Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Guljem Kotorri : “Ja si i realizova skenat e “nxehta” me Eglantina Cenomerin” Empty Guljem Kotorri : “Ja si i realizova skenat e “nxehta” me Eglantina Cenomerin”

Tue 2 Oct 2012 - 14:36
Guljem Kotorri : “Ja si i realizova skenat e “nxehta” me Eglantina Cenomerin” Skenat22-vjeçari Guljem Kotorri ka spikatur mes aktorëve të tjerë në filmin “Agon” të regjisorit Robert Budina. Në rolin e vëllait të vogël që përpiqet që dëshiron t’i tregojë tjetrit se mund të ecë vetë përpara, por përfundon në një rrugë të pandershme shqiptarësh dhe vihet edhe më shumë në rrezik, ndërsa bie në dashuri me partneren e kapobandës, Kotorri tregon edhe për delikatesën e lojës aktoreske të dashurisë pasionante dhe të rrezikshme me aktoren 10 vite më të madhe se ai, Eglantina Cenomeri.
Ndërsa është pyetur për skenat erotike mes të dyve ai rrëfen se ato kanë qenë spontane ndaj edhe kanë dalë aq të realizuara. “Fakti që ne si staf xhirimi shkuam dhe jetuam për më shumë se tre muaj në Selanik, ku bashkëjetuam madje dhe punuam, na shërbeu pikërisht për këtë familjarizim mes njëri-tjetrit. Dhe kjo na bëri që si unë dhe Eglantina t’i realizonim këto skena erotike pa problem, ose më mirë të them shumë spontanisht. Më vjen mirë që këto skena janë realizuar ashtu si duhej, dhe po ashtu transmetohet ndjenjë, vërtetësi dhe shumë pasion.”
Filmi “Agon” do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Çikagos, në seksionin zyrtar të regjisorëve të rinj dhe Guljemi edhe pse nuk e shpreh, shpreson që të vlerësohet në këtë eveniment të rëndësishëm.
“Një çmim për mua do të ishte shumë (qesh). Por gjithsesi e pres, dhe mbi të gjitha jam i lumtur që munda të shkoj deri atje dhe ndaj pres me kuriozitet gjithçka që do të ndodhë”, shprehet ai./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi