Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Zbulohet muzika e përkryer për relaks, ja cila është Empty Zbulohet muzika e përkryer për relaks, ja cila është

Mon 5 Nov 2012 - 12:34
ANGLI- Shkëncëtarët britanik në bashkëpunim me British Academy of Sound Therapy kanë arritur të kompozojnë melodinë e përkryer për relaksim, e cila është më efikase se masazhi. Melodia është pagëzuar me emrin "Weightless", ndërsa rekomandohet që të mos dëgjohet gjatë kohës kur jemi duke udhëtuar, pasi trupi dhe truri ynë ndodhet totalisht në relaks.
Zbulohet muzika e përkryer për relaks, ja cila është Elclg7
Ekipi i shkencëtarëve dhe muzikantët kanë krijuar melodinë, e cila për shkak të toneve specifike, ritmeve, frekuencës dhe intervaleve çon deri te sinkronizmi i valëve të trurit dhe rrahjeve të zemrës, dhe me këtë deri te gjendja e relaksimit.

Hulumtimi është kryer në 40 femra ku secila prej tyre ka vërtetuar që "Weightless" relakson më shumë se shëtitja në natyrë, masazhi ose filxhani i çajit, dhe muzika e deritashme që ka shërbyer për relaksim., transmeton Koha.

“Weightless për momentin është më e mira nga të gjithë meloditë e testuara për relaksim. Incizimet e aktivitetit të trurit tregojnë që muzika vepron shumë fort në tru, jo vetëm në qendrat për dëgjim, por edhe në qendrat përgjegjëse për emocionet tona”, sqaron dr. David Leëis, një nga autoritetet kryesore britanike në fushën e stresit.
Melodinë e sipërpërmendur mund ta dëgjoni duke klikuar Linkun e meposhtem
http://soundcloud.com/emerson-hurtatis/marconi-union-weightless

/Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi