- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
“Nuk ke nënë? Nuk ke motër?”, fjalët e vajzës drejtuar përdhunuesit
Wed 26 Sep 2012 - 19:17
Një aktore e re nga Tribeca e Nju Jorkut, ra viktimë e një përdhunimi. E reja përshkroi momentet e tmerrshme që përjetoi në “New York Daily News”. Ajo ra në duart e përdhunuesit të saj në parkun Hudson River.
“Si mund ta bësh këtë? Nuk ke nënë, nuk ke motër?”, i tha duke e parë në sy dhe duke iu lutur që ta lëshonte.
Por 25-vjeçari Jonathan Stewart i cili kishte dalë nga burgu një vit më parë i dënuar po për akte të dhunshme seksuale, iu përgjigj ftohtë: “Kanë vdekur, ndaj mbylle gojën”.
Jonathan nuk ushtroi dhunë ndaj saj menjëherë. Fillimisht ai i ishte afruar në stolin ku vajza ishte ulur dhe hapi një bisedë me të në lidhje me iPhone. Ajo pa që sytë e tij ishin skuqur, ndjeu frikë dhe u ngrit për të ikur. Por atëherë ai e rrëmbeu dhe e hodhi mbi shkurret e parkut, ku filloi ta gjuante e më pas e përdhunoi.
“Jetova një tmerr, besoja se nuk do të përfundonte kurrë”, tha ajo. 20 – 30 minuta më vonë u largua duke ulëritur, lakuriq në mes të parkut. Dy roje që e panë, lajmëruan menjëherë policinë.
Blutë e Nju Jorkut bënë të mundur arrestimin e përdhunuesit të saj, i cili pas daljes nga burgu në 2011-ën kishte mbetur i pastrehë. /alb-observer.com/

- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: “Nuk ke nënë? Nuk ke motër?”, fjalët e vajzës drejtuar përdhunuesit
Sun 30 Sep 2012 - 20:21
Ka kafshe sa te dush........
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: “Nuk ke nënë? Nuk ke motër?”, fjalët e vajzës drejtuar përdhunuesit
Mon 1 Oct 2012 - 8:21
oh zot ....kafsheri
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|