Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 104
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

default Kabareja e pare shqiptare

prej Tue 26 Jan 2010 - 18:54
GJERGJ LEKA SJELL TE PAREN KABARE SHQIPTARE

Harrojini një moment karaoket me këngëtarë që s’i kini parë kurrë më parë dhe pubet me muzikë që e pëlqen vetëm DJ. Tashmë në Tiranë mund të kaloni fundjavën në një ambient që çdo gjë e ka ndryshe.

Kompozitori Gjergj Leka edhe ketë herë ka sjellë diçka origjinale. Diçka që nuk qëllon ta shohësh në jetën e natës së kryeqytetit. Bëhet fjalë për një KABARE. Por mos mendoni se pas kësaj fjale fshihet, striptizëm apo “shfaqe të ndaluara”. Gjergj Leka ka menduar të sjellë atë që mungon në jetën e natës së kryeqytetit, vetëm art. Dhe nëse kërkojmë me ngulmin diçka të ndalur, kompozitori Leka thotë se “është i ndalur arti i rrugës dhe artistët pa talent”.

Shfaqja kabare bëhet çdo fund javë në “AUS club” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Donika Kastrioti”, afër godinës së Kryesisë së Kuvendit. Jepet çdo të premte dhe të shtunë nga ora 22:30 deri në orën 03:00.

PER HERE TE PARE NJE KABERE SHQIP

Në Tiranë janë 63 klube nate, 32 lokale që çdo fundjave kanë muzike live dhe rreth 7 karaoke. Duhet të kesh diçka ndryshe për të thyer imazhin e jetës së natës në kryeqytet. Këtë duket e synon dhe Gjergj Leka duke u përpjekur të sjellë kabarenë e parë në shqip. Çdo mbrëmje e fundjavës mund të cilësohet si një shfaqe më vete.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi