Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Xhorxh Sorros: Fond për financimin e emigrantëve në Greqi

prej Wed 31 Oct 2012 - 16:41
Xhorxh Sorros: Fond për financimin e emigrantëve në Greqi Emigrantet
Për të përballuar çështjen e emigracionit në Greqi, Soros propozon krijimin e një fondi për ndërtimin e “shtëpive të solidaritetit” për refugjatët dhe emigrantët duke folur në një Forum të rëndësishëm për të ardhmen e Evropës. Fondi do të financohet nga vetë ai duke vënë një shumë të respektueshme parash, si dhe do jetë me seli në Suedi dhe lider i saj do të jetë Valenberg Raul.
Madje, citon alb-observer.com, për këtë nisëm të Sorors, kanë treguar interes të madh për të marrë pjesë dhe organizata dhe personalitete të ndryshëm nga Norvegjia.
“Qëllimi im është i dyfishtë -thotë z. Soros- së pari të tregojnë solidaritet Europianët për grekët dhe pastaj grekët për të huajt”.
Greqia është një “rob” e simfonisë së Dublinit që nuk i lejon të huajt të shkojnë drejtë vendeve të tjera evropiane.
Politika e BE-s për çështjen e kërkimit të azilit politik është shembur dhe Greqia në situatën e vështirë që gjendet, nuk mund të ndihmojë.
Qindra dhe mijëra refugjatë mbeten të paligjshëm dhe shumë të tjerë të pastrehë. Me paratë e Fondit do mundeshin të ndërtonin shtëpi solidariteti për këta njerëz ose të merreshin me qira ndërtesa të zbrazëta publike. Kështu mund ti vihej frena katastrofës humanitare të vazhdueshme…
Paratë do të shkojnë për financimin e shoqërive civile greke të cilat do ndihmojnë njerëz në nevojë si vendas dhe të huaj.
Këto organizata ,megjithatë nuk mund të zëvendësojnë për një kohë të gjatë ndërhyrjen shtetërore dhe atë evropiane./alb-observer.com/


Xhorxh Sorros: Fond për financimin e emigrantëve në Greqi Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi