Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Poradeci me pikturën e rinisë dhe zërin e pleqërisë Empty Poradeci me pikturën e rinisë dhe zërin e pleqërisë

Sat 10 Nov 2012 - 0:15
Koleksioni i pikturave dhe vizatimeve të Lasgush Poradecit ekspozohet pranë shtëpisë së tij. Në 25-vjetorin e vdekjes botohet edhe letërkëmbimi me Asdrenin. Vizitorët mund të dëgjojnë zërin e poetit, i vetmi regjistrim që ruajnë të bijat
Poradeci me pikturën e rinisë dhe zërin e pleqërisë Poradeci%201
Koleksioni i pikturave dhe vizatimeve të Lasgush Poradecit (27 dhjetor 1899-12 nëntor 1987) familja e kishte bërë të ditur dhe prezantuar për pak orë rreth viteve dymijë. Sot ekspozohet i plotë në një mjedis në Rrugën “Asdreni” në Tiranë ku ka jetuar poeti. Shumica e telajove me ngjyra në vaj dhe vizatimet, rreth 53, i përkasin viteve të rinisë, viteve 20 kur studionte në Akademinë e Arteve në Bukuresht. Ngaqë nuk është parë dhe as trajtuar si një kolek sion i mirëfilltë (“Lasgushi nuk ishte piktor”, thuhet në këtë rast), ka disa telajo që paraqiten vërtet të dëmtuara, nga të viteve ’20 kur Poradeci “provoi dashuritë më të forta të rinisë”. E përgatitur nga e bija Maria Gusho, ekspozita ka marrë titullin e poezisë “Të ritë e viteve të mi”, vargjet e hyrëse dhe mbyllëse të së cilës thonë: Të ritë e viteve të mi, M’a fryri fati zall më zall: Sesi çkëlqenjë në stoli Kur më pat zën’ i pari mall! Nër zemërime ku po qaj Vjen lajm i ri plot ëmbëlsi, Pa më mbush n’emërin e saj Me drit’ e me përjetësi. Portretet femërore në tablotë “Dy cicat që tronditën botën”, “Vajza me sytë me gjak”, janë të këtij kulmi të shprehuri me figurë, më 1922-’24. Qysh në moshën 16-vjeçare kishte filluar të ushtrohej në vizatim si autodidakt.
Poradeci me pikturën e rinisë dhe zërin e pleqërisë Poradeci%202
Është me interes tek ky koleksion një nga punët më të hershme, realizimi i një kapaku libri: “Vjersha të vjetra prej Lasgush Poradecit”, kapak libri, Poradec, Manastir- Athinë 1914-‘17, Llazar Gusho”. Në vitin 1924 ai merr një bursë nga qeveria e Nolit dhe niset në Grac për të studiuar filologji romano-gjermanike. Vazhdon të pikturojë e vizatojë. Realizon “Bet’hoven”, “Portreti i Krishtit”, “Portret i Stanisllavës” me nënshkrimin “Stanislava kur e putha në llërë, 1937”, skicat “Eqrem Çabej duke pirë cigare” (Grac 1927), “Autoportret”. Janë portretet në miniaturë me laps plumbi të Zef Skiroit, Aleks Çaçit, Gjergj Tashkos, Loni Naçit, arkimandritit Visarion Xhuvani, grafika e Asdrenit. Te radhën e këtyre është portreti i Zafira Megas, ose Lula (ndoshta me origjinë greke për të cilën Maria është shprehur se “i ati e ka dashur fort”). Poradeci poet me vëllimet “Vallja e yjeve” (1933) dhe “Ylli i Zemrës” (1937) qëndron në kufijtë kohorë të Poradecit piktor e vizatues. Peizazhet e qyteteve e monumenteve, të natyrës realiste vijnë pas viteve 40. Nga më të vonat është “Portret i pambaruar i Maries”,
Poradeci me pikturën e rinisë dhe zërin e pleqërisë Poradeci%203
i të bijës i vitit 1982. Kështu përkujtohet Lasgush Poradeci në 25-vjetorin e vdekjes. Salla e ekspozimit është në katin e parë të një pallati i ndërtuar vitet e fundit në tokën e shtëpisë ku ka jetuar poeti. Hapet sot, ora 17.00, me pjesëmarrjen e Ministrit të Kulturës Aldo Bumçi.

Para vdekjes

Lasgush Poradeci pati vdekje natyrale, vdekje nga pleqëria, më 12 nëntor 1987. Kishte kapërcyer treçerekshekulli. Fjalët rutinë ishin “Më ngrini, më ngrini, dua të ngrihem”. Të fundit ishin fjalët që i tha të bijës: “Kostandinë, bijë e babkës, edhe po të vdes trupin tim të vdekur ta shpini në Poradec, të më varrosni pranë Nafijes.” Pasi heshti një copë herë vazhdoi: “Po a ke lekë ti bijë e babkës të më shpiesh deri në Poradec të vdekur?” Këto fjalë kujton Maria në ditën e ikjes nga kjo jetë të të atit. Ajo tregon se si 6 muaj para vdekjes ai këndonte arien e Lolës nga “Cavaleria Rusticana”. “Ai i kishte mbyllur punët e tij të gjitha, ndaj nuk e ndjente vdekjen”, thotë Maria.

Po Cuci? Qeni të cilin poeti e qau me gjithë të bijat me lot njeriu, kishte vdekur një vit para tij. Cucin e futën në “varkë”. “Mbyllini penxheret! Po e morën vesh se po qajmë një qen do na marrin për budallenj”, kishte thënë poeti. Dhe Cuci ishte qarë siç i ka hije një qeni që e çoi nga fillimi në fund jetën 14-vjeçare pranë poetit, ndër më mitikët e letërsisë shqipe.

Zëri

Në dhomën ku ekspozohen pikturat dhe vizatimet, është krijuar një kënd me poltrona nga të shtëpisë së vjetër të poetit. Nga magnetofoni në një qoshe vjen zëri i Lasgushit 80-vjeçar: “Nuk pushtohet as nuk robërohet kurrë një popull pa u mbytur pa u shojtur më parë letërsia, artet, shkenca kultura etnike. Popullit tonë më të lashtit në Evropë, pasardhësit të pellazgëve dodonas i kanë dalë zotë pishtarë të panumërt të fjalës së bukur së shkruar shqipe. Në përleshjen heroike me shtypësit ranë dëshmorë humanistët tanë të mëdhenj Pjetër Budi, Todër Haxhifilipi, Marko Boçari, Naum Veqilharxhi, ranë Anastas Kullurioti Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Shtjefën Gjeçovi, Asim Vokshi, Qemal Stafa… janë dëshmi pa mort e kulturës mijëravjeçare arbërore dhe të luftës së saj për liri, barazi, tokë, drejtësi. Ju uroj të gjithëve mbarësi, ua shpërblefsha në të mira.” Zëri është i qartë, mendimi disi fragmentar. Është i vetmi material me zë që ekziston në arkivin e familjes. Ky fragment është shkëputur nga fjala përshëndetëse që ai ka mbajtur në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në vitin 1980 me rastin e 80-vjetorit. Regjistrimi është nxjerrë nga arkivi i Radios Televizionit Shqiptar.

Letërkëmbimi

Korrespondencë: Lasgush Poradeci-Asdreni” përbën veprën V të Lasgush Poradecit për të cilën është shfrytëzuar arkivi personal i autorit. Ata i shkruajnë njëri-tjetrit ndërmjet viteve 1925-1938. Asdreni ndodhej në Bukuresht, Poradeci në Grac. Aty flitet për letërsinë, për problemet që shoqërojnë bursistin, për ndihmën e madhe të Asdrenit për çka Poradeci i mbeti përherë mirënjohës. Këtu është rimarrë “çështja e himnit kombëtar”, shkruar nga Asdreni dhe bëhet një krahasim me himnin rumun.

Elsa Demo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi