Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mbipesha shpëton 44-vjeçarin nga 38 thikat në trup Empty Mbipesha shpëton 44-vjeçarin nga 38 thikat në trup

Wed 3 Oct 2012 - 21:35
Mbipesha shpëton 44-vjeçarin nga 38 thikat në trup Largea_danny-ross1349255487Një 44-vjeçar në Britaninë e Madhe arriti t’i shpëtonte vdekjes falë mbipeshës, ndonëse u godit me 38 thika në trup, nga një fqinj i ç’ekuilibruar mendërisht.

Danny Ross ishte duke parë televizor në shtëpinë e tij, kur fqinji i trokiti në derë, nisi ta mbyste me rrip dhe e goditi ndërkohë në mënyrë të pandërprerë me një thikë buke.

Agresori vazhdoi të qëllonte deri kur viktima humbi ndienjat, si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit prej lakut në fyt.

Megjithatë, i liruar nga rripi, I plagosuri rinisi të merrte frymë dhe pavarësisht humbjes së madhe të gjakut, i shoqëruar brenda disa minutave në spital, ai arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndonëse se pati nevojë për 70 qepje në trup.

Sipas mjekëve, të befasuar nga aftësia e një njeriu për të mbijetuar ndaj një sulmi të tillë brutal, ajo që i shpëtoi jetën 44-vjeçarit ishte mbipesha e tij.

Si rrjedhojë e shtresave të dhjamit pranë lëkurës, asnjëra prej thikave nuk kishte arritur të depërtonte në organet jetësore, duke mos shkaktuar kështu dëme të parikuperueshme dhe vdekjeprurëse.

Ndërkohë, agresori 33-vjeçar, u shpall ditën e martë fajtor për tentativë vrasje dhe pret të mësojë masën e dënimit më vonë gjatë muajit.

Lajmi u raportua ditën e martë nga e përditshmja britanike, “The Guardian”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi