Share
Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default "Dinosauri Vampir" mund te hedhe drite mbi shume gjera ne histori

prej Sun 14 Oct 2012 - 14:17
Message reputation : 100% (1 vote)
"Dinosauri Vampir" mund te hedhe drite mbi shume gjera ne histori Vampir
Nje dinosaur i cuditshem ka patur dhembe te ngjashem me ato te vampirit, nje sqep si te zogut dhe gjemba. Krijesa antike, e cila eshte gjetur 50 vjet me pare ne Afriken Jugore por qe nuk terhoqi edhe aq shume vemendje deri tani, mund te hedhe drite mbi evolucionin e nje pjese te madhe dinosauresh ku perfshihen gjigande te famshem si Stegosauri dhe Tricertopi.

"Dinosauri 200 milion vjecar, ishte me dy kembe te shpejta, dhe kishte duar qe i sherbenin per te kapur."- tha kerkuesi Paul Sereno, nje paleontolog ne Universitetin e Cikagos.



"I quajtur Pagomastax Africanus, apo 'nofulla e trashe nga Afrika', ai ishte me pak se 0.6 metra i gjate dhe peshonte me pak se nje mace shtepie me maksimumin e peshes 6.8 kg. Pjesa me e madhe e tij ishte bishti dhe qafa." - tha Serano.

Ndersa gjembat e cuditshme jane shfaqur per here te pare tek i afermi i quajtur Tianyulong qe eshte zbuluar ne Kine. I varrosur ne sedimentet e liqenit dhe i mbuluar me hi vullkanik, Tianyulong eshte ruajtur me qindra gjemba qe mbulonin trupin e tij qe nga qafa e deri tek maja e bishtit.

Ndoshta gjembat Pegomastax nuk i sherbenin per mbrojtje pasi nuk ishin edhe aq te forte. Por megjithate ndoshta mbanin ngjyra dhe sherbenin per te dalluar speciet ndermjet tyre, ose ndoshta e benin ate te dukej me i madh nga sa ishte ne te vertete ne menyre qe grabitqareve te mundshem tu dukej me i madh.

Duke dale nga kafka e tij qe ngjante si ajo e nje papagalli, me sqepin qe ishte jo me shume se 5 centimetra i gjate, ishin te vendosur dhembe qeni 0.8 cm te gjate ne nofullat e tij te poshtme dhe te lartme.

"Do te dukej si Drakula" - tha Sereno per LiveScience.

Ky dinosaur eshte zbuluar ne nje gur te kuq prane kufirit te Lesotho dhe Afrikes Jugore nga kerkuesit e Harvardit ne vitet 1960. Sereno kohet e fundit rastisi ta gjente nderkohe qe po merrej me arkivat ne Harvard.

"Une isha i mahnitur," - kujton Sereno.

Megjithese kthetrat e tij sugjerojne qe Pegomastax ishte nje grabitqar, sqepi i tij si i papagallit sugjeron qe ai hante fara dhe arra, apo ndoshta edhe fruta. Kur nofullat mbylleshin, dhembet e frikshme rreshkisnin ne vendet e pershtatshme ne nofullen e te kundert, dhe nuk rreshkisnin pa njeri tjetrit ashtu si do te pritej nga njne mishngrenes.

"Dhembet e qenit ka shume mundesi te mos kene lidhje fare me ngrenien e mishit," - tha Serano.

Kur Pegomastax ishin gjalle, superkontinenti Pangea sapo kishte filluar te ndahej ne masat tokesore veriore dhe jugore.

"Pegomastax ndodhet prane bazes se pemes familjare te ornitiskianeve, dhe si i tille mund te hedhe drite mbi evolucionin e ketij grupi te madh."- tha Serano.



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi