Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Fillon Llotaria Amerikane, një mundësi për të gjithë

prej Fri 28 Sep 2012 - 15:54
Fillon Llotaria Amerikane, një mundësi për të gjithë Statue-of-liberty3-206x300Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit fillon Llotaria Amerikane. Nëpërmjet kësaj llotarie kanë emigruar në mënyrë të ligjshme shumë shtetas shqiptarë, të cilët tashmë jetojnë ëndrrën amerikane.
Llotaria amerikane është një mundësi e mirë për të emigruar drejt SHBA-së ligjërisht pasi me të marrë vizën dhe shkon “në tokën e premtuar”, pajisesh me Green Card.

Datat për këtë vit janë përcaktuar 2 tetor deri në 3 nëntor 2012.

Procedura e aplikimit, citon alb-observer.com është e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Plotësohet formulari elektronik ku plotësohen të dhënat e kërkuara.

Kujdes duhet të bëni me fotografitë, pasi ato i kanë përmasat decisive dhe fotografitë mund të bëhen shkak që kërkesa juaj të bëhet e pavlefshme.

Gjithashtu, mos harroni që nëse jeni i martuar, të vendosni fotografi edhe për bashkëshorten dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç.

Pasi të përfundoni aplikimin, do t’ju jepet një kod, i cili është numri juaj personal. Atë numër duhet ta ruani, pasi nëpërmjet tij do të mësoni nëse keni fituar apo jo kur të dalin rezultatet vitin që vjen.

Albania Observer i uron të gjithë aplikantëve fat. /alb-observer.com/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi