Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këshilla e ditës: Fëmijët “keqpërdorin” telefonin?! Ja çfarë duhet të bëni Empty Këshilla e ditës: Fëmijët “keqpërdorin” telefonin?! Ja çfarë duhet të bëni

Mon 1 Oct 2012 - 16:30
Këshilla e ditës: Fëmijët “keqpërdorin” telefonin?! Ja çfarë duhet të bëni Femijetcell-300x211Shumica e fëmijëve, në ditët e sotme, zotërojnë telefonat celularë. Megjithatë disa prej tyre i përdorin në një mënyrë të papërshtatshme për moshën e tyre. Ata nëpërmjet celularëve vizitojnë site të pa përshtatshëm, bisedojë për orë të tëra, dërgojnë mesazhe pa fund. Pra, keqpërdorimi i telefonave celularë është shndërruar në një problem tejet serioz për prindërit e tyre. Është një problem i cili kërkon një zgjidhje.
Një zgjidhje e mirë e mundshme do të ishte “vendosja e limiteve”. Prindërit të zgjidhin planin tarifor me para pagesë me një tarifë fikse javore. Në këtë mënyrë fëmijët do të shpenzonin më pak kohë dhe para në telefon. Fakt që do t’i mbante ata larg debateve, apo keqkuptimeve midis miqve të tyre, që shumica e kanë burimin në bisedat telefonike.Këshilla e ditës: Fëmijët “keqpërdorin” telefonin?! Ja çfarë duhet të bëni 1255925267.cms_-300x200Një mënyrë tjetër efektive që do të ndikonte në reduktimin e keqpërdorimit të kompjuterit do të ishte edukimi i fëmijëve për përdorimin në mënyrë pozitive të teknologjisë telefonike. Këto këshilla mund t’iu jepen fëmijëve në shtëpi, në shkollë ose nëpërmjet argëtimit. Në qoftë se ata janë në dijeni të rrezikut dhe pasojat që vijnë nga keqpërdorimi, atëherë ata mund t’i përdorin telefonat në një mënyrë shumë herë më të përgjegjshme.

Pra, siç e thamë, ekziston një shumëllojshmëri alternativash për zgjidhjen e keqpërdorimit të telefonave nga fëmijët. Megjithatë sa më shpejt sa më shpejt këto këshilla të vihen në zbatim, aq më shumë do të ulet niveli i keqpërdorimit të telefonave. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi