Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Hasije Selishta-Kryeziu

prej Tue 2 Nov 2010 - 9:43
Ndarja


Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi

Kur nga terri janë lodhur

Një pjesë e kanë prej shiu

Një pjesë e vetullës

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetër në Ulqin

Njëra dorë në Rozafë

Tjetra në Shkup

Po çamëria

Më the kam gishtin

E bukur për unazë

Por unë jam shumë larg

Si mund të përqafohemi

Kur trupi është ndarë

Mos më thuaj se më ke harruar

Kur unë yllëza jote jam aq larg
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Tue 2 Nov 2010 - 9:44
Hasije Selishta Kryeziu W. P.S



U lind më13 prill1960 në Dardanë , ish Kamenicë Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Sot është juriste në Prishtinë, por është e pasionuar ndaj poezisë. Një zë me të ardhme në fushën e poezisë.

Veprat

1. “Edhe nëpër varre këndova”2. “Kur vdes në mes të largësive” 3. “Mbishkrim në lëkurë”



Mbishkrim



Mbishkrimi në lëkurë

gjakun pi pak nga pak,

thërmijë në duart e të tjerëve.

Kam frikë jetën…

Ma shuajnë kristalet e shuara.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:32
Kahe


Kemi mundur

Të mos e prekim robërinë

Nën pushtet

Të mos digjemi për liri

Kemi mundur

Të provojmë vdekjen

Si kemi lindur

Të mos na merr zjarri

Dhe të jemi dëshmitarë

Për të gjithë ata që ranë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:32
Këmishë robërie


Në këmishën e robërisë

U pikturuan petalet e luleve

Me gjethet duke rënë

Lëkura ndizet në mua

Nga gurëzimi i etjes

Mes mureve të ftohta

Marr frymë

Në derën e vjetër

Ajkuna e bardhë digjet

Ende hetimet vazhdojnë

Ato janë sekrete
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:33
Kur nuk isha në Berlin

Nga Molla e Kuqe

Ma ndryshuan kufirin


Nën mollë kam ëndërruar

Hënën e yjet

Nata duke i ruajtur

Por nuk e di

Pse nuk isha zgjuar
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:33
Rikthimi



Hapat vibruan

Në kohën e zënë peng,

sprapsen kujtimet,

vitet bredhin nëpër asht.

Në grimën e një puhie

përtyp kohën,

më përdhunë tkurret,

rrëmih që të rikthej vetdijen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:33
Po thahem shqip


Në një gotë pritjeje

Jam djegur

Së bashku me luleborën

Kam shumë etje

Po thahem shqip

Nëpër muret e zeza

Ende nuk dihet

Cilat gota

Mbushen nga shiu

Aktori rri para Teatrit

Me duar në xhepa

Çka më duhet

Heshtja e tij

Dhe ëndrrat
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:33
Gota e dëshpërimit


Nëpër dhomën time

Zjarri udhëton

Sa pushteti e egër jam

Shumë vite

Frymëmarrja ime

Është avulluar

Mos më pyetni

Se cili trëndafil i bardhë

Ka pirë ujë

Në gotën time të dëshpërimit
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:33
Pezull


Në kulmin e lartësisë

Ëndrra e sajuar shpresashumë

Derëhapur luan në përbashkësi

Trungu i pemës mollën mban

As e verdhë as e pjekur

Në dilemë jam a ta marr

Para meje gota përgjysmë

Përzihen mendjet në avullim

Ta zbraz gotën a ta mbush plot

Këpuca ma vrau këmbën

Dora është ngrirë

Si ta hap dritaren

Që ajëri të mos ngulfat

Si ta kap atë lartësi

As në tokë as në qiell

Pezull rri
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:35
Vallëzim gurësh


Doli një thërmi prej guri

Dhe u fut në rërë

Guralecët tjerë

Pas tij filluan vallëzimin

Gurët do të vëllazërohen

Rëra motërzohet

Në përbashkësi

Vallëzimi madhërohet
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:35
Tharja


Kur kam parë defektet

Si shndërrohen në përparësi pushteti

Kam filluar të thahem

Si për vetëvrasje

Egërsia më pikturon

Me ngjyrë të zezë

Mos të më sheh askush

Se si po thahem

Do të lodhem shumë

Nëse lulet vyshken

Nuk mund të ik

Pa e matur vesën e tyre

Para se të vetëvritem nga tharja

Do t’i zhduk defektet

Për të rifreskuar gjethet

Që kanë filluar të zverdhen
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:35
Melodi tjetër


Tërë jetën jam lutur

Që të rrëzohen muret e larta

Të krijuara

Nga marrëzitë e stepura

Një letër kam shkruar

Pa i vënë pikë askund

Për të paralajmëruar

Kohën e vrarë

Në portën e alarmuar

Ajri po mbyllet

Nuk e deshifrova

Nëse ajri sërish prishet

Apo kujtesa avullon

Kur të gjitha këngët

Janë gati për t’u kënduar

Mendjefikurit bërtasin

Për melodi tjetër
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:36
Avullimi ëndrrave


Jam lodhur nga ëndrra

Duket edhe ajo e egër

Kur pyes veten diçka

Dhe nuk mundem t’i përgjigjem

Shumë herë thashë diçka

Të gjitha ëndrrat u avulluan

Në mes një kafazi

Mbetur kaherë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:36
Ikja e çasteve


Të gjitha udhët

E hijendjekjeve

Të njëjta janë

Çastet më ikin
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:37
Robëria më pikturon


Ende zgjohet robëria

Dhe më pikturon

Të mbyllur në kornizë

Nuk e deshifrova

Nëse frymëmarrja ka ndryshuar

Në grevën e urisë

Në të gjitha rrugët mure

Mozaiku i tyre mashtron

Nuk ka kë tjetër

Pos skeletit
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:37
Epitaf


Para se të udhëtoj

Do të shkruaj epitaf

Ndërsa nga një trëndafil të bardhë

Do t’ua var të gjitha stinëve

Kam ëndërruar

Me të gjithë duke u përqafuar

Ndërsa kur dola nga porta

E një kështjelle

Me rërë kam mbuluar gjethet

Dielli të mos i djeg

Këmishën prej shiu

Kam veshur me njerëzit e mi

Në çdo ndarje e robëruar isha

Para lindjes së diellit jam lutur

Për të gjithë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:37
Nën pushtetin e ftohtë

Të mos e përjetojë askush dramën

Derisa të pendohet të presë

E të largohet nga lëkura e zezë

Nuk di të frymojë në asnjë kohë

Dhe kurrë të përgjigjet

Por vetëm të pyes

Në të gjitha mënyrat e çmendisë

Në njërën pjesë të memories së saj

Është rritur etja

Të mos zgjohem

Ndërsa në pjesën tjetër

Të jetoj e mekur

Në fund të epitafit

Do të shkruaj se

Pema që e desha aq shumë

Të mbetet stacion komunikimi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:37
Dheu


Nuk di ku ta mbjell këtë farë

Në cilën arë

Kudo shoh dhe

E dheu si u nda
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:37
Grimca rëre


Silueta ime shtrihet përmbys

Ethet e revoltës

Zgjojnë zemrimin nga dehja

Që të luajnë me kujtesën mbrapshtë

Thuase në duele humbasin

Për grimca rëre

Ëndrrat lozin me teke faraonësh

Grimca rëre në buzën time

Nuk duroj dot
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:38
Pika shiu


Në mes mbushjes e zbrazjes

Gota dridhej

Një ëndërr e thinjur

Në dridhje

Vetëm disa pika shiu

Mbi tavolinë mbetën

Afër tavolinës tjetër

Kamarieri priste porosinë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:38
Grindjet


Në katin e parë banon uji

Në të dytin ajri

Në të tretin

Dielli dhe hëna

Grindeshin
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:38
Lulja e universit


Çka më duhet kjo ditë

Kur nuk më shuhet etja

Nuk më duhet pushteti i askujt

As ëndrra që po digjet

Kur ëndrrat shpërngulen

Nga toka në qiell

Pluhuri nuk do të ngrihet

Çel lulja e universit

Gjethet janë akumuluar

Përbrenda shpirtit

Të thara nga dielli

Të ngrira nga bora

Jam lodhur

Nga rënia e gjetheve

Kur pakujdesshëm përditë bien

Duke vjedhur imazhin e trungut
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:38
Një universi po rris

Jo vetëm hijëz

Për të dhënë ngushëllime

Por të notojë

Edhe në valët e detit

Qoftë edhe në trazimin e tij
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:39
Një universi po rris

Jo vetëm hijëz

Për të dhënë ngushëllime

Por të notojë

Edhe në valët e detit

Qoftë edhe në trazimin e tij
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:39
Pikëpyetje


Kosovë

Nuk e di

A jam

A pacienti yt
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:39
Përfundimi


Dallgë e valë

Mbi njeri

Në breg

Ishte ulur

Fillimi

Priste
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:39
Llogaria


Në vend të kafesë

Një gotë ujë porosita


Kur mora llogarinë

Nga çmimi i lartë

Uji në fyt më mbeti
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:39
Naiviteti


Në ditën e vogël

Paqartësi e madhe

E nesërmja

Do të jetë e thinjur

Para kohe
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:40
Thinjësi


Pas perde zalisja stërkëmbth

Thyhen ndjenjat nga vetëtima

Kur prapa mbyllet dera

Bredh mendja në marrëzi

Dufi i shpirtit në shi rri

Me inat mbyllet dhe dremitet

Për të parë finalen

Mban dietë egoizmi

Nga thinjësia

Nuk ka mund të identifikojë

Kush ka mbetur

E kush ka ikur
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:40
Zjarri mistik


Kurmi i furtunës venitur në vetëtimë

Zjarrmon përdalur

Prishë urtësinë në rrugëtim

Shpirtit i digjet ndjenja e trëndafiltë

Kur bluan të gjitha medikamentet

Zgjatet dora e shpirtit

Zjarret numërova

Piremanët në mënyrë cinike

Përvetësojnë përgjumshmërinë

Me vogëlimë shpirtërore

Të ekuilibruar dirigjojnë

Një qiell një diell

Nuk i ngroh të gjithë njësoj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:40
Lëkundje


Pema shkundet

Pa u vërejtur nga askush

Degët këputen nga lëkundja

Trungu plak

Asnjëherë nuk lëvizë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:40
Dorë universi


Çka më duhet këmisha

Prej gjetheve

Kur gjellën ma zjenë

Epilepsia

Nën degë molla e rënë

Para kohe

E papjekur po kalbet

Me dorën time prej universi

Kam drejtuar trupin e lodhur

Në mes të një loje

Më shfaqet Eva

Nuk më kujtohet

Frymëmarrja e saj

Prej gruaje

A më kishte prekur
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:41
Ia kishte lënë pushtetin Adamit

Ose dridhej para kohe

Kur i thanë se prej trupit të saj

Prej çdo pushteti

Do të kërkohet autopsi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:41
Ndoshta Adami do të hidhërohet


Pak para lutjes

Shikoj hijen se si derdhet

Nga trupi

Hëna më dëftohet

Liria po ecën

Prej një reje në tjetrën

Thonë se ka pushuar te Guri i Madh

Në burim ka pirë ujë

Dhe prapë ka shkuar

Te Molla e Kuqe më ka shikuar

Kur kam zgjatur dorën

Më ka thënë se nuk e di

A do të përqafohemi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:41
Hëna më ka pëshpëritur

Eva po digjet

Në pritje

Në lojën e Universit

Eva shtrenjtë e ka paguar mollën

Në rrugën e gjatë

Kam pasur temperaturë

Dhe kam qenë e uritur

Duke ngrënë mollën e një klithme

Sytë e mi prej universi

Po digjen si Eva

Nuk e di se kush është i çmendur

Dhe kush prej kujt i ndjekur

Nëse kërkoj azil

Ndoshta Adami do të hidhërohet
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:41
Eva dhe plakja


Shpirti paqtor i Eves

Ishte plakur në pritje

Të fluturimit të Zogut

Nuk më kujtohet

Kishte parë ndonjëherë

Adamin duke ardhur

Trupi i tij prej gjenerali

Sa e sa herë ka urdhëruar

Pushtimin

Ishte lodhur

Nga molla dhe grila e Evës

Cili ishte mashtrimi i radhës

Mbeta në mes tyre

Si të dal nga zjarri

Ndërsa unë ende

Po tretem në kafaz
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

prej Wed 3 Nov 2010 - 22:42
Loja e kafazit


Nën këmishën e robërisë

Një grua pret

Para dritares së reklamave

Brenda vetes

Herë zgjohet

Herë vdes

Mitet thonë se në njërën

Pjesë të saj

Janë përmbysur

Të gjitha liritë

Në pushtetin e mureve

Kur të hapet porta

E përshëndetjeve

Këmisha e saj vjetrohet
Sponsored content

default Re: Hasije Selishta-Kryeziu

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi