- CalypsoPrinceshe Forumi
Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Butrinti, ende regjistron fluks te madh vizitoresh
Sun 21 Oct 2012 - 12:13
Drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Rajmond Kola, deklaroi se janë shënuar shifra dy herë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Butrinti, qyteti antik jo më shumë se 15 km larg Sarandës,edhe pse ka përfunduar sezoni veror, vijon të mbetet i preferuar per vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota. Vetëm gjatë muajit shtator,qyteti antik u vizitua nga më shumë se 14 mijë turistë, shifër kjo tepër e lartë për sezonin.
Drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Rajmond Kola, deklaroi se “muaji shtator shënon në dyndje të madhe turistësh,dy herë më të lartë se ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë”. Turistë që vizitojnë Butrintin vijnë nëpërmjet Korfuzit, nga shtete të ndryshme të Europës, Azisë, etj,ndersa rritja e numrit të vizitorëve ka çuar edhe në rritjen e të ardhurave nga shitja e biletave në mënyrë elektronike.

*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|