Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vizitoni shtepite e pushtuara nga fantazmat per Halloween  Empty Vizitoni shtepite e pushtuara nga fantazmat per Halloween

Sun 28 Oct 2012 - 10:25
Vizitoni shtepite e pushtuara nga fantazmat per Halloween  Images113

Nese nuk dini ku te shkoni per Halloween, ju themi ne, shkoni ne Amerike sepse ka shume shtepi ne shitje qe nuk po gjejne bleres. Jo vetem prej cmimeve mbase te tepruara, por edhe sepse branda tyre jane qiramarres qe nuk duan te largohen.
Jane shtepi te pushtuara, qe kane qene deshmitare te krimeve brutale, te vrasjeve pasionante dhe tragjedive te tjera, qe nuk kane lejuar shpirtrat te gjejne prehje te perjetshme. Nuk jane vetem shtepite ne shitje, ne te gjithe boten, edhe ne Itali, ka shume hotele te pushtuara nga fantazmat.
Dhoma hoteli ku kane ndodhur drama te te gjitha llojeve dhe qe ende jetohen nga fantazma qe nuk i lejojne te klientet te flejne e qete. Ne fakt duhet guxim per te vizituar vende te tilla. Atehere perse mos ta kaloni Halloween ne shtepite me fantazma?
Shume shtepi ne te gjithe boten e kane kete reputacion sepse, ndonje ka pare ndonje fantazme apo ndonje fenomen paranormal, por mbase edhe sepse brenda kater mureve kane ndodhur vrasje te tmerrshme dhe te vdekurit bejne xhiro brenda ne shtepi.
Si ne rastin e shtepive qe jane ne shitje ne Amerike, mbase doni te bleni ndonjeren…
Ideja per kete klasifikim erdhi nga Zillow, nje faqe imobilare qe merret me oferte-kerkese per shtepite ne Amerike. Faqja shpjegon sesa e veshtire eshte ne realitet te shitet nje shtepi e pushtuar nga fantazmat dhe nuk eshte veshtire te kuptohet arsyeja, apo jo?! Te gjesh bleres per nje shtepi te pushtuar eshte mrekulli. Ne kohe krize ekonomike, si ajo qe po kalojme, agjensite imobilare qe kane ne duar shtepi te pushtuara kane nje lufte te madhe perpara.
Winchester House ne San Jose, Kaliforni. Eshte ndertuar nga gruaja e te famshmit prodhues te pushkeve, mendohet se eshte ndertuar enkas per te qetesuar shpirtrat e njerezve te vdekur pikerisht me mjetet e bera nga njeriu. Vlen 2 milion dollare, por sigurisht asnje nuk do ta bleje.
Lizzie Borden House ne Fall River, Massachussets. Shtepi teater e vrasjes se tmerrshme te dyfishte te bashkeshorteve Borden, qe i vrane me sepate. Vrasesja ishte vajza, Lizzie. Vlera eshte 238 mije dollare, por kush do te jetoje aty ?!
Vila LaLaurie ne New Orleans, Louisiana. Banohet nga shpirtrat e sklleverve te torturuar nga pronarja.
White House i Barack Obames. Thuhet se Shtepia e Bardhe popullohet nga shume fantazma, si ata te presidenteve. Nese do te shitej do te vlente 263 milion dollare, por duke pasur parasysh sa shume fantazma qe mban nuk dihet nese do te kishte vend dhe per bleresit.
Tani eshte rradha e hoteleve. Nese nuk keni para te mjaftueshme per te blere shtepi te pushtuara, si thoni te merrni ndonje dhome hoteli qe njihen ne te gjithe boten, ku ne te kaluaren jane kryer krime te renda, aq te keqija sa ende sot e kesaj dite jetojne shpirtra ne ato vende?
Kete here na sugjeron Trivago vende ku mund te flejme te pakten per nje nate … Gjithmone nese fleme dot!Faqja me e njohur qe krahason cmimet mes hoteleve te ndyshme ne te gjithe boten, ka renditur listen me te mire qe te hoteleve qe kane dhe shpirtra nate ne to.
Ka shume vende italiane, per ata qe nuk duan te shkojne shume larg, por edhe destinacione ne Europe deri ne Amerike. Madje ne kete faqe mund edhe te prenotoni direkt per hotelin tuaj dritherues.
Relais Castello Bevilacqua, Verona. Keshtjella eshte vene ne funksion nga austriaket ne 1848-en. Hiri i pronarit vendas u shpernda ne ajer dhe qe ate dite shpirti xhiron ne mure per te mbrojtur pronen e tij. Madje zeri i tij mund te degjohet edhe ne kopesht.
Casa Wagner, Sighisoara, Rumani. Ne zemer te Transilvanise, ku lindi Konti Drakula. Thone se kuzhina eshte shume e bukur …
The Stanley, Estes park, SHBA. Nje hotel i bere i famshem fale shkrimtarit Stephen King, qe pikerisht ketu, pasi pushoi ne dhomen 217, u frymezua per Shining, nje film qe ia vlen te shihet per Halloween. Por ne dhomen 418 disa klienteve i jane shfaqur disa femije, ndersa ne dhomen 407 qendon pronari i pare, Lord Dunraven. Eshte shume i populluar neteve ne fakt.
Dunsley Hall Country House, Whitby, Angli. Hoteli qe ndodhet ne qytetin qe u be i famshem nga Bram Stoker per realizimin e romanit te tij Drakula. Pikerisht ne kete qytet eshte zhvilluar historia, ku frymezimi i autorit erdhi pikerisht ne bibloteken e hotelit.
Castillo De Bueno Amor, Topas, Spanje. Nje hotel qe eshte ndertuar mbi themelet e nje keshtjelle te shekullit XI, ku sot degjohen zhurma te cuditshme dhe klientet marrin telefonata te dyshimta.
Dr.Holms, Geilo, Norvegji. Nje hotel ne te cilin jeton fantazma e nje zonje qe ne 1926-en u vetvra kur gjeti ne krevat burrin me dashnore. Mund te hasni neper korridore apo ne dhomen 320.
Villa Traiano, Benevento, Itali. Nje tjeter hotel italian ne qytetin ku shume vite me pare jetonin shtrigat. Mbase jetojne ende, kurre mos thuaj kurre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi