Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Jap 5 dynym tokë në Dibër, për të shpëtuar veshkën e vajzës”

prej Mon 29 Oct 2012 - 21:31
“Jap 5 dynym tokë në Dibër, për të shpëtuar veshkën e vajzës” Tahir-dhe-emiljeta-jashari-
Në QSUT nuk bëhen operacionet për transplantin e veshkave. Pacientët “lypin” për të shkuar jashtë.
Historia e 22-vjeçares Emiljeta. Babai i saj ka gjetur një shitës veshke dhe një klinikë në Pakistan për operacionin, por i duhen edhe 35 mijë euro.


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, më e madhja në vend, prej kohësh nuk kryhen transplante veshkash. Shkak për këtë, është mungesa e stafit të kualifikuar. Kjo bën që të sëmurët që kanë arritur në gradën e fundit dhe ju duhet transplantim urgjent, të kërkojnë çdo rrugë për të gjetur shitës të organit vital dhe shuma të mëdha, për të kryer operacionin edhe në “fund të botës” Një histori të tillë ka edhe vajza 22 vjeçare Emiljeta Jashari, nga fshati Kovaçi i Komunës Maqellarë, Dibër. Prej 16 vitesh, veshkat e saj janë të sëmura. Dita-ditës, gjendja e saj ka ardhur duke u rënduar. Aktualisht tre herë në javë, i nënshtrohet hemodializës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. E vetmja mundësi që Emiljeta t’i shpëtojë vdekjes dhe të shërohet plotësisht, është transplanti i veshkave. Të gjithë familjarët kanë bërë analizat për të parë përputhshmërinë, por vetëm babai mund të jetë dhuruesi. Emiljeta do të shërohej pas transplantimit, por veshkat e babait të saj nuk funksionojnë siç duhet dhe janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ky transplant është i pamundur të kryhet dhe Tahiri, nuk mund të jetë dhuruesi. Kjo e rëndon akoma më shumë gjendjen shpirtërore të vajzës dhe mundësitë për t’u shëruar pa- “Jap 5 dynym tokë në Dibër, për të shpëtuar veshkën e vajzës” Familja Jashari pa asnjë të ardhur kësohen. Tani duket sikur Emiljeta e ka pranuar fatin e saj, prandaj është fjalëpakë, e heshtur. Heshtja nuk të lejon të depërtosh në mendimet, ëndrrat dhe dëshirat e vajzës 22-vjeçare. Është e qetë dhe nuk reagon, duket sikur është mësuar me faktin e të qenit në atë gjendje. Në sytë e saj është e pamundur të kuptosh se çfarë ndjen ajo dhe se çfarë do të donte të bënte. Është e frikësuar, pasi para dy muajsh një shoqe e saj që vuan nga e njëjta sëmundje, vdiq. Ndoshta kjo e ka mbyllur në vetvete. I gjejmë në shtëpi të dy. Është një shtëpi, e cila akoma nuk ka përfunduar rregullimet dhe ndodhet larg rrugës kryesore, në zonën e ish- Frigoriferit në Tiranë. Asgjë në atë shtëpi, nuk i përket familjes së Tahir Jasharit. Aty jeton Emiljeta, herë e shoqëron babai e herë nëna. Megjithëse shtëpia në të cilën banon me qira është goxha larg, jo rrallë herë ndodh që ajo të shkojë në këmbë për të bërë dializën, pasi nuk ka lekë për të marrë autobusin.

Zhgënjimi

Rasti i Emiljetës është ndryshe, pasi familja e saj nuk ka të ardhura që ta kurojë atë jashtë vendit apo në klinika private. Familja e saj përbëhet nga pesë anëtarë dhe prindërit, janë të papunësuar. Shtëpia është ndarë në dy pjesë, disa jetojnë në Dibër, e të tjerët në Tiranë. Të gjithë sakrifiko jnë vetëm për shëndetin e Emiljetës. Babai i Emiljetës thotë, se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të shpëtuar vajzën. “Jam i gatshëm të shes gjithçka dhe të shkoj në fund të botës, që të shëroj vajzën dhe ta shoh të jetojë dhe të sillet si gjithë të tjerët”. Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk e presin. Ajo kohë kur Tahiri besonte në instancat shtetërore, ka marrë fund. Ai nuk beson më tek askush dhe i vetëm me ato pak të ardhura që ka, kërkon një rrugë për të shpëtuar vajzën.

Tahiri: Me 50 mijë euro e shpëtoj vajzën

Kështu me kontaktet e tij personale ka mundur të gjejë një person, i cili i ka siguruar veshkën dhe operacionin në këmbim të një shumë të madhe parash. Sipas tij, kjo mund të realizohet në Pakistan, veshka, operacioni dhe të gjitha shpenzimet e rrugës i kushtojnë 50 mijë euro dhe operacionin e ka rezervuar në datën 12 nëntor. Me familjarët dhe të afërmit ka mundur të mbledhë 15 mijë euro dhe po përpiqet për të mbledhur shumën që ngelet. “Nëse sot arrij të plotësoj këtë shumë, nisem direkt për në Pakistan”, thotë ai, pa treguar më shumë detaje dhe i frikësuar se mbase nuk do t’ia arrijë qëllimit. Tahir Jashari është i dëshpëruar dhe ndodhet në një situatë shumë të vështirë psikologjike dhe akoma më të vështirë e bën gjendja e rënduar ekonomike. Por sërish ai është krenar: “Nuk kërkoj të më ndihmojë njëri të ushqej apo të vesh fëmijët e mi, sepse këtë e bëj vetë, por shuma për operacionin e vajzës është shumë e madhe për të ardhurat e mia dhe kjo është shumë e vështirë”. Ai është 52 vjeç, i gjatë mesatarisht dhe i dobët. “Vërtet jam plakur përpara kohës, por nuk më ka plakur puna, më ka plakur sëmundja e vajzës, pamundësia për ta parë atë të shëruar”. Mundohet të mbajë lotët, por përpara Emiljetës e ka të pamundur.

Doktor Nestor Tereska:
Jemi të prirur ta ndihmojmë


Ajo është regjistruar në listën e pritjes për transplantin e veshkave në QSUT, por radha është e gjatë dhe nuk dihet se kur do t’i vijë radha. Në këtë qendër shëndetësore nuk bëhen operacionet prej disa kohësh. Edhe kur bëhen, bëhen vetëm me dhurues të gjallë, pasi stafi ynë mjekësor nuk është akoma i kualifikuar për të bërë transplante edhe nga dhurues të vdekuri. Më parë Emiljetën, e ka ndjekur doktoreshë Alma Idrizi, e cila tani nuk mund të na thotë shumë për ish-pacienten e saj. “E kam trajtuar më parë, por prej disa kohësh nuk e ndjek më si rast, pasi ajo po bën dializë dhe nuk jam e specializuar në atë fushë. Nuk di t’u them, di që bën dializë tre herë në javë, e ndjek mjeku i dializës, duhen parë analizat për të thënë ekzaktësisht se në çfarë gjendjeje është”. Sipas Nestor Tereskës në listën e pritjes janë 30 persona, ndërsa pjesa tjetër ata që kanë mundësi financiare janë drejtuar për në klinikat private si brenda edhe jashtë vendit. Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Tereska thotë për rastin konkret se është i prirur që ta ndihmojë vajzën. “Rastet kur janë në vështirësi ekonomike jam i prirur që t’i trajtoj me përparësi. Edhe për rastin në fjalë nëse ka një dhurues, le të vije dhe të më takojë mua babai i vajzës dhe të shohim se ç’mund të bëjmë. Do bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar këtë familje, që vajza të shërohet plotësisht”. Në Shqipëri mund të bëhet vetëm operacioni me dhurues të gjallë. Doktor Tereska thotë se mosha e re e Tahirit nuk është problem, vetëm të shpresojmë që të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

Familja Jashari, pa asnjë të ardhur

Gjendja e rënduar shëndetësore dhe kushtet e vështira ekonomike, e kanë detyruar Tahir Jasharin që ta ndajë familjen e tij në dy pjesë. Ka marrë shtëpi me qira në Tiranë, ku jeton vajza e cila duhet të kurohet këtu. Ai ose gruaja e shoqërojnë, ndërsa pjesa tjetër e familjes jetojnë në Dibër. Kjo familje përbëhet nga 5 pjesëtarë. Qiraja e shtëpisë në Tiranë i kushton 15.000 lekë. Trajtohen me ndihmë ekonomike, kurse Emiljeta trajtohet me pension invaliditeti. Në pronësi të tij, ka 5 dynym tokë në Dibër, të cilat është i gatshëm t’i shesë për të shëruar vajzën. Të ardhurat e kësaj familjeje janë të pakta, trajtohen me ndihmë ekonomike 25 mijë lekë të vjetra dhe Emiljeta me pension invalidi, 20 mijë lekë të vjetra. Këto janë të ardhurat e vetme të kësaj familje. Kryefamiljari më parë ka emigruar dhe ka punuar, por tani nuk është në gjendje si më parë. Punon kur gjen punë, por të gjitha janë punë të përkohshme dhe pagesa që merr është e ulët.

Dështon realizimi i transplantit të veshkave

Vijojnë problemet me transplantin e veshkave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Ndonëse realizimi i transplantit të veshkave u cilësua nga autoritetet shëndetësore si një arritje e madhe për shëndetësinë, pasi do t’i vinte në ndihmë me një kosto më të ulët mjaft pacientëve që kanë probleme me veshkat, prej kohësh në QSUT ky shërbim nuk po kryhet më. Fillimisht ishte mungesa e disa aparaturave në sallën e transplantit të veshkave në QSUT që i detyroi autoritetet e shëndetësisë që t’i kryejnë ato në ambientet e spitaleve private në Tiranë apo t’i drejtojnë pacientët edhe më larg, për në ambientet e spitaleve europiane. Ndërsa tani janë të gjitha aparaturat por mungon stafi mjekësor i kualifikuar dhe pacientët janë të detyruar të gjejnë një zgjidhje me iniciativat e tyre personale në varësi edhe të kushteve ekonomike. Gjatë vitit 2010 nga mjekët e QSUT-së u realizuan 12 transplante, ndërkohë që gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë.

/Shekulli/ Albina Hoxha/


“Jap 5 dynym tokë në Dibër, për të shpëtuar veshkën e vajzës” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: “Jap 5 dynym tokë në Dibër, për të shpëtuar veshkën e vajzës”

prej Tue 30 Oct 2012 - 9:09
oh zot ...nihmoji sot kan nevoje per ty kto njerz ....kallxo forcen tane qe ne qoftese ke at force


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

“Jap 5 dynym tokë në Dibër, për të shpëtuar veshkën e vajzës” N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi