Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Greqi, neonazistët: “E papranueshme hapja e shkollës shqipe në bashkinë e Domokos”

prej Thu 25 Oct 2012 - 0:29
Greqi, neonazistët: “E papranueshme hapja e shkollës shqipe në bashkinë e Domokos” Abetare-300x224Ka reaguar menjëherë partia neonaziste e “Agimit të Artë” në Greqi, pas vendimit të marrë nga kryetari i bashkisë së Domokos, për çeljen e një shkolle në gjuhën shqipe në nevojë të fëmijëve shqiptarë që jetojnë përherë në këtë bashki.
Më konkretisht, siç citon alb-observer.com, me an të një njoftimi të saj, partia neonaziste e “Agimit të Artë” në qytetin e Lamisë, deklaroi se është kundër këtij vendimi dhe e konsideron atë si të papranueshëm.

Ish-deputeti dhe drejtori i zyrës politike pranë parlamentit grekë të Nikos Michaloliakos, Apostolis Gletsos, ftoi të gjithë kryetarët e bashkive të merren më shumë me problemet e bashkive dhe të vendit të tyre:
“Le të shikojnë dhe të kujdesen që të kenë shkollat naftë për ngrohje, le të kujdesen vetëm për Grekërit e vegjël që janë të uritur e s’kanë të hanë nëpër shkolla. Kur shteti shqiptar nuk ka treguar asnjë ndjeshmëri për qytetarët grekë të “Vorio Epirit”, ne nuk mund t’i lemë pas dhe të harrojmë gjeste të tilla dhe të funksionojmë ndryshe. Kur nuk ekziston asnjë shkollë greke në “Vorio Epir”, kur nuk ekziston asnjë kishë greke, ndërsa vitet e fundit por organizohet dhe Ortodoksia në Shqipëri, kur mundohen me çdo kusht të zhdukin zonat e minoritetit, ne si mund t’ju përgjigjemi si shtet grekë? Si do t’u përgjigjemi ne si faktor përgjegjës? Me hapjen e shkollave shqipe?”, thuhej në njoftimin e partisë.

Ndërsa nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Domokos, u përgjigj: “Mësimi i gjuhës shqipe do të bëhet një herë në javë dhe vetëm për një orë”. Gjithashtu, kryetari i bashkisë Stelios Syros, tha se ky vendim është marrë në kuadër të reformës së Kalikratit, si dhe parashikohet nga Këshilli i Integrimit të Emigrantëve, ai theksoi se mësimi i gjuhës shqipe do të zhvillohet vetëm në fundjavë, pra ditën e shtunë dhe të diel dhe do mund ta ndjekin atë vetëm fëmijët e emigrantëve shqiptar të cilët janë të ligjshëm dhe jetojnë përherë në Greqi.
Gjithashtu, kryetari i bashkisë së Domokos, z. Stelios Syros, pyeti dhe shtroi dilemën se pse ai u bë objekt sulmi nga partia neonaziste e “Agimit të Artë” dhe sulmohet kaq egër, kur tashmë jo gjë parashikohet dhe me ligj!
Mësohet se njoftimi zyrtarë i hapjes së shkollës së parë shqipe në Greqi, u bë me një ceremoni të posaçme nën pranin e ambasadorit shqiptar në Greqi z, Dashnor Dervishi.
Mësimet e gjuhës shqipe në këtë shkollë do të jepen nga mësues vullnetar në ambientet që do t’u disponojë bashkia e Domokos./alb-observer.com/


Greqi, neonazistët: “E papranueshme hapja e shkollës shqipe në bashkinë e Domokos” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Greqi, neonazistët: “E papranueshme hapja e shkollës shqipe në bashkinë e Domokos”

prej Sat 27 Oct 2012 - 17:22
...po hapja e shkollave greke ne Shqiperi pse eshte e pranueshme mo?!


Greqi, neonazistët: “E papranueshme hapja e shkollës shqipe në bashkinë e Domokos” 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi