krahasuar me ata para viteve ’90?

Fëmijët sot dinë të flasin bukur, por nuk dinë të shkruajnë. Kjo vjen edhe për shkak të neglizhencës së të shkruarit me dorë, por shkruajnë nëpërmjet celularit, kompjuterit etj. Gjithashtu, para viteve ’90 këmbëngulej më shumë si nga ana e mësuesve dhe e nxënësve. Për një kohë të gjatë kjo u zbeh, por tani duket se interesimi ka filluar.

Emanuela Sako



BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore…

prej Thu 20 Sep 2012 - 22:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Te jesh mesues i kesaj lende,,cfare nuk sheh... Por e dini pse me vjen inat se me perderisa vjen dikush dhe te lutet qe ta kalosh ate femij se eshte nje i njohuri i imi atehere kurre nivele te larta nuk kemi per te pasur... Jo vetem ne arsim por askund... Ka nxenes qe kan arrite te behen maturant e qe as nuk dine te shkuajn... Pse ? Ja ajo qe thash me larte ?

T'u japesh nje ese te beje dhe te marresh te shikosh shkrimin atehere do te shkikosh se sa mbrapa jemi neve,,, atehere do te shikosh qe ka nxenes ku nuk dine te shkruajne as me shkonja te shkrimit.. As ku vehet pika e ku vehet presja... E kush eshte fajtore per kete neve qe i kemi marrur apo ata qe ua kane dhene bazat ... Nganjehere me merzitet kjo pune vetem kur shikoj keto gjera...



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore…

prej Sat 29 Sep 2012 - 13:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore… 601453_523765270983818_1744766927_n
Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore…

Dikur ka ekzistuar një lëndë mësimore që shumëkujt sot i duket si një kohë e largët, por që i ka kalitur me kaligrafinë dhe anën drejtshkrimore, të cilën rrallë e gjejmë tek nxënësit e sotëm.
ëhet fjalë për lëndën e Bukurshkrimit, e cila sot është zhdukur nga shkollat fillore. Realisht, të rinjtë e sotëm kanë shumë probleme me të shkruarën.

Por, a e ka fajin heqja e Bukurshkrimit nga shkollat?

Bukurshkrimi ka shumë vite që është hequr. Ndoshta 15 vite. Sot Bukurshkrimi zëvendësohet me kërkesën dhe këmbënguljen e mësuesve, që nga klasa e parë dhe deri në klasën e katërt. Kjo do të thotë që mësuesi duhet t’i kërkojë llogari nxënësit për formën e shkrimit dhe përmbajtjen, pavarësisht se mund të jetë lënda e matematikës, apo ndonjë lëndë tjetër. Me pak fjalë, bukurshkrimi është shkrirë si një kërkesë në të gjitha orët dhe jo siç ka qenë para viteve ‘90 që kishte orë të veçanta për këtë lëndë.

Çfarë problemesh shfaqen realisht tek këta persona që neglizhojnë Bukurshkrimin dhe a vihet re sot?

Sigurisht që vihet re. Ne këto probleme sot i kemi gjithandej, në administratë, institucione, media. Kur dëgjojmë debate televizive shohim që ka njerëz që kanë mbaruar të gjitha studimet e mundshme dhe nuk dinë të shprehen, nuk dinë të flasin bukur dhe me kulturë, sepse bukurshkrimi është kulturë më vete.
(Shekulli)

Në foto, kaligrafia e Gonxhe Bojaxhiut.


Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore… Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore…

prej Sat 29 Sep 2012 - 14:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Mire qe ma kujtuat kete teme, se kisha per t'u thene dicka teper me vlere mbi kete...

Drejteshkrimi dhe bukurshkrimi ndihmojne ne zhvillimin e trurit te njeriut, sidomos aq me shume ne moshat e vogla sepse nga dora kalojne thurrja dhe zhvillimi me i mprehte perdrejt mendjes permes ndjenjes...

Ndaj femijeve ne vegjeli u japin lodra, per aresyen jo vetem te pelqimit te tyre por edhe te formimit te ndjesise dhe aftesise thurrese...

Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore… 573234


Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore… 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Bukurshkrimi, lënda që po lë fëmijët në injorancë gjuhësore…

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi