Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë

prej Mon 24 Sep 2012 - 10:07

Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë Spacer
Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë Spacer
Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë 54471_4Përse
ne shqiptarët ortodoksë londinezë dhe shqiptarët në tërësi, pa dallim
feje, krahine dhe ideje, të kudondodhur, duhet të kërkojmë me vendosmëri
këmbëngulje të palëkundur, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, deri në
largimin një herë e përgjithmonë të tutorit, uzurpatorit, pushtuesit,
shkombëtarizuesit, dhëndrit të dhunshëm, imponuar dhe të pacelebruar në
krye të fronit të Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare,
Anastas Janullatos?
Të nderuar bashkatdhetarë shqiptarë të
kudondodhur, në Shqipërinë londineze, në Kosovë dhe në të gjitha trojet
shqiptare, dhe gjithë shqiptarëve të cilët janë në mërgim, në artikujt
tanë të botuar në mediat tona shqiptare, ne kemi treguar arsyet,
argumentet dhe faktet e pamohueshme dhe të pakundërshtueshme për
largimin e Anastas Janullatosit, bashkë me gjithë misionin e tij të
dështuar, nga froni i Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare.

Misioni
i kishës greko-shoviniste në Shqipëri, me marionetën e tyre të quajtur
Anastasjuss Janullatos, është të fusë përçarjen dhe vëllavrasjen mes
shqiptarëve. Synimi i kishës greko-shoviniste është të shkatërrojë
harmoninë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptareve, e cila është e
kultivuar dhe e trashëguar brez pas brezi tek ne si komb, bashkëjetesë
dhe tolerancë fetare e cila, kishës greke, Janullatosit, Asfalisë dhe
shtetit grek dhe atij serb i vret sytë. Këta shovinistë serbo-grekë,
s’po pajtohen kurrsesi me këtë realitet dhe bashkëjetesë, tolerancë,
harmoni, respekt e dashuri brenda kombit shqiptar.
Ne shohim se bota
e qytetëruar, si ajo perëndimore, por deri diku dhe ajo lindore, na
simpatizojnë dhe na lakmojnë për këtë harmoni dhe bashkëjetesë
shumëllojshmërie fetare që kemi si komb. Kisha greke, kishte dhe vazhdon
të ketë ndikim dhe fuqi, për t’i bërë presion kombit shqiptar, që ne të
pranonim në krye të fronit të kishës jo një kryepeshkop shqiptar, siç e
përmban statuti i saj, por me këto presione, duke paguar, korruptuar,
shantazhuar priftërinjtë ortodoksë, gjakprishur shqiptarë, por dhe
politikanë shqiptarë, që këta të mos ta kundërshtonin, por të pranonin
këtë kryepeshkop grek, në kundërshtim me statutin e KOASH. ‘De facto’ me
këto presione dhe shantazhe nga shteti dhe kisha greke, kanë pushtuar,
shkombëtarizuar, ndërruar-konvertuar statutin themeltar të kishës
shqiptare, duke vendosur me dhunë Anastas Janullatosin, që për hir të së
vërtetës, na është bërë si burri i nënës, i cili, për mungesën e
besimit përgjatë 50 viteve në Shqipëri, përdori gjithë dinakërinë dhe
mjeshtërinë tipike greke për të qenë padroni i kishës ortodokse.
Padyshim që Perëndia do ta çojë në botën e ferrit, ku patjetër pa asnjë
dyshim e dilemë, ai do të jetë i lumtur në fronin e përjetësisë, për
veprën e zezë në dëm të kishës ortodokse shqiptare. Ai e meriton ferrin,
sepse ndërroi statutin, pasuesit dhe trashëgimtaret në krye të fronit
të ortodoksisë shqiptare. Ata do të vazhdojnë të jenë grekë të ardhur
nga nëna shoviniste Greqi dhe të instaluar në kishat, manastiret
ortodokse shqiptare me emërimet e vetë shovinistit Janullatos.
Priftërinj dhe kryepeshkopë, të cilët, ai i pati graduar e emëruar
kryepeshkopë, si në Berat, Gjirokastër, Himarë, Ersekë, Korçë etj, etj.
Kështu, pasuesit e tij do vazhdojnë rrugën, ambiciet dhe amanetin e tij
monstruoz për shkombëtarizimin e ortodoksisë shqiptare, konvertimin e
saj në grekë dhe helenizimin e Shqipërisë jugore.
Ky pseudo prift i
Krishtit, në jug të vendit tonë, me kohë ka ngritur një infrastrukturë
arsimore-shkollore heleniste, në fshatra e qytete shqiptare, që fëmijët
shqiptarë që janë kthyer në vendlindjen e tyre me familjet e tyre, për
shkak të situatës ekonomike në Greqi, të vazhdojnë në shkollat greke që u
ka ngritur qeveria greke në jug të vendit me ndihmën dhe poshtërsitë,
intrigat e Janullatosit, të Dules e Bollanos, me aprovimin e baballarëve
shqipfolës të vetëshpallur ‘baballarët e kombit’. Këta baballarë, me
vulat, dekretet dhe votat e tyre në parlamentin kinse të shqiptareve, i
kanë legalizuar institucionet shkollore, memorialët, kolegjet greke të
ndërtuara në jug të vendit.

Të nderuar bashkëkombës shqiptarë!
Deri më tani, këto që kemi prekur më lart, janë vetëm maja e ajsbergut e
punëve, veprave të pista e batërdive që ka bërë qeveria dhe Asfalia
greke në jug të vendit, të atdheut tonë të shenjtë, me marionetat e tyre
siç janë Janullatos, PBDNJ-ja e Vangjel Dules, “Omonia” e Bollanos dhe
Spiro Kserës, Nikola Geixhit dhe shërbëtorëve gjakprishur shqiptarë, të
veshur si priftërinj, të kthyer në servilë të kësaj makinerie heleniste
të paparë. Dhe në mbyllje, dëshiroj të theksoj se: Argumentet që kemi
dhënë dhe do vazhdojmë të japim në artikujt tanë të mëvonshëm, nuk janë
shpifje dhe trillime si ato të Janullatosit për të ashtuquajturin
Vorio-Epir grek. Më vjen keq, por ky është realiteti në Shqipërinë tonë
jugore dhe qëllimet, prapaskenat dhe imagjinatat e Janullatosit dhe
suitës së tij për helenizmin e Shqipërisë jugore. Pra të nderuar
bashkatdhetarë të kudondodhur, misioni kinse shpirtëror kishtar ortodoks
i Janullatosit si prift, i veshur me veladonin e priftit, kinse për
ringjalljen dhe ripërtëritjen e ortodoksisë shqiptare, ka përfunduar me
kohë dhe tani ai po merret me punë dhe vepra kriminale e batërdie të
tjera kundra kombit shqiptar, që janë në kundërshtim me frymën e
Perëndisë dhe të ortodoksisë, me të cilën ai na reklamohet dhe
identifikohet në këto 22-vite në Shqipërinë tonë të dashur dhe të
shenjtë.

Prandaj, le t’i lutemi Zotit, të gjithë shqiptarët, pa
dallim feje, krahine, ideje, që të kërkojmë dorëheqjen e Janullatosit
nga froni i kishës ortodokse shqiptare, fron të cilin e mban të pushtuar
për 22 vjet padrejtësisht dhe poshtërsisht, në dëm të ortodoksisë
shqiptare. Nëse ai nuk e bën një dorëheqje dhe largim të tillë, atëherë
ne do të protestojmë çdo ditë, çdo orë dhe minutë, të gjithë si
shqiptarë, në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë, si dhe para objektit të
fronit të kishës ortodokse shqiptare, ku ndodhet uzurpatori, pushtuesi
Janullatos. Ne do të protestojmë vendosmërisht, pafundësisht, deri në
largimin përfundimtar të tij nga froni i ortodoksisë shqiptare, dhe
parulla e vetme dhe brohoritjet kundër Janullatosit do të jenë:
Janullatos, largohu, misioni yt nuk është fetar. Ju e ndotni kishën
ortodokse shqiptare me shovinizmin tuaj grek. Nëse ke dëshmi-argument,
se je i dërguari i Jezu Krishtit në Shqipëri, na e jep më të voglin
sinjal dhe dëshmi, se është dora dhe fryma e Tij që të ka dërguar në
Shqipëri. Në qoftë se ke dëshmi të tilla, ne do të të respektojmë dhe do
të të mbajmë, jo vetëm ne, por dhe mbarë bota. Ti Janullatos, nuk ke
asnjë lidhje me zotin tonë Jezu Krisht. Po të kishe, nuk do të mendoje
për Vorio-Epirin, por do të dënoje genocidin grek ndaj shqiptarëve të
Çamërisë.

Qirje Janullatos, largohu nga Shqipëria sa më parë dhe
lëri politikanët e Shqipërisë rehat në punën e tyre. Mos iu bëj ferrë
nëpër këmbë, duke futur në lojë shtetin grek, kundër Shqipërisë. Fiksoje
njëherë e mirë se Çamëria shqiptare nuk mund të harrohet dhe se shumë
shpejt në Janinë do të meshohet shqip. Nëse nuk largohesh me dëshirë dhe
me vullnetin tënd, uragani i papërmbajtshëm i popullit shqiptar me
peticione, kërkesa dhe protesta, do të të dëbojë nga rezidenca e
spiunazhit, ku ti rri bashkë me hienat që presin ushqim nga ty. Qirje
Janullatos, largohu, sepse ne kemi kuadro të shkëlqyer tani për
kryepeshkopë dhe priftërinj, të cilët do t’i shërbejnë Zotit dhe
popullit të tyre. Ne do t’i shërbejmë paqes dhe fqinjësisë së mirë, si
nga ana shpirtërore, ashtu dhe nga ajo religjonare, pa pasur në mendje
shovinizëm apo kolonizim modern siç ke bërë ti deri tani.

Prandaj,
qirje Janullatos, largohu, sepse ne kemi gjigantë në drejtim të kishës,
që nga Fan Stilian Noli, themelues i kishës ortodokse kombëtare
shqiptare, kryepeshkopi i artë Visarjon Xhuvani, si dhe muzikantë me
famë dhe fuqi të kishës, si Kristofor Kisi dhe Irene Banushi.
Janullatos,
ti nuk e ndalon përparimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm
kombëtar, Shqipërinë e lirë etnike dhe historike. Perëndia qoftë në të
drejtën e njerëzimit dhe të kombit shqiptar.
*KISHA “SHEN MARIA” ELBASAN
Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë Spacer


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë

prej Mon 24 Sep 2012 - 10:11
Message reputation : 100% (1 vote)
duhet te cohen ne kembe te gjithe ortodokset shqpietare te zhdukim keto plehra greke O POPULL I URTE O DELE NGRIHUNI KUNDRA KETYRE PISLLEQEVE QE DUAN TE NA KOMANDOJNE SI NE KISHA ASHTU DHE NE POLITIKE me duket sikur po na kthehet historia mbrapsh e po kthehemi ne kohen e petro luarasit, spaska pas faj enver hoxha me filmat qe bente ne kohen e monizmit ja po vertetohen ne relaitet


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi