Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Përfundon Maratona e Tiranës Empty Përfundon Maratona e Tiranës

Mon 22 Oct 2012 - 9:12
Keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e parë të Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës, e para që bëhet në kryeqytetin shqiptar. Në vendin e dytë në kategorinë e femrave në maratonën e Tiranës, që ishte rreth 42 km, u rendit atletja shqiptare Luiza Gega.

Maratona e Tiranës nisi rreth orës 9:30 të mëngjesit të së dielës ku vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha me një pistoletë sinjalizuese startoi garën e rreth 3 mijë vrapuesve nga e gjitha bota nëpër rrugët e Tiranës.

Brenda garës së maratonës kishte disiplina të ndryshme duke filluar nga ajo e garave 5 km, 10 km, gjysmë-maratona (me një distancë 21 km) dhe maratona me 42 km. Secili nga fituesit e këtyre disiplinave u pajis me medaljen e maratonës, certifikatë dhe paketën e atletit me logon e maratonës dhe të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në këtë garë morën pjesë me shumë se 400 vrapues nga Shqipëria, ndërkohë që nuk munguan ata nga Kosova, Gjermania, Italia, Serbia, Maqedonia, Suedia dhe Kenia.

Për disa orë, ky aktvitet i organizuar nga Bashkia e Tiranës, solli dhe bllokimin e trafikut në disa nga rrugët më kryesore të kryeqytetit shqiptar.
Përfundon Maratona e Tiranës Maratona-tiranes
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi