Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

U gjet varri më i vjetër Maya në Amerikën Qendrore Empty U gjet varri më i vjetër Maya në Amerikën Qendrore

Fri 26 Oct 2012 - 16:04
U gjet varri më i vjetër Maya në Amerikën Qendrore 320373_522510124427080_1924392895_n

Varri i sundimtarit suprem të popullsisë Maya, i cili daton midis viteve 770 dhe 510 p.l.k., u gjet në Guatemala. Ky varr është një i vjetër i gjetur në territorin e Amerikës Qendrore - rajoni historiko-kulturor, i cili shtrihet nga qendra e Meksikës deri në Honduras dhe Nikaragua.

Në varr nuk u gjetën eshtrat e njeriut të ruajtura. Megjithatë, atje ndodheshin bizhuteri me gurë gjysmë të çmuar nga lodh, vendndodhja e të cilave tregon për faktin se ato ishin qëndisur në rrobat e të varrosurit. Në dhomën e nëndheshme u gjetën gjithashtu edhe gjashtë figura femrash të gdhendura në gur.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U gjet varri më i vjetër Maya në Amerikën Qendrore Empty Re: U gjet varri më i vjetër Maya në Amerikën Qendrore

Wed 31 Oct 2012 - 1:00
U gjet varri më i vjetër Maya në Amerikën Qendrore Maya-300x225
Një varrë i ri i një prijësi të Maya, zbuluan arkeologët në Guatemala.
Bëhet fjalë për varrin më të lashtë të zbuluar ndonjëherë, citon alb-observer.com në Amerikën qendrore.
Sipas analizave të kryera me karbon, ai daton nga 700 deri në 400 vjet para erës së re.

Sipas BBC, arkeologët e kanë pagëzuar atë, “qiramarrësi” – K’utz Chman, që në gjuhën e Maya do të thotë Gjysh-shkabë, për shkak të një statuje antropomorfi me kokë shkabe që u gjend në brendisë të varrit.
Shkaba, citon alb-observer.com, simbolizonte fuqinë dhe prosperitetin ekonomik dhe kryesisht nderonte figurat e vjetra të respektuara, kështu arkeologët besojnë se K’utz Chman mbante pozitë të lartë në hierarkinë shoqërore të Maya.
“Ishte sigurisht një udhëheqës i madh”, deklaroi arkeologu që mbikëqyrte gërmimet, Miguel Oregon, duke shtuar: “Ai lidhi hendekun midis Olmec dhe kulturave të tjera të Maya në Amerikën Qendrore”.
Në varrë nuk u gjendën fosile njerëzore, por në të u gjendën shumë bizhuteri me gurë gjysmë të çmuar. Në dhomën e nëndheshme u gjendën gjithashtu dhe gjashtë statuja femrash, të skalitura në gur./alb-observer.com/

Për më shumë ndiqni videon në vijim:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi