Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi-Genc Pollo, i pari turist dhe eksplorues

prej Wed 24 Oct 2012 - 20:26
Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi-Genc Pollo, i pari turist dhe eksplorues 1330516352-sezoni_turistikNis sezoni turistik i sportit rafting në Shqipëri për vitin 2012. Albania Rafting Group, pas kontrolleve dhe inspektimeve te kryera më parë së bashku me Federatën Shqiptare të Rafting, këtë të diel të muajit Shkurt, zhvillon udhëtimin e parë turistik të rafting. Kësaj radhe ka zgjedhur të lundrojë në adrenalinë, bashkë me Albania Rafting Group, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit Genc Pollo. Ai ka eksploruar për të parën herë kanionet e Osumit, Skrapar. Gjatë përshkrimit të koloradove shqiptare, z. Pollo është befasuar nga ekosistemi dhe emocionet e shumta në përballje të bukurive natyrore. Kanionet e Osumit kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit.

Mendohet se ato janë formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara. Ka hamendje se kanionet kanë shërbyer kohë më parë si nënkalime mbi lumin e Çorovodës, por me kalimin e shekujve, tavanet e nënkalimeve nënujore janë shembur duke nxjerrë dhe formëzuar një tjetër reliev, sot këtë kanion. Në gjirin e këtij kanioni, që përshkohet nga lumi Osum, në të dy krahët e tij rrjedhin ujëvara nga fshatra të ndryshme, të cilat kalojnë në një sistem shkëmbor.

Kanioni si origjinë, më i madhi në Shqipëri, është ndër me fantastikët ne Europë, i karakterizuar kështu dhe nga studiuesit europiane, gjeografë që kanë ardhur në zonë. Ky kanion ka bukurinë mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelbërimi në të dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm. Shkurre mesdhetare me bimësi si marja, shqopa, etj, me një botë të pasur të gjallë dhe peshq të kategorive nga më të ndryshme të ruajtura në themelet e lumit Osum.Në shpatet e të dy krahëve të kanionit, veprimtaria erozive e faktorëve te jashtëm ka krijuar një sëre shkëmbinjsh, nga më të rrallët të gjendur në kanionet shqiptare.

Për luginën e Osumit, guida e ARG ka rrëfyer shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg…duke filluar me Mullirin e Babait, Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz Aliu.
Në kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr një ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m. Përveç tyre, te kanionet ndodhet Katedralja, Syri, Porta e Djallit. Gërryerjet ndër vite i kanë dhënë formën e ngrehinës natyrore të kultit. Të ndërtuara për të qenë një bukuri dhe thesar i mbarë njerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhen emocionuese në çdo moment, në çdo kohë dhe magjia të mbërthen që në sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre të dashurisë së përjetshme.

Por ndryshe nga itinerari i zakonshëm, i cili normalisht duhet të mbyllej në dalje nga Kanionet në Corovodë, këmbëngulësi z. Pollo sëbashku më skuadrën, të nxitur nga adrenalina e 14 km të parë kanë vendosur të vazhdojnë lundrimin me gomone deri në Bogovë, qarku i Beratit. Gjatë 240 minutave aventure të pareshtur, plot me argëtim ne dallgët e forta dhe të larta të lumit Osum skuadra sfidoi temperaturat e ulëta të shkurtit. Pollo, nëpërmjet ndarjes së sfidës së rafting, shoqëruar nga guidat profesionale të Albania Rafting Group dhe presidenti Zamo Spathara, është i pari turist i cili çel sezonin e sportit aventurë të rafting në Shqipëri dhe shijon mrekullitë e Kanioneve të Skraparit dukë sfiduar prurjet e shumta të lumit Osum.

Çfarë është Federata Shqiptare e Rafting

Federata Shqiptare e Rafting është zgjedhur si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Rafting do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Rafting në Republikën Ceke në Shtator 2012. Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvillojë sportin rafting në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare në respekt të plotë të procedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.

Çfarë është rafting?

Rafting është një aktivitet njerëzor i kryer në lumenj të rrjedhshëm që kërkojnë aftësi fizike për të përdorur lopatën dhe fuqinë e rrëmimit, i cili është pranuar përgjithësisht si një sport social, komercial dhe konkurrues. Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të liçensuara dhe të siguruara të rafting./ TO


Nis sezoni turistik i rafting ne Shqiperi-Genc Pollo, i pari turist dhe eksplorues Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi