Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Çfarë “pa” zonja Merkel në Athinë? Empty Çfarë “pa” zonja Merkel në Athinë?

Thu 11 Oct 2012 - 12:56
Çfarë “pa” zonja Merkel në Athinë? Merkel1-300x168Ishte një vizitë me karakter simbolik, me shumë mesazhe të rëndësishme.
I fituari nga kjo vizitë doli Kryeministri grek Antonis Samaras, sepse përfitoi dy angazhime të rëndësishme nga A.Merkel:

- Gjermania dëshiron qëndrimin e Greqisë në euro.
- Greqia do ketë mbështetje të plotë në përpjekjet e saj.
Ajo i kushtoi rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe Greqi-Gjermani, si një çështje vendimtare, tregoi një solidaritet të plotë nga ana e Gjermanisë për të ndihmuar Greqinë të dalë nga recensioni dhe të bëhet një vend më konkurrues në eurozonë.
Veçanërisht kur jugu i Evropës ,nuk shkon mirë kjo do të thotë se dhe eksportet gjermane që përbëjnë 60% me këto vende do jenë në rënie,prandaj vizita e saj ishte një mbështetje për gjithë vendet e eurozonës që janë kapur nga kriza.
Pati një takim me biznesmenë ku u njoh nga afër me problemet e vështirësitë e tyre, varfërimin e rezervave në sektorin publik e privat dhe për çdo rast theksoi rolin vendimtar që do luajë raporti i trojkës, të cilin ajo kërkon të jetë i thelluar dhe jo i shpejtë e i përciptë.
Udhëtimi i Merkel në Athinë mund të jetë një hap i parë për ‘të thyer’ ndarjen veri – jug në eurozonë dhe aq më tepër, hallkën më të dobët të zinxhirit, Greqinë.
Suksesi i kësaj taktike do duket 10 ditët e ardhshme në përpjekjet që bëhen në Athinë për të përmbushur të gjitha detyrimet që u janë vënë deri në takimin në Bruksel, ku do jepet raporti përfundimtar i Trojkës dhe nga vlerësimi i tij do varet dhe fati i lëvrimit të këstit të kredisë prej 31,5 miliardë eurosh. F.Shaho /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi