Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Fëmijët që flenë më gjatë arrijnë rezultatet më të mira shkollore

prej Fri 26 Oct 2012 - 17:16
Fëmijët që flenë më gjatë arrijnë rezultatet më të mira shkollore 553429_522513974426695_1433318089_n

Në suksesin e fëmijës më shumë ndikon edukimi sesa arsimi i mirë Sikur fëmijët do të flinin vetëm pak më gjatë çdo natë, sjellja dhe vëmendja e tyre në shkollë do të ishin shumë më të përmirësuara, pohojnë shkencëtarët kanadezë. “Vetëm pak ndryshime në shprehitë e përditshme mund t’ua mundësojnë fëmijëve të flenë tridhjetë minuta më gjatë dhe atë çdo natë”, ka deklaruar për revistën “Pediatrics” udhëheqësi i hulumtimit prof. Reut Gruber.

Në hulumtim, kanë marrë pjesë 34 fëmijë, në moshën prej 7 deri 11 vjeç. Shkencëtarët i kanë ndarë fëmijët në dy grupe në bazë të sasisë së gjumit. Në një grup kanë qenë fëmijët që kanë fjetur një orë më gjatë se fëmijët nga grupi tjetër. Në fillim të hulumtimit secili fëmijë ka fjetur mesatarisht 9 orë, edhe pse fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të flenë 10 deri 11 orë.

Çdo fëmijë ka bartur aktigraf në bërryl – pajisje e cila regjistron aktivitetin gjatë secilës lëvizje. Shkencëtarët kanë regjistruar sjelljen e secilit fëmijë dhe karakteristikat themelore siç janë vëmendja, impulsiviteti dhe stabiliteti emocional. Fëmijët që kanë fjetur më gjatë, kanë pasur nivel më të lartë të vëmendjes, impulsivitet të reduktuar dhe emocionalisht ishin më stabil.

Shkencëtarët theksojnë që fëmijët flenë më pak se duhet për shkak të arsyeve të ndryshme, duke përfshirë edhe pajisjet elektronike që janë jashtëzakonisht interesante për fëmijët e kësaj moshe. Mos e lejoni fëmijën të ketë pajisje elektronike në dhomën e gjumit dhe dhoma le të jetë gjithmonë e rehatshme dhe e ajrosur.

Po ashtu nxiteni fëmijën të adaptojë shprehi të caktuara para gjumit siç janë pastrimi apo dushi, leximi i librit dhe relaksimi. Në këtë mënyrë fëmija do të mësojë se si të relaksohet

dhe të përgatitet për gjumë, çka do të ketë rëndësi të madhe gjatë rritjes.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Fëmijët që flenë më gjatë arrijnë rezultatet më të mira shkollore N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi