Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

GMT + 3 Hours Rikthehet derbi, plot emocione

prej Thu 27 Sep 2012 - 10:28


Jemi në shtator të vitit 2012 dhe pamjet e mbrëmjes të së mërkuarës ku derbi Tirana-Partizani, rikujtojnë edhe një herë se në kampionatin tonë historia dhe tradita, nuk humbet.

Me një skuadër thuajse anonime, por me një grupim tifozësh prej disa mijërash, Partizani zbriti përballe skuadrës më të sukseshme shqiptare, Tiranës, në "Qemal Stafa" aty ku përballë gjenden edhe mijëra tifozë bardheblu. Një klasike që mungonte prej më shumë se 3 vjetësh.

Shumë shpejt Tirana tregon supermaci në lojë dhe kalon në avantazh, por Partizani, nuk zhgënjen tifozët e pranishëm në stadium. Një kundërsulm i tyre sjell penalltinë e golit të barazimit, ndërkohë në tribuna tifozeritë janë të papërmbajtura, duke treguar dhe një lloj malli për njëra-tjetrën, duke qenë se bëhet fjalë për skuadrat më të mëdha e më të suksesshme të historisë së futbollit shqiptar.
Në pjesën e dytë Partizani është tërësisht inegzistent sa i përket futbollit, ndërkohë që Tirana dominon lojën. Rastet sjellin një tjetër gol për Tiranën që merr fitoren në këtë ndeshje të parë të Kupës së Shqipërisë përballë Partizanit, ndërkohë që një javë më pas do të jetë ndeshja e kthimit.

Gjithsesi ajo që bëri më shumë përshtypje për këdo që ishte i pranishëm në këtë derbi të kryeqytetit ishte atmosfera gati nostalgjike për ata që jo vetëm kanë ndjekur derbin klasik të Shqipërisë, por për të gjithë ata që kanë ndjekur dhe e ndjekin ende Superligën.

Stadiumet bosh shpesh prej nivelit apo edhe dënimeve të justifikohen me rivalitetin e trasmetimit të ndeshjeve europiane në të njëjtën orë.
Ndërkohë që në mbërmjen e së mërkurës edhe pse luante Milani, Interi apo një pjesë e mirë e skuadrave europiane, mbi 10 mijë veta kishin preferuar derbin e Tiranës në stadium, sepse ka ndeshje, skuadra që dikur kanë bërë histori, kanë shembur stadiume dhe pavarësisht krizave financiare, problemeve të ndryshme, kanë një emër, një fanellë që ka lindur bashkë me futbollin në vendin tonë.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Rikthehet derbi, plot emocione N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi