Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pasiguria, arsyeja që prindërit ua lënë celularin fëmijëve

prej Fri 9 Nov 2012 - 14:08
Bledar Bendo: “Nëprmjet celularit kontrrolloj më lehtë veprimet e fëmijës tim. E marr në telefon në rastet kur pezullohet një orë mësimi, apo kur mësuesit kanë mbledhje”

Emanuela Sako

-Përdorimi i celularit është kthyer në një domosdoshmëri edhe tek fëmijët e vegjël. Megjithëse shpeshherë është diskutuar nga psikologët se prania e celularit tek fëmijët shkakton probleme me shpërqëndrimin, apo mund ta vërë atë në rrezik nga persona të huaj, prindërit mendojnë se mbajtja e celularit nga fëmijët është kthyer në nevojë. Bledar Bendo është prind i një djali që është në klasën e katërt. Ai na tregon se djali i tij mban celular, pasi kjo i jep siguri atij si prind. Ndërsa na jep argumente të ndryshme se përse i nevojitet fëmijës ky celular. Bledari shprehet se ai do të jetë sa më pranë fëmijës në momentin që ai përfundon orët mësimore, apo kur mësuesit kanë mbledhje, apo shtyrje të orëve të mësimit etj. Prandaj, nëpërmjet celularit djali i tij bën zilë dhe ai e merr në telefon për ta marrë në shtëpi. “Unë kam 3 vite që i kam lënë në përdorim celularin djalit tim. Arsyeja është se dua ta di se kur mbaron mësimin dhe nëse është mirë nga gjendja shëndetësore apo ndonjë gjë tjetër që mund t’i dalë gjatë rrugës. Kemi rënë dakord që nëse ai mbaron më shpejt mësimin se sa orari i përcaktuar, atëherë duhet të më bëjë zile dhe unë shkoj ta marr dhe ta sjell në shtëpi”,-shprehet Bledari.

Siguria

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare shprehen se përdorimi i celularit në orën e mësimit është i ndaluar. Asnjë nxënës nuk duhet që të mbajë të hapur celularin. Në rast të ndonjë vonese, mësuesit komunikojnë me prindërit. Mësuesja Jolanda Çiçi, pranë shkollës, “Edith Durham”, shprehet për “Shekullin” se nxënësit janë të sigurtë dhe nuk kanë nevojë për mbajtjen e celularit. Por, duket se meraku i prindërve është tepër i madhe dhe ata i pajisin fëmijët me celularë. Ndërkohë që, Jolanda Çiçi, tregon se mbajtja e celularit në orën e mësimit sjell shpërqendrim dhe për këtë, mësuesit i kanë vënë në dijeni. Prindi Bledar Bendo, shprehet se celulari i jep më tepër siguri për fëmijën dhe më tepër kontroll. “Në momentin që kontrolloj orën se kur duhet që djali të kishte përfunduar mësimin dhe celulari nuk është hapur, shkoj menjëherë pranë shkollës për të parë se çfarë ka ndodhur. Përveç dëshirës për të kontrolluar fëmijën, celulari kthehet edhe në një mani”,- tregon Bledari.

Përdorimi

Shpeshherë është diskutuar se celulari paraqet rrezikshmëri për fëmijët, për shkak të kontaktit telefonik që mund të kenë me persona të huaj, qoftë edhe rastësisht. Kjo gjë pranohet edhe nga vetë prindërit. Për këtë çështje, Bledari shprehet se: “Frika e kontaktit telefonik me persona të huaj ekziston, por unë mundohem ta pyes dhe të kontrrolloj thirrjet në mënyrë që të mos vë në rrezik jetën e fëmijës”.

Përdorimi

Celulari duhet të përdoret në moshën 10-vjeçare?


Diskutimi se në çfarë moshe fëmijët duhet të mbajnë celularin është i hapur. Shumica e studiuesve dhe mjekëve thonë se fëmijët duhet të mbajnë celularin në adoleshencë. Por në të vërtetë, në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtualë? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. Neë York Times pak kohë më parë, ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshen sot prindërit. Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter etj. Por, çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj. Prandaj, në studim thuhet se fëmijët duhet të përdorin celularin mbi moshën 10-vjeçare.

Jolanda Çiçi: “Mësuesit njoftojnë prindërit për çdo vonesë”

Për përdorimin e celularit në shkollat fillore, pyesim mësuesen e shkollës 9-vjeçare, “Edith Durham”, Jolanda Çiçi, e cila na tregon se nuk lejohet mbajtja e celularit në shkolla. Ajo shprehet se në çdo rast problemesh apo mbledhjesh, mësuesit njoftojnë prindërit. A lejohet mbajtja e celularit në shkolla? Përdorimi i celularit në shkolla nuk lejohet. Asnjë nxënës nuk e mban celularin hapur në orën e mësimit. A ka nxënës që janë të pajisur me celular? Mund të ketë nxënës që mbajnë celular, por ata e përdorin pasi mbarojnë mësimin. Nxënësit komunikojnë me prindërit, për t’i marrë në shtëpi. Prindërit ua lejojnë mbajtjen e celularit për arsye sigurie. Në rast se fëmijët do ta mbanin në orën e mësimit, atëherë ata do të shpërqendroheshin. A është e domosdoshme për fëmijët përdorimi i telefonit? Kjo është zgjedhje e prindërve. Për vetë moshën e tyre të vogël, ne kemi marrë të gjithë numrat e prindërve dhe për çdo lloj problemi i kontaktojmë me telefon.

Problemet që shkakton celulari tek të vegjlit

Përdorimi i celularit shkakton probleme të ndryshme tek të vegjlit. Fëmijët bëhen më të tërhequr ndaj celularit se sa ndaj mësimeve. Ata parapëlqejnë të komunikojnë si të rriturit në telefon dhe anashkalojnë detyrat e tyre si fëmijë. Gjithashtu, mësuesit thonë se mbajtja e celularit në shkolla, sidomos në orën e mësimit, sjell shpërqëndrim të nxënësve. Sidomos zilja e tij, do të shpërqendronte gjithë klasën dhe jo vetëm fëmijët. Nga ana tjetër, celulari mund të sillte që fëmijët të binin pre e ndonjë mashtrimi, nga kontakti që mund të kenë me persona të huaj, të cilët duan të përfitojnë nga mosha e vogël. Përveç problemeve, përdorimi i celularit tek fëmijët ka edhe efekte pozitive. Pozitiv është fakti i mbajtjes nën kontrroll nga ana e prindërve, ashtu siç është rasti që përmendëm më sipër, që prindërit ndihen më të plotësuar kur fëmija i tyre ka një mundësi kontakti virtual me ta.


Pasiguria, arsyeja që prindërit ua lënë celularin fëmijëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Pasiguria, arsyeja që prindërit ua lënë celularin fëmijëve

prej Fri 9 Nov 2012 - 18:51
do shtoja ketu dhe rrezikun qe paraqet kontakti i hapur i femijeve ne rrezatimin e valeve e celularit.Gjithashtu ndoshta konsiderojme se e kemi femijen larg nje zile,por nga anja tjeter po ta mendojme perdorimi i celelarit i ben femijet te ndihen si te rritur ,dicka qe fsheh reziqe sesi mund te rreagojne ne situata te ndryshme
Sa me vone celular per femijet aq me mire
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

default Re: Pasiguria, arsyeja që prindërit ua lënë celularin fëmijëve

prej Fri 9 Nov 2012 - 19:31
Femijes edhe nese i jep celulare apo edhe ti vendosesh bodyguard nga pas nuk ia gjen dot vendndodhjen ,jane shume te zgjuar per genjeshtra.
P.sh.Nese nje femije i ke dhene celular ,pervecese do shqetesoje zyshen ne oren e mesimit,nese e merr prindi ne tel.dhe i thote ku je atehere ai do ti thote se jam ne shkolle edhe ne qofte se nuk do ishte atje,prindi detyrimisht do ta besoje se ka nje fare besimi ......shkurt fare doja te thoja qe femijet jane te tmerrshem fare dhe e keqperdor besimin qe i jep prindi............


Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Te puthësh në errësirë, të flesh në diell,të hash në qetësi,ja tri budallallëqe.

Life is to short so....KISS slowly,LAUGH insanely,LOVE truly and FORGIVE quickly...
Love doesn't need to be perfect...It just need to be true...
Happiness is a journey...not a destination....
I love it when you hug me ...It's the best feeling in the world..
Hearts will never be practical until they are made unbreakable...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Pasiguria, arsyeja që prindërit ua lënë celularin fëmijëve

prej Fri 16 Nov 2012 - 16:25
celularet per femije nuk preferohen,vetem se femijet jane bere telashe ne shume familje
Sponsored content

default Re: Pasiguria, arsyeja që prindërit ua lënë celularin fëmijëve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi