Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Revista e njohur Newsweek nuk do të dalë më në print Empty Revista e njohur Newsweek nuk do të dalë më në print

Fri 19 Oct 2012 - 11:06
Revista e njohur Newsweek nuk do të dalë më në print 408605_519120061432753_355349982_n

Revista Newsweek, në qarkullim prej 80 vitesh në SHBA, nuk do të dalë më në versionin print.

Edicioni i fundit i saj do të jetë ai i 31 dhjetorit të këtij viti, duke reflektuar kështu tendencën e re të revistave dhe gazetave për të kaluar vetëm online pasi reklamat kanë rënë.

Newsweek u shkri me grupin e lajmeve në internet Daily Beast dy vjet më parë.

Themeluesja e Daily Beast, Tina Brown, thotë se faqja tani ka më shumë se 15 milion vizitorë unikë në muaj, një rritje me 70 përqind në krahasim me një vit më parë.

Newsweek u bë revista javore e dytë më e madhe në SHBA, pas TIME.

Por rënia e tirazhit dhe reklamave bëri që ajo të zhytej në humbje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi