Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Empty Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi

Fri 28 Sep 2012 - 15:27
Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi 523164_528129837214028_1238228688_n
Catarina Migliorini është 20 vjeçare dhe ajo ka vendosur të nxjerr ankand virgjërinë e saj, për të realizuar një projekt bamirësie. Catarina kërkon të ndërtojë shtëpi për familjet e varfra të zonës së saj, Santa Katarina në Brazil.

Përmes internetit ka nxjerrë në ankand virgjërinë e saj, duke arritur për momentin deri në një ofertë prej 155 mijë dollarësh amerikanë. Por, mbetet të shihet sesa do të arrijë deri më 15 tetor, atëherë kur do të mbyllet ankandi.

“Nëse e bën vetëm një herë në jetë nuk je prostitutë. Është njësoj si nëse një herë shkrep një foto të bukur, s’bëhesh automatikisht fotograf . Jam 20 vjec, përgjegjëse për trupin tim dhe nuk po i bëj keq askujt. E vetmja gjë që më shqetëson është vuajtja e familjes time “, pohon Katarina .

Paratë e fituara do të shkojnë të gjitha për bamirësi. Ndërkohë sipas saj, fituesi mund të kalojë një orë me të, mund të bisedojë nëse dëshiron, por jo të puthë. E gjithashtu duhet të përdorë edhe prezervativ.
(Balkanweb)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Empty Re: Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi

Fri 28 Sep 2012 - 15:33
...kesaj i thone nisi prostitucionin!!!
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Empty 20-vjeçarja shet virgjërinë për të varfërit

Fri 28 Sep 2012 - 20:49
Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Virgjeriavirgjeria-lajmm

Një studente braziliane ka vendosur që të bëjë bamirësi në një mënyrë të pazakontë, duke nxjerrë në shitje virgjërinë e saj.

20-vjeçarja Catarina Migliorini do të përdorë shumën e mbledhur nga ankandi për të ndihmuar familjet e varfëra në shtetin periferik të Santa Katarinës, ku edhe ajo banon në jug të Brazilit.

Aktualisht, vlera e virgjërisë së të resë ka arritur shumën e konsiderueshme të 155 mijë dollarëve, ndërsa ajo ka inkurajuar “investitorët” e mundshëm, duke i kërkuar që të bëjnë pjesën e tyre për të ndërtuar banesa për njerëzit më në nevojë.

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Virgjeriavirgjeria1

Duke mohuar se është një prostitutë, ajo u shpreh se beson tek dashuria, por nëpërmjet shitjes së virgjërisë mendon se mund të bëjë pjesën e saj për të përmirësuar botën ku jeton.

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Virgjeriavirgjeria4

Megjithatë, nisma e saj ka ngjallur debate të shumta, edhe për pjesën se ka vendosur që të filmojë “përvojën” e saj të veçantë, për llogari të një televizioni australian dokumentarësh, që ka vendosur ta paguajë vetë vajzën me një shumë të pacaktuar.

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Virgjeriavirgjeria3
Sponsored content

Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi Empty Re: Nxjerr në ankand virgjërinë e saj për bamirësi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi