Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

A eshte struktura ne Cianjur me e vjeter se piramidat?  Empty A eshte struktura ne Cianjur me e vjeter se piramidat?

Thu 8 Nov 2012 - 11:52
A eshte struktura ne Cianjur me e vjeter se piramidat?  486303_528210167190409_287598187_n

Nje analize e koheve te fundit e datimit te karbonit nga nje Laborator Beta Analitik ne Miami, sapo kane pranuar si te verteta zbulimet e bera nga nje ekip; zbulime sipas te cilave nje strukture e bere nga dora e njeriut, e varrosur nen Malin Padang ne Cianjur, West Java, eshte me e vjeter se piramida Giza.
Rezultatet e testeve nga Laboratori ne Miami tregojne qe strukuta mund te datojne qe nga viti 14.000 Pr.E.S. apo edhe me pare. Laboratori perdori mostra rere, dheu dhe qymyr druri te gjetura ne nje thellesi ndermjet 3 dhe 12 metra nen siperfaqen e malit. Piramidat Giza jane ndertuar rreth viteve 2500 Pr.E.S. “Analizat e Laboratorit ne Miami I hoqen te gjitha dyshimet e krijuara nga nje testi meparshem e bere nga National Nuclear Agency. Nuk ka me asnje dyshim qe struktura nen Malin Padang eshte me e vjeter se piramida Giza.” – gjeologu dhe pjesetari i ekuipazhit te kerkimit ne Malin Padang, Budianto Ontowirjo tha.
Nje grup kerkuesish, vendosen te benin nje studim ne lidhje me strukturen antike te varrosur nen Malin Padang ne fillim te ketij viti. Andi nje prej drejtuesve te kerkimit mendon se Indonezia ka qene e banuar nga njerez me teknologji te sofistikuar pasi ai gjeti shume te dhena nen token dhe detin rreth Sumatra, Java dhe Bali. Presidenti Yodhoyono ka dhene suportin e tij ne kete projekt. Ne shkurt, grupi pulikoi gjetjet e tij, duke deklaruar qe kjo strukture mund te ndryshoje komplet historine e vendit. Historia e Indonezise mund te filloje perpara vitit 4 P.E.S. “Nese struktura nen malin eshte ndertuar ne menyre natyrore, atehere mosha e treguar nga procesi i datimit te karbonit do te ishte shume me i madh.” – tha Budianto.
“Cdo material natyror i varrosur ndermjet tre dhe dymbedhjete metra nen siperfaqe do te dduhet te ishte i nej moshe prej biliona vjetesh.” – tha Budianto. Fakti qe materiali nen Malin Padang eshte relativisht i ri tregon qe me shume mundesi eshte i bere nga dora e njeriut. Pervec ketyre rezultateve, Budianto dhe koleget e tij kane deklaruar gjithashtu qe ata kane zbuluar te dhena te jtera konkrete per te treguar qe njerezit prehistorike mund te kene ndertuar strukturen ne mal.
“Ne kemi gjetur motive ne formen e kthetrave te tigrave qe jane te gdhendura neper guret atje. Gjithashtu ne dyshojme qe ka shkronja qe jane perdorur per te vene shenja neper guret.” – tha ai. Me heret gjate ketij viti, kerkimet fillestare u perplasen me kritika dhe kundershtime nga nje grup i madh me gjeologe dhe arkeologe.
Aktivistet e kane quajtur gjithashtu projektin nje shperdorim te buxhetit te shtetit pasi deri dani shpenzimet per projektin kane qene te shumta. Gjithashtu eshte shprehur edhe shqetesimi se ky kerkim do te mund te demtonte ekosistemin rreth malit Padang. Nderkohe arkeologu Ali Akbar i Universitetit te Indonezise ka thene qe ishte shume e papjekur qe te arrihej aq shpejt ne perfundimin qe struktura te ishte e bere nga dora e njeriut. Ali tha qe perpara se te arrihej ne konkluzione te tilla, ekipi duhet te filloje nje project germimi masiv per te zbuluar te gjithe strukturen qe ndodhet nen mal. Megjithate, te dhenat e hershme tregojne qe struktura meshume mundesi eshte bere nga dora e njeriut. “Jane gjetur ne vend blloqe guresh te vendosur me kujdes tre metra nen toke. Mendoj se nuk jane aty ne menyre natyrore rastesore.” – tha Ali.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi