Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gruaja që mposhti tumorin

prej Wed 10 Oct 2012 - 14:09
Gruaja që mposhti tumorin Maria-620x418
Tumoret, Mposhten, nga ilaçet dhe “dozat” e optimizmit

Historia e 40-vjeçares nga Lezha: Operacioni, kimioterapia dhe gjithçka erdhi vetëm nga neglizhenca

Lorina Mixha


Një grua e pashme, fisnike, burrneshë e vërtetë.

Ajo punon si mësuese në një nga shkollat 9-vjeçare “Marash Gjoni” të qytetit të Lezhës, mëson fëmijët në klasën e pestë. Lënda që ajo jep është fizkultura.

Marie Preçi, një grua rreth të 40-ave, prej më shumë se një viti e gjysmë, është trajtuar për të luftuar një sëmundje të vështirë.

Me një fizik për t’u admiruar nga moshataret e saj, por mbi të gjitha me një mendje të fortë, duke buzëqeshur dhe me një optimizëm të pashoqë, tregon historinë e saj, shfaqjen e sëmundjes së rëndë, që në fund e mposhti.

Një thënie e vjetër arabe thotë: “Nëse pacienti bëhet me sëmundjen, atëherë ajo përparon, nëse pacienti është në bashkëpunim me mjekun, atëherë ata e mposhtin sëmundjen”.

Shembull frymëzimi është edhe rasti i Maries.
Gruaja që mposhti tumorin Vajza1-320x213
“Për shumë kohë nuk kam pasur asnjë shqetësim, thjesht kruarje. Nuk ndjeja asnjë dhembje, madje as nuk më shkonte ndër mend se mund të isha e sëmurë. Bashkëshorti ka qenë i pari që më sugjeroi të bëja një mamografi. Një kushërirë më ndihmoi të bëja brenda dy javësh të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas menjëherë kam bërë ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët nuk më thanë gjë, por mesa duket, sëmundja ime ishte në stad të agravuar”, rrëfen Maria.

Trajtimi

Mësuesja e fizkulturës na tregon se para se të zbulonte se ishte prekur nga një sëmundje e vështirë, nuk mendonte se mund të ishte aq e fortë. “Të them të drejtën nuk kam menduar asnjëherë se mund të isha aq e fortë, por më kanë ndihmuar të gjithë. Më kanë ndihmuar mjekët e Spitalit Amerikan, më kanë ndihmuar mjekët në shërbimin onkologjik në qendrën spitalore universitare ‘Nënë Tereza’, më kanë ndihmuar familjarët, kushërinjtë dhe kolegët. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë”, thotë Maria. Ajo nuk harron të përmendë ndodhinë me koleget e saj mësuese. “Ato u bënë bashkë, mblodhën një fond dhe m’i dhanë për të trajtuar njërin prej cikleve të kimioterapisë dhe radioterapisë. Ilaçet dhe trajtimet për sëmundjen janë shumë të shtrenjta”, tregon Maria.

Ajo ka një vajzë 15 vjeçe, Amarilda, dhe teksa tregon historinë e saj, na kujton se ne shqiptarët, të gjithë e zbulojmë një sëmundje, rastësisht apo teksa jemi duke kërkuar shpjegime nga mjekët për një shqetësim apo projekt që kemi vendosur të bëjmë në jetë.

Edhe Maria, gjatë kohës që përpiqej të rregullonte një problem shëndetësor të mbartur ndër vite, nga koha e lindjes së vajzës, zbulon rastësisht ndryshim të formës së gjirit dhe shqetësohet, duke u paraqitur më pas te mjeku. “U operova, u trajtova me ciklet e nevojshme dhe gjithçka shkoi mirë, por të them të vërtetën, këto gjëra të gjitha ndodhën për shkak të neglizhencës, neglizhencë dhe vetëm neglizhencë nga ana ime”, thotë Maria.

Një vit më vonë

Për shkak të sëmundjes që trajtoi apo për kapriço të organizmit, një problem tjetër shëndetësor shqetëson sot Marien.

“Vazhdoj të vij sërish në onkologjik, në Tiranë. Marr mjekimet dhe mjekët më kanë ndihmuar shumë, trajtimet dhe ilaçet janë shumë të shtrenjta, ato edhe mungojnë, por jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe sapo ato vijnë, unë paraqitem në spital. Bashkëshorti është mbështetja ime më e madhe. Por, përveç mjekëve dhe familjarëve, më kanë ndihmuar dhe nxënësit e mi. Duke qenë mësuese fizkulture, shpesh ata më thonë: ‘mësuese mos vrapo shumë’”, tregon 40-vjeçarja nga Lezha.

Ajo është një model frymëzimi për të gjitha gratë, të gjitha femrat. Shembulli i Maries, forca e saj, vullneti janë etalon optimizmi për ta marrë jetën me sportivitet dhe për të përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha hallet dhe shqetësimet që na rezervon jeta. E dashur Marie, faleminderit që ndave historinë tënde personale në faqen e gazetës sonë. Më shumë se çdo fushatë tjetër sensibilizimi, historia jote duhet të na shërbejë të gjitha ne grave, si vath në vesh, që të mos neglizhojmë, të mos lëmë shëndetin pas dore dhe të mos kemi turp të vizitohemi për çdo problem të sferës femërore!

Shkolla: Në institucionin ku Maria jep mësim, në shkollën 9-vjeçare Marash Gjoni, kujdestarët e saj më të mirë janë nxënësit e klasës së pestë
Puna: Pavarësisht trajtimeve dhe kurave, Maria nuk e ka lënë punën, duke qenë aktive dhe duke përmbushur detyrat, me ndihmën dhe dashamirësinë e kolegëve
Mesazhi: Në muajin e fushatës sensibilizuese për parandalimin e tumoreve te femrat, historia personale e Maries është burim frymëzimi për pacientet por edhe të gjithë grave
Shtohen pacientet e prekura të grupmoshës nga 25 në 35 vjeç

Tumori i gjirit, mbi 400 raste të reja çdo vit

Sëmundjet tumorale dhe konkretisht tumoret e sferës femërore janë në shtim nga viti në vit. Nëse disa vite më parë, Shqipëria nuk arrinte të mblidhte as të dhëna dhe të kishte një rrjet të informatizuar, sot nga ekzaminimet e kryera, por edhe për shkak të ndërgjegjësimit të grave dhe përhapjes së informacionit, vendi ynë ka arritur të rrisë numrin e grave që paraqiten për konsulta.

Por nëse më parë, “lufta” ishte për ekzaminime, të heqim turpin dhe të paraqitemi të mjeku, sot fushatat më të mëdha sensibilizuese lidhen me moton botërore të Shëndetit Publik: “Parandalo dhe jo trajto”.

Të dhënat zyrtare në Shqipëri, rrjeti i të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik flasin për një numër gjithnjë në rritje – mesatarisht mbi 400 raste të reja në vit – të grave të prekura nga kanceri i gjirit. Po kështu, ato dëshmojnë se është ulur mosha e femrave, që preken nga kjo sëmundje. Sot në onkologjik, shërbimin në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, paraqiten edhe vajza nga mosha 25 deri në 35 vjeç, që më parë haseshin si raste sporadike, tepër të rralla. Por sipas mjekëve dhe organizatave jofitimprurëse që po lobojnë për çështjet e grave, ajo çka përbën një shqetësim vërtet të madh është fakti se 75% e grave të prekura nga kanceri i gjirit, paraqiten te mjeku në një fazë kur sëmundja ka përparuar shumë, duke e bërë të pamundur shpëtimin e jetës së tyre. Të gjitha këto të dhëna i kanë bërë të domosdoshme, madje imperative, nismat dhe veprimtaritë konkrete për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Shtatori dhe tetori konsiderohen edhe si muajt e sensibilizimit të grave për t’u paraqitur për ekzaminime por edhe për të kultivuar kulturën e parandalimit të sëmundjeve të vështira, siç janë tumoret. Nga viti 2009, fushata e sensibilizimit nisi si një bashkëpunim mes YËCA of Albania dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Duam të krijojmë, të rrisim e të kultivojmë te vajzat e gratë kulturën e parandalimit të kancerit të gjirit. Vetë ato duhet të bëhen protagoniste të shëndetit dhe të jetës së tyre. Këtë mund dhe duhet ta arrijnë duke hartuar një plan personal parandalimi: të njohin faktorët e rrezikut, të zhvillojnë një stil jete të shëndetshme, të bëjnë vetëkontrolle e kontrolle të rregullta. Parandalimi kontribuon shumë për shëndetin dhe jetën”, thotë Kristina Jorgaqi, drejtuese e fushatës sensibilizuese.

Shqetësimi: Ajo çka përbën një shqetësim vërtet të madh është fakti se 75% e grave të prekura nga kanceri i gjirit paraqiten te mjeku në një fazë kur sëmundja ka përparuar shumë


Gruaja që mposhti tumorin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Re: Gruaja që mposhti tumorin

prej Wed 10 Oct 2012 - 14:13
Tamam Model Frymezimi Per Njerzit e Prekur Me Semundje Te Till,Apo Te Ndryshme..Bravo I Qoft Dhe Njerezve Qe E Rrethojn Pasi I Kan Dhen Vertet Nje Ndihmes Te Madhe Morale Dhe Monetare,Qe Ne Ditet E Sotme Veshtir Se Gjen Perkhrahje Te Ktyre Dy Opsioneve.



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Gruaja që mposhti tumorin 1t7y1w
dr.Dugi
dr.Dugi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Postime</b> Postime : 117
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2012
http://www.keshillamjeksore.com

default Re: Gruaja që mposhti tumorin

prej Tue 27 Nov 2012 - 21:49
Nuk eshte cudi, sikur te ishe permend termi kancer kish me qene adekuat, pasi tumori mund te jete dy llojesh beninje( qe nuk shperndahet) dhe malinje( qe shperndahet) ky i dyti eshte me i rrezikshem qe eshte vdekjeprures, po prap ne mjekesi 1+1 nuk bejne 2, mund te kete perjashtime, po kjo varet se ku eshte lokalizu kanceri, ne cilen shkalle eshte zen. Pasi disa kancer nuk jane vdekjeprurese.



https://i.servimg.com/u/f81/14/77/87/95/km10.jpg[color=#000000]" width="275" height="33" alt="Natural" />

Keshilla Mjekesore

Sponsored content

default Re: Gruaja që mposhti tumorin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi