Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Karta 10-vjeçare, Greqia ua anulon 20 mijë shqiptarëve

prej Tue 30 Oct 2012 - 12:43
Karta 10-vjeçare, Greqia ua anulon 20 mijë shqiptarëve Karta%20e%20Homogjeneve%20grek
Ministria e Brendshme greke do të anulojë kartën e homogjenit për ata që kanë falsifikuar komb ësinë 15% e personave që janë pajisur me Kartë.
Homogjeni dhe dokumente 10-vjeçare legalizimi kanë paraqitur vërtetime dhe të rreme.


Greqia do të anulojë të gjitha “Kartat e homogjenit” 10-vjeçare, të dhëna nga Ministria e Rendit dhe Drejtoria e Emigracionit, për të gjithë individët që kanë përfituar dhe është verifikuar se nuk janë me origjinë greke. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Angjelos Sirigos, 15% ose 20.000 mijë e personave që kanë përfituar karta 10-vjeçare të homogjenit në Greqi do t'u hiqet dhe anulohet dokumenti i posaçëm. Sipas zyrtarit të Ministrisë së Brendshme greke, Sirigos, është vërtetuar tashme se 15 % e dosjeve dhe lejeve që janë dhënë për shqiptarët, (homogjenët, me kombësi greke) janë dhënë në mënyrë të paligjshme pasi dokumentacioni i paraqitur në dosjen e aplikimit për këto leje është fals dhe i rremë. Sipas tij, dokumentet shoqëruese dhe vërtetimet e dhëna nga komunat, kisha dhe konsullatat greke në Shqipëri, janë tërësisht të rreme dhe këta persona nuk janë me kombësi greke, por kanë falsifikuar vërtetimet e kërkuara nga konsullata dhe organet kompetente në Greqi.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm, An- Ministria e Brendshme greke do të anulojë kartën e homogjenit për ata që kanë falsifikuar komb ësinë 15% e personave që janë pajisur me Kartë Homogjeni dhe dokumente 10-vjeçare legalizimi, kanë paraqitur vërtetime dhe të rreme. Karta 10-vjeçare, Greqi ua anulon 20 mijë shqiptarëve gjelos Sirigos, ka deklaruar se dhënia e shtetësisë greke dhe e pasaportës do të kalojë në sitë pasi një pjesë e konsiderueshme e të ashtuquajturve ‘homogjenë greke në Shqipëri’ nuk janë të tillë, por shqiptarë etnik. Gjatë një prononcimi për një agjenci greke lajmesh, Angjelos Sirigos, është shprehur se: “një nga proceset më të vështira që jemi duke bërë është verifikimi nga e para i dokumenteve dhe kartave të homogjenit që u janë dhënë shtetasve të ardhur nga Shqipëria. Nga kontrolli i të dhënave që është bërë dhe vazhdon të bëhet nga organet e Ministrisë së Brendshme greke dhe Drejtoria e Emigracionit, del se, një përqindje mjaft e konsiderueshme e këtyre kartave 10-vjeçare të lëshuara nga policia greke dhe Drejtoria e Emigracionit, deri në 15 % të tyre janë me dokumente dhe vërtetime false e të rreme”, tha zyrtari grek. Aplikimi për marrjen e shtetësisë greke dhe pasaportës nga ana e homogjenëve në Shqipëri, sipas Sekretarit Angjelos Sirigos, do të kalojë nëpërmjet një procesi shumë të rrepte kontrolli dhe verifikimi të dosjeve dhe dokumentacioneve të çdo rasti dhe aplikimi.

Sipas tij, “këta persona gjithashtu kanë dorëzuar dosjen e tyre për të marrë pasaportën dhe kombësinë në Greqi. Në këto raste, edhe pse tashmë është vërtetuar se nuk janë me kombësi greke personat që kanë përfituar, dosja e secilit shkon për tu vërtetuar falsifikimi tek organet e zyrave diplomatike greke dhe më pas i kalohen materialet Prokurorisë. Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme procedura e verifikimit të saktë të tyre një për një. Sepse nëse i jepet dikujt nënshtetësia greke dhe pajiset me pasaportë është shumë e vështirë të rikthehet për verifikim çdo dosje, mundësitë për të bërë një gjë të tillë janë shumë të vogla.

Gjithsesi në disa raste tashmë i është hequr nënshtetësia disa personave që u është dhënë pasi nuk kanë pasur vërtetime të sakta dhe dokumentacion të rregullt” theksoi Angjelos Sirigos. Sa i përket dokumenteve false dhe vërtetimeve të rreme që kanë paraqitur në polici apo prefekturë të gjithë të interesuarit nga Shqipëria për të marrë kartën e homogjenit 10-vjeçare, zyrtari i Ministrisë së Brendshme greke bën me dije se ato janë lëshuar nga persona të korruptuar nëpër zyrat konsullore të Greqisë në Shqipëri, nga përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të minoritetit grek si dhe vet kishës ortodokse, duke bërë të qartë se janë identifikuar tashmë burimet e marrjes së këtyre vërtetimeve. Një tjetër problem ka qenë dhe ndryshimi i emrave nëpër Gjykata në Shqipëri, ku një numër i madh personash nëpërmjet pagesave nën dorë kanë mundur të ndryshojnë jo vetëm emrin dhe mbiemrin, por edhe kombësinë.

Sipas tij, një pjesë i ka falsifikuar në Greqi nëpërmjet ryshfeteve të punonjësve të zyrave në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë në Greqi dhe Prefekturave të ndryshme. Gjatë vitit 2011, Greqia nisi verifikimin e të gjitha pensioneve që u paguhen të ashtuquajturve “homogjenë” në Shqipëri. Të gjithë ata shtetas shqiptarë që përfitojnë nga skema e qeverisë greke ishin njoftuar të rifreskonin dokumentet brenda datës 5 maj të 2012-ës dhe t’i dërgonin ato në Athinë, ku më pas do të bëhej shqyrtimi dhe do të merrej vendimi për vazhdimin apo ndërprerjen e pagesave, sipas rastit. Qeveria e Kryeministrit Kostas Karamanlis gjatë vitit 2006 vendosi dhënien e nënshtetësisë për minoritarët grekë nga Shqipëria.

Ky ishte hapi i dytë pas atij të bërë nga qeveria Berisha në 2005-ën ku u miratua me ligj në Shqipëri dyshtetësia. Pas konsultimeve që u bënë me palën shqiptare dhe pas sanksionimit në Kushtetutën e Shqipërisë (të dyshtetësisë, shënimi ynë) dhe sigurisht, qeveria Karamalis konsideroi se është e mundur të fillojë - dhe do të fillojë menjëherë - procedura për dhënien e nënshtetësisë greke gjithë atyre që disponojnë kartën e posaçme të identitetit të homogjenit. Si pikënisje për marrjen e nënshtetësisë do të jetë data e pajisjes për herë të parë me kartën e identitetit të homogjenit.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndryshimin e Kombësisë

Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe dy kundër për të rrëzuar dispozitën e këtij ligji miratuar në vitin 2009 që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin për Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si anti-kushtetues, gjykata ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit “kombësi”. Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nga nenet e këtij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Në bazë të këtij ligji gjykatat veçanërisht në jug të vendit morën me mijëra vendime për ndryshimin e kombësisë nga shqiptare në greke. Më konkretisht, gjyqtarët rrëzuan termin "kombësi" në nenin 6/1 të ligjit, i cili thotë se "Përbërësit e gjendjes civile janë: emri e mbiemri, numri i identitetit, datëlindja, vendlindja, gjinia, shtetësia, raportet e atësisë e amësisë, gjendja civile, kombësia, vdekja, shpallja i/e zhdukur, vendbanimi, vendqëndrimi dhe fakte të tjera, të parashikuara me ligj". Po kështu,u hodh poshtë si e papajtueshme me Kushtetutën ky term edhe në nenin 8, ku thuhet se lindja, gjinia, emri e mbiemri, raportet e atësisë, amësisë, kombësia dhe shtetësia njihen e mund të hiqen, të shuhen, të ndryshojnë ose t'u kalojnë të tjerëve vetëm në rastet e në mënyrën e përcaktuar shprehimisht në këtë ligj apo në çdo ligj tjetër të veçantë. Çështje kjo e cila pas ankesës së gjyqtarëve, u cilësua në kundërshtim me kushtetutën e vendit, për sa i përket "kombësisë", e cila nuk mund të ndryshojë. Sipas Gjykatës, ligji bie në kundërshtim me nenet 19 e 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për termin "kombësia". Sipas padisë së bërë, tre gjykatat argumentonin se kjo pjesë e ligjit cenon rëndë parimet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për "Gjendjen Civile" u bënë në prill të vitit 2009.

Papandreu s`duhet t'u jepte votën
pro për vizat


Zyrtari i lartë i qeverisë greke ka komentuar gjithashtu edhe liberalizimin e vizave që Shqipëria ka përfituar me vendet e BE-së, duke u shprehur se qeveria e Socialistit Papandreu nuk duhet të kishte votuar pro dhënies së liberalizimit. Sipas Angjelos Sirigos, Jorgo Papandreu ka bërë nja gabim shumë të madh që ka dhënë votën pro heqjes së regjimit të vizave me BE-në Shqipërisë, pa negociuar me shqiptarët fillimisht të gjitha çështjet e ngelura pezull mes dy shteteve. Sipas tij, shqiptarët janë shkelës të afatit të hyrjes pa vizë në Greqi dhe vazhdojnë të shkelin afatin 3 mujor pa vizë, duke bërë që për këtë çështje të informohet edhe Ministria e Jashtme greke. Gjatë një prononcimi për një agjenci greke të lajmeve, Sirigos u shpreh se, “sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, mendoj se qeveria e Jorgo Papandreut ka bërë gabim të madh që dha votën pro dhënies së Liberalizimit të vizave në zonën Shenjen dhe lejon akoma dhe sot hyrjen e tyre në Greqi më viza turistike. Nuk duhet ta kishte bërë këtë pa biseduar dhe negociuar me shtetin shqiptar për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy shteteve. Hyrja pa viza e shqiptarëve në vendet e BE-së ishte dhurata më e mirë që mund të priste Shqipëria.

/Shekulli/Plarent Shehu/


Karta 10-vjeçare, Greqia ua anulon 20 mijë shqiptarëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi