Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 104
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

default Inva Mula, triumf ne France

prej Tue 26 Jan 2010 - 18:50
Kryeqyteti francez, Parisi, ka çelur sezonin e ri operistik me operan ‘Mireille’ te kompozitorit francez Charles Gounod.

Ne qarqet muzikore te Parisit te tere mendojne se Nicolas Joel, drejtori i ri i operas, ka vene nje bast duke zgjedhur per fillimin e sezonit te ri lirik, operan ‘Mireille’.

Çeshtja eshte se nder te tjera, opera konsiderohet si nje opera shume e veshtire per rolin kryesor, ate te ‘Mireille’. Rol te cilin Nicolas Joel ia ka besuar Inva Mules.

“Jam shume i gezuar nga Inva Mula, qe eshte per mendimin tim e shkelqyer ne rolin e ‘Mireille’. Eshte nje rol shume i veshtire, shume i rende. Sepse eshte teper i gjate, kerkon realizime vokale tejet te veshtira dhe ajo ia arrin t'i beje te tera”, thote Joel.

Vete Inva tregon se kjo eshte nje veper qe nuk luajtur kurre ne Paris per 25 vjet, per shkak te veshtiresive qe paraqet.

Po ashtu, per here te pare ne historine e televizionit francez, nje opera do te transmetohet direkt ne mbremje ne France 3. Inva eshte kudo ne ekrane: nje spot i interpretuar prej saj, nje dokumentar nje oresh i realizuar po nga France 3, apo intervista te njepasnjeshme ne mediat e ndryshme: France 2, Arte apo LCI, ne studion e gazetarit te njohur Michel Field
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi