Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Sheh ëndrra me punën? Ja si shpjegohen

prej Wed 3 Oct 2012 - 22:54
Sheh ëndrra me punën? Ja si shpjegohen 229-300x200Që puna të të shfaqet edhe ndërsa je duke fjetur, kjo mund të mos jetë e këndshme. Por ju duhet të dini edhe se një gjë e tillë nuk ndodh aspak rastësisht e se çdo ëndërr që shihni me punën tuaj, e ka një shpjegim.

Siç konfirmohet edhe nga ekspertët përkatës, ëndrrat në lidhje me punën, janë jashtëzakonisht të përsëritura këto kohë, të karakterizuara nga pasiguria e krizës ekonomike, rishikim i shpenzimeve dhe të ardhurave etj.



- Endrra sikur vonohesh në punë



Endrra klasike, sikur ti duhet të shkosh në një takim pune dhe nuk e arrin dot pasi nuk dëgjoni zilen në mëngjes. Është në fakt një ëndërr shumë e zakonshme dhe demonstron në fakt pasigurinë tonë, nga frika e humbjes së një vendi pune. Përkthehet me krijimin e mundësive por edhe me rritjen profesionale.



- Endrra sikur zihesh për orarin



Një variant i kësaj ëndrre është ajo kur shih ni shefin tuaj që ju sheh vëngër, teksa vini me vonesë në zyrë. Janë sinjale të pandërgjegjshme tonat që theksojnë frikën për të mos qenë në gjendje për të përfunduar një projekt, një karrierë, apo një objektiv pune.



- Endrra me trafik kur shkon në punë



Në këtë lloj ëndrre, nuk je në gjendje për të arritur kurrë vendin e punës, sepse makina juaj ndryshon drejtim, por edhe se ka trafik. Në këtë rast, ëndrra përkthehet me të gjitha përpjekjet që bëjmë për të arritur një qëllim dhe ndjenjën e të qenit zhytur plotësisht nga vështirësitë e shumta që hasim në udhëtimin tonë.



- Endrra me seks në punë



Këtu futen ëndrrat erotike. Mos u shqetësoni nëse keni fantazuar në gjumë sikur bëni dashuri me një koleg apo me shefin. Kjo është një ëndërr që në përgjithësi nuk simbolizon tërheqje seksuale ose rënie në dashuri me këta njerëz, por vetëm dëshira për të bërë diçka së bashku, ndoshta për të ndarë një qëllim apo projekt. Në rastin specifik të ëndrrës së seksit me shefin, zakonisht simbolizohet vetëdija jonë për të pasur në duar një projekt të madh, ose qëllimi për të arritur tek personi i duhur.

e.t/noa



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi