Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Celuliti: Ta njohësh dhe ta luftosh Empty Celuliti: Ta njohësh dhe ta luftosh

Wed 26 Sep 2012 - 2:01
Celuliti: Ta njohësh dhe ta luftosh Celuliti-1-300x200Ankthi i të gjitha grave, që nga shtëpiakja e Kombinatit, deri te Kate Moss, celuliti është problemi më i përhapur që mund të ekzistojë për trupin: prek 9 në 10 gra (qofshin këto të dobëta apo mbi peshë) dhe përqendrohet më tepër te vithet dhe te kofshët. I reziston dietave, ushtrimeve fizike dhe shumë trajtimeve, por gjithsesi diccka mund të bëhet për ta frenuar dhe përmirësuar.
Sigurisht, ka probleme më të rënda sesa lëkura që duket si lëkurë portokalli, por gjithsesi ccdo vit neve ia rinisim luftës sonë kundër këtij shqetësimi të keq estetik, me besim dhe paramendim. Të dashurit tanë, nuk mund të na kuptojnë: “i keqi” celulit godet vetëm gratë, sepse ka lidhje të drejtpërdrejtë me hormonet.

Ndaj ne nuk ndalemi: përkundrazi, ne kërkojmë ta njohim deri në fund celulitin, të zbulojmë shkaqet, trajtimet e mundshme dhe mënyrat për ta parandaluar, teknikat profesionale për ta eleminuar. Celuliti është i keq, por ne jemi më shumë se ai!

Shkaqet kryesore të celulitit :

Po përse krijohet celuliti dhe përse është një problem estetik thuajse ekskluziv për femrat? Celuliti shkaktohet nga një sërë shkaqesh dhe faktorësh, por gjëja kryesore që e shkakton është veprimi i estrogjenit, ose thënë ndryshe hormonet seksuale femërore, element që shpjegon predispozitën që gratë kanë për të krijuar celulit.

Të gjithë neve në fakt kemi një shtresë dhjamore poshtë lëkurës, që është një shtresë qelizash dhjamore poshtë lëkurës dhe që shërben për të rezervuar energji. Estrogjeni favorizon mbajtjen e lëngjeve, duke kontribuar kështu në fillimin e një procesi të rritjes së volumit dhe prishjes së qelizave të shtresës dhjamore, që përmbajtjen e tyre të triglicerideve e shpërndajnë midis qelizave rrethanore, duke krijuar keqfunksionime në mikroqarkullimin dhe fryrje të indit dhjamor.

Me pak fjalë sinteza e procesit të formimit të celulitit është ky:

* Krijohet një problem qarkullimi në pjesën e “panikulit adipoz” (shtresa dhjamore poshtë lëkurës), i shkaktuar nga estrogjenet dhe të tjerë faktorë shoqërues.

* Qelizat dhjamore prishen dhe trigliceridet nuk ripërthithen.

* Krijohen ndryshime në indin dhjamor dhe shkaktohet një gjendje inflamacioni që bëhet fillesa e lëkurës alla lëkurë portokalli.

Ndonëse shkaku kryesor i celulitit janë estrogjenet, në të vërtetë mund të cilësohen si shkaqe të mirëqena të gjithë ata faktorë që provokojnë mbledhjen hidrike ose probleme qarkullimi te këmbët: mbipesha, jeta sedentare, ccrregullimet intestinale, abuzimi me cigaren ose alkoolin, stresi si dhe trashëgimia.

Llojet e celuliteve

Celuliti klasifikohet zakonisht në tre stade të ndryshme zhvillimi, që varen nga aspekti jo estetik.

* Faza edematoze: bëhet fjalë për një fazë fillestare, në të cilën mbizotëron bllokimi i lëngjeve dhe celuliti është i dallueshëm vetëm në prekje.

* Faza fibroze: lëngjet penetrojnë në “panikulin dhjamor” dhe krijojnë rruaza të vogla midis qelizave, duke shkaktuar kështu pamjen e lëkurës së portokallit.

* Faza sklerotike: shfaqen rruaza të përmasave të mëdha dhe lëkura është e ftohtë dhe e fortë.

Secilës prej këtyre fazave të zhvillimit, i korrespondon një perceptim i ndryshëm në prekje dhe në pamje i celulitit, aq sa shpesh dëgjohet të flitet për tipe të ndryshme celuliti.

Gjëja e rëndësishme që duhen të dini është se ccdo tip celuliti është në fakt një fazë evolutive e ndryshme, por që ka dhe trajtimet e veta.

Celulitit në fazën e parë, i quajtur ndryshe edhe si tipi i infiltruar, mund t`i gjendet zgjidhje duke reduktuar kripën në ushqim, duke qenë se ky është një problem i lidhur kryesisht me bllokimin e lëngjeve. Për të luftuar celulitin në fazën e dytë, na lipset një dietë e varfër në yndyrna, që të provokojë dobësimin. Në fund farë, për fazën e tretë të celulitit, që është dhe më e vështira për t`u luftuar, duhet ndjekur një dietë e ashpër që parashikon reduktimin qoftë të yndyrnave, qoftë të sheqernave.

Të parandalosh dhe kurosh celulitin

Lufta kundër celulitit kalon mbi të gjitha përmes modifikimit të stilit të jetesës. Ushqimi jo korrekt, stili i jetës sedentare dhe mbipesha janë të gjithë faktorë që kontribuojnë në daljen e celulitit, ndaj duhen mbajtur nën kontroll për ta shmangur ose kuruar atë. Një stil jetese që ndihmon të parandalosh celulitin duhet pra të parashikojë:

* një ushqyerje të shëndetshme, të rregullt dhe të ekuilibruar, me përdorimin e shpeshtë të fruta-perimeve, kripës dhe të gjithë ushqimeve që mund të provokojnë bllokimin hidrik.

* kufizimi i mbipeshës, përmes një diete të varfër në yndyrna dhe sheqerna.

* një aktivitet fizik konstant dhe i rregullt (jo domosdoshmërisht intensiv) që nga njëra anë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe nga ana tjetër, në reduktimin e grumbullimit të yndyrnave si dhe përmirëson metabolizmin.

* pirja e shumtë e ujit gjatë ditës, ccka ndihmon në eleminimin e lëngjeve.

* shmangia e abuzimit me duhanin, alkoolit dhe kafesë, që rrisin bllokimin hidrik dhe përkeqësojnë qarkullimin.

* shmangia e veshjeve shumë të ngushta, të cilat mund të kufizojnë qarkullimin, si dhe evitimi i pozicioneve të gabuara të qendrimit sicc është pozicioni këmba mbi këmbë.

Trajtimet anticelulit

Ushqimi dhe aktiviteti fizik janë perfekt për të parandaluar krijimin e celulitit, por kur ky i fundit tashmë është shfaqur, këto të dyja nuk mjaftojnë për ta luftuar deri në fund. Duhet t`u besojmë gjithashtu produkteve specifike si kremi anticelulit. Të rrëzojmë menjëherë një mit: kremërat anticelulit nuk bëjnë mrekullira dhe nuk e zhdukin lakurën e portokallit me një të rënë të shuplakave. Por përmbajtja e këtyre kremërave anticelulit, shoqëruar me masazhin spontan që bëhet për ta përhapur, ndihmojnë vërtet për të zbutur pasojat joestetike, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe të tonifikuar. Në treg ka pa fund kremëra anticelulit, por ajo që ka rëndësi është mbi të gjitha mënyra se si aplikohen këto produkte. Të vendosësh kremin anticelulit me një masazh të ëmbël dhe të rregullt ndihmon në fakt në riaktivizimin e zonës së trajtuar, duke favorizuar kështu kullimin e lëngjeve të tepërta.

Pastaj, duhet qendrueshmëri! Rezultatet nuk do të jenë menjëherë të dukshme, por të paktën pas dy apo tre muajsh trajtimi të rregullt.Dhe nëse nuk duam të shpenzojmë shumë para me kremëra, mund të informohemi për trajtimet natyrale anticelulit: receta për të përgatitur kremëra në shtëpi, me produkte 100% natyrale dhe që mund të ndihmojnë për ta bërë lëkurën më të lëmuar./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi