Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Spring rolls  Empty Spring rolls

Sun 28 Oct 2012 - 10:51
Spring rolls  Images

Përbërësit për 4-6 veta:
*800 gr jeshillëqe: rradhike,spinaq,gjethe panxhari te grira holle
*6 l. supe vaj ulliri
*1/2 filxhan gjalpë
*1/2 filxhan arra te prera holle (me dëshire)
*1/3 f. çaji qepe te njoma te grira
*2 veze
*200 gr djathë
*1 l. e vogël piper i kuq i ëmbël
*1/4 f. çaji qumësht 450 gr pete byreku te gatshme (i pakete)
Per sipër:
*2 te verdha veze
*2 l. supe qumësht

Pergatitja:
Hidhni te jeshillëqet 2 f. çaji ujë te ziejnë sa te zbuten. Ne tigan nxehnei3 luge vaj e 3 luge gjalpë. Hidhni arrat dhe qepet dhe i kavardisni 2-3 minuta, duke i përziere. Shtoni jeshillëqet e i përzieni për 2 minuta. Hiqni tiganin nga zjarri e lini te ftohet e me pas ,hidhni 1 veze, piperin e kuq e djathin. Kriposni por kujdes se djathi ka vete kripe.
Përzieni dhe mbajeni masën mënjane. Ngrohni furin 180 gr. Nxehni gjalpin tjetër dhe përziejeni ne një tas me qumështin ,vezën tjetër dhe me vajin qe ngeli. Lyeni nga kjo mase një tave nr 36 me 45. Merrni çdo here 1 pete e lyeni me masën gjalpë. Vazhdoni kështu me te tera petët, duke i shtruar njëra mbi tjetrën te lyera me mase gjalpë e vaj.
Shtroni masën e jeshillëqeve ne gjithë petët. Palosni petët qe tashme janë bere 1. duke u dhëne formën e roleve. mbyllni mire anët dhe vendosni ne tave me anën e palosur poshtë.
Përzieni 2 te verdhat me qumështin dhe lyeni sipër gjithë rolone. Piqeni për 35minuta, sa te kuqet sipër. Nxirreni e lini 10' te ftohet, prisni anët e rolos dhe pastaj priteni ne 8 feta me trashësi 5 cm.

Servireni me djathë dhe kos.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi