Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Horoskopi javor .....ketu

Sun 11 Nov 2012 - 12:12
Parashikimi per 12/11- 18/11

Dashi
Shumica e personave të kësaj shenje do të qëndrojnë shumë mirë në planin afarist dhe financiar. Në mesin e tyre ka edhe të tillë që nuk do të jenë të kënaqur me situatën aktuale, sepse konsiderojnë se gjithmonë mund të arrijnë edhe më shumë.

Demi
Dashuria është ajo që ju bën më të lumtur, ndaj kënaquni me të. Edhe pse personi juaj i dashur ka karakter krejtësisht të kundërt me tuajin, mbase pikërisht aty është magjia e lidhjes suaj të lumtur.

Binjaket
Këtë javë do të keni deshire te madhe për punë. Do t'ju hapen dyert drejt suksesit, duke pasur parasysh se keni një ide të shkëlqyer per biznesin. Ne shumicën e kërkesave tuaja do t'ju përkrahin bashkëpunëtorët.

Gaforrja
Eshtë koha kur mund të zbuloni se kush është me ju dhe kush po jua punon pas shpine. Jeni të sigurt se nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen tuaj, sepse ajo parashikohet e mire.

Luani
Në jetën tuaj dashurore do të kthehet një person nga e kaluara juaj. Kjo ngjarje aq sa do t'ju gëzojë edhe do t'ju frikësojë. Mund te linde deshira per të filluar gjithcka nga e para, por dicka ju pengon.

Virgjeresha
Do të hyni në një periudhë të rendesishme financiare. Shfrytëzojini cdo gjë që ju dhurojnë yjet. Në planin financiar do të jeni më të kënaqur sesa keni qenë disa muaj më parë, ndaj problemet do ti lini pas.

Peshorja
Shumë persona do të kenë dëshirë të jenë sa më afër jush. Por, të rrallë do të jenë ata të cilët do te kene fatin që pranë vetes të kenë një person të tillë që do ti dashurojë.

Akrepi
Nëse vëreni se dikush ju dashuron vetëm për shkak të pasurisë, beni mire ta largoni sa me shpejt nga jeta juaj. Ata të cilët janë në lidhje të gjatë dashurore, do të realizojnë dëshirat që i kanë ëndërruar prej një kohe të gjatë.

Shigjetari
Një ngjarje që ju ka ndodhur nuk do t'ju lejojë që të jeni të përqendruar. Në punë do të keni luhatje, por për këtë nuk jeni vetëm ju fajtor. Perpiquni ti shmangeni ne maksimum mosmarreveshjeve.

Bricjapi
Do të shkëlqeni në planin emocional, ndaj të gjithë ata persona që janë afër jush do ti bëni për vete. Te partneri do të shkaktoni një xhelozi të vogël. Nëse nuk do të jetë fjala për xhelozi, atëherë do të jetë fjala për kryenecisi të dyanshme.

Ujori
Në planin ekonomik do të keni një bashkëpunim të shkëlqyer me bashkëpunëtorët. Ata do të jenë të kënaqur me ju, meqë jeni të gatshëm ti ndihmoni nekohe te veshtira.

Peshqit
Për shumicën e personave të kësaj shenje dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre. Do të jeni në përqafim të personit të dashur. Shijojeni kete dite te bukur.


Edituar për herë të fundit nga Ariana në Fri 8 Feb 2013 - 18:34, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Drejteshkrim !)
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Wed 23 Jan 2013 - 10:37
Horoskopi javor 21 janar deri 27 janar 2013

Dashi
Nese filloni te mbani me shume pergjegjesi per veprimet qe beni jeta ne cift do jete me e mire gjate kesaj dite. Nese tregoheni kokeforte do keni mosmarreveshje te medha. Beqaret duhet te pergatiten per emocione te njepasnjeshme. Dikush do ua beje diten te mrekullueshme. Problemet finciare me ne fund do te barojne. Nga fundi i javes do arrini te shpenzoni me teper per ato qe iu duhen. Marsi do iu ndihmoje te keni nje shendet me te mire. Edhe shqetesimet qe keni pasur ditet e fundit do te zhduken. Ne planin profesional duhet te respektoni ne menyre strikte te gjitha detyrat qe iu jane dhene. Vetem keshtu do keni sukses. Ne familje tregohuni me diplomate.

Demi
Mjedisi yjor do jete i ndezur kete jave per ciftet. Mund te lindin mosmarreveshje te shumta me partnerin, perfundimi i te cilave ende nuk dihet. Mos u tregoni kokeforte dhe mundohuni te toleroni nga pak. Jeta sentimentale e beqreve do jete e kenaqshme. Ka shume gjasa qe pasioni t’i pushtoje te gjithe. Financat do jene me te mira sesa ju i kishit menduar. Fati do jete ne anen tuaj dhe buxheti do periresohet. Kujdesuni me teper per higjienen nese doni te keni shendet me te mire. Nje diete e lehte dhe disa momente clodhjeje do iu benin mire. Ne pune duhet te perpiqeni shume per te arritur atje ku deshironi. Me pak perqendrim dhe vendosmeri do ia dilni. Familja mire.

Binjaket
Marredhenia me partnerin ka rrezik te jete e tensionuar gjate kesaj jave. Do debatoni fort me te per gjithcka dhe do doni te dale gjithmone e juaja. Beqaret nuk e gjejne serish shpirtin binjak dhe per kete do e humbin besimin tek vetja. Financat mund te jene te nderlikuara prandaj shmangni sa te mundni shpenzimet e medha. Shendeti nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Do keni dhumbje dhembesh apo edhe dhimbje shpine. Shkoni beni nje vizite tek mjeku pa qene shume vone. Ne jeten profesionale duhet te beni kudjes. Do perballeni me shume sfida dhe pengesa keshtu qe mendohuni mire para se te hidhni ndonje hap. Ne familje nuk do kete probleme.

Gaforrja
Nga njera ane do kerkoni qendrueshmeri, por nga ana tjeter do iu pelqejne edhe aventurat kalimtare ne jeten ne cift. Mos e teproni me flirtimet sepse partneri do iu braktise shume shpejt. Nese jeni ne kerkim te shpirtit binjak duhet ta hiqni turpin dhe te shfrytezoni cdo mundesi qe do iu jepet per takime. Ne planin financiar fati do jete ne anen tuaj. Megjihate mire do ishte te mos abuzonit me shpenzimet. Shendeti ne pergjithesi do jete i mire edhe pse shpeshhere mund te beheni nervoze. Ne pune ka shume mundesi te nisni nje projekt qe e keni pasur shume per zemer. Nese tregoheni kembengukes do aririni shume shpejt tek objektivi final. Ne familje do kete konflikte.

Luani
Tregohuni sa me vigjilente gjate kesaj jave ju qe jeni ne cift sepse perndryshe do perballeni me shume veshtiresi. Partnerit do i ngelet qejfi shpejt nese ju nuk i kushtoni vemendjen e duhur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve sepse vetem keshtu do mund te gjejne personin qe iu pershtatet. Ne planin financiar duhet me shume maturi se kurre me pare. Vetem ne kete menyre do shmangnit problemet serioze. Shendeti do ndikohet mjaft nga dy planete. Do jeni ne forme te shkelqyer dhe nuk do keni as shqetesimin me te vogel. Ne pune gjerat do ndjekin rrjedhen e duhur edhe pse ju nuk do beni shume perpjekje. me familjaret do debatoni ashper.

Virgjeresha
Jeta sentimentale e cifteve nuk do shkoje shume mire gjate kesaj dite. Mos e ngrini zerin dhe lereni tjetrin te shprehet lirisht. Nese beqaret do dine te tregohen te matur dhe do perfitojne nga takimet mund ta gjejne shpirtin binjak. Do i keni te gjitha mundesite keshtu qe mos i humbni kot. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive dhe te shpenzoni pa u menduar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jete e mire. Edhe ata qe kane pasur shqetesime me melcine apo veshkat do ndihen me te qete. Jeta profesionale do shkoje me se miri. Pak nga pak do filloni te hidhni hapa drejt suksesit. Kujdesuni pak me teper per pjesetaret e familjes. Ata kane nevoje per ju.

Peshorja
Nese beni disa perpjekje per t’u treguar me tolerante ne cift do kaloni dite edhe me te bukura e emocionuese. Sinqeriteti gjithashtu duhet te mbizoteroje gjate gjithe kohes. Beqaret do tregohen paksa impulsive dhe fale kesaj mund te bejne gabime te pafalshme. Kujdes! Ne plani financiar nuk do iu paraprije fati. Per me teper do iu duhet te beni edhe disa shpenzime urgjente. Shendeti nuk do kete probleme keshtu qe nuk do keni per cfare te qaheni. Ushqehuni mire dhe mbrohuni nga i ftohti. Kujdes mos rreshqisni mbi lekuren e bananes ne planin profesional sepse pastaj do e keni te veshtire te coheni. Familja do jete e qete dhe do iu mbeshtese ne cdo fushe.

Akrepi
Problemet qe keni pasur nje jave me pare me partnerin tuaj do e keni te veshtire t’i rregulloni edhe kete jave. Nuk do jeni aspak realiste dhe te kuptueshem. Priten takime mbreselenese per beqaret. Ka shume gjasa te zbuloni personin qe keni enderruar gjithe kohes. Financat do jene paksa te lekundura sepse do shpenzoni me teper sesa duhet per te blere disa gjera per shtepine. Ndryshimet e temperaturave nuk do kene asnje ndikim tek shendeti juaj. Do keni rezistence te mire fizike. Ne pune do ndermerrni projekte te rendesishme dhe do iua tregoni te gjitheve aftesite qe keni. Nese doni mund edhe te bashkepunoni me koleget. Me familjaret mos u tregoni te nxituar.

Shigjetari
Partneri nuk do iu kushtoje shume kohe gjate kesaj jave dhe kjo do iu merzite pa mase. Do kaloni dite plot debate dhe mosmarreveshje. Beqaret nuk do kene ndryshime te statusit as kete periudhe, megjithate takime dhe flirtime do kete. Ne planin financiar mund te filloni edhe projekte te rendesishme duke qene se situata do jete e stabilizuar. Yjet keshillojne nje regjim me te mire ushqimor per te pasur nje shendet me te qendrueshem. Ju mundeni. Pune ne fillim te javes do ece si duhet por me pas mund te dalin disa veshtiresi. Tregohuni me te vendosur dhe mos e leshoni veten shpejt. Klima ne jeten familjare do jete mjaft e ngrohte.

Bricjapi
Kete jave do i keni te gjitha mundesite per ta permiresuar jeten ne cift. Ambienti do jete i ngrohte dhe bashkepunimi do te perforcohet me teper. Beqaret do e kene te lehte te kene takime dhe te joshin, por do e kene po aq te veshtire te zgjedhin personin e duhur. Mendohuni mire! Ne planin financiar perspektivat priten te jene te mira. Do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve. Shendeti nuk do jete ashtu si duhet. Nese keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet konsumoni me teper portokaj. Ne pune do jeni shume te frymezuar dhe ka mundesi te arrini te realizoni nje nga objektivat kryesore qe do i vini vetes. Marredhenia me familjaret do jete shume e mire.

Ujori
Lidhja juaj ka do jete shume e mire gjate kesaj jave. Mos degjoni per asnje moment ato qe iu thone te tjeret sespe ne kete rast do lindnin probleme. Beqaret nuk duhet te ekrkojne personin perfekt sepse ai nuk ekziston, Perfitoni sa te mundni nga mundesite qe do iu jepen per takime. Per shkak te disa shpenzimeve te papritura qe do iu duhet te beni, financat do pesojne disa tronditje. Merrni masa sa me shpejt. Shendeti nuk do jete shqetesues eshe pse mund te keni pak dhimbje koke ne disa dite. Gjithcka do vije si pasoje e lodhjes. Ne pue do filloni projekte te rendesishme te cilat me shume gjasa do iu sjellin suksesin e kerkuar. Familja do jete mbeshtetje e forte ne cdo fushe.

Peshqit
Dashuria e cifteve do jete e paqendrueshme gjate kesaj jave. Ne fillim do keni zenka, por shume shpejt do vijne edhe pajtimet. Mos u alarmoni dhe mos merrni vedime te nxituara. Takimet per beqaret do jene te shumta, por vetem per nje person zemra do filloje t’iu rrahe fort. Gjithsesi mos u rrembeni nga ndjenjat por mendohuni mire para se te veproni. Financiarisht mund te perballeni me veshtiresi. Tregohuni sa me te kujdesshem me shpenzimet. Per shendet me te mire dhe per te mos pasur shqetesime kujdesuni per veten dhe beni kontrolle tek mjeku. Alergjiket duhet te ruhen me shume se te tjeret. Planetet do influencojne pozitivisht tek jeta profesionale dhe iu ndihmojne te gjeni zgjidhje per problemet qe keni pasur. familja nuk do kete probleme.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Mon 4 Feb 2013 - 19:22
Java: 4-10 shkurt 2013

Dashi
Jeta ne cift do jete e bukur gjate kesaj jave. Se bashku me partnerin do tregoheni te gatshem te tentoni gjera te reja ne menyre qe ta largoni rutinen. Beqaret do kerkojne nje lidhje te qendrueshme dhe jo aventura kalimtare. Nuk do jeni me shume fat. Nese doni te kryeni transaksione, prisni ditet e fundit te javes. Ditet e para situata do jete me delikate. Shendeti, fale ndikimit pozitiv te yjeve do jete i mire. Do i kaloni edhe ato probleme qe keni pasur. Ne pune do jete periudhe e veshtire per gjeografet, matematicienet dhe tekniket. Te tjeret nuk do kene veshtiresi te medha. Me familjen duhet te tregoheni pak me te kujdesshem dhe t’iu kushtoni vemendje.

Demi
Gjithcka do ece per mrekulli kete jave ne jeten tuaj ne cift. Nuk do konfliktoheni per asgje me partnerin dhe te dy do tregoheni me tolerante. Beqaret do kene mundesi per takime, por nuk do jene te sigurte nese do duan apo jo te krijojne nje lidhje. Mos u nxitoni, merrni kohen e duhur per te reflektuar. Financat duhen menaxhuar me shume kujdes. Edhe pse dikush mund t’iu jape disa para, kjo nuk do te thote qe t’i shpenzoni menjehere. Shendeti ne pergjithesi do jete problematik. Do jeni nervoze dhe stresi do lere pasojat e veta. Ne pune do iu behen propozime interesante nga te cilat duhet te perfitoni. Ne familje do mbizoteroje harmonia.

Binjaket
Mos u tregoni kapricoze gjate kesaj jave ne jeten tuaj ne cift. Nuk jeni me nje femije qe duhet t’ua plotesojne tekat. Nga ana tjeter duhet te mbani me teper pergjegjesi per sjelljen tuaj. Beqaret duhet te degjojne me shume zemren sesa arsyen. Tregohuni te sinqerte me ata qe do takoni. Ne planin financiar do kete disa tronditje, per shkak se do shpenzoni jashtezakonisht shume. Kujdes! Shendeti do jete pergjithesisht me i qendrueshem se nje jave me pare. Do keni rezistence fizike dhe morale. Ne pune, Dielli do iu nxite te tregoheni me te vemendshem dhe te mos dorezoheni lehte para veshtiresive qe do iu dalin. Familja mire.

Gaforrja
Mos u ankoni nese partneri ankohet per sjelljen tuaj gjate kesaj jave. Do i beni skena te shumta xhelozie dhe nuk do e lini asnje minute te qendrojne me miqte. Ky do jete nje gabim. Beqaret do benin mire te tregoheshin sa me realiste dhe te mos enderroni me shume sesa duhet. Ne planin financiar duhet te shmangni transaksionet financiare epse situata nuk do jete e qendrueshme. Shendeti do jete me delikat se javen e kaluar. Mund te keni probleme me qarkullimin e gjakut, prandaj duhet te beni pak me teper aktivitet fizik dhe te ushqeheni si duhet. Ne pune do hidhni goxha hapa para dhe do arrini afer qellimit final. Familja nuk do kete nje periudhe te qete.

Luani
Nese tregoheni agresive me partnerin ditet e para te javes, ka rrezik qe atmosfera te nxehet edhe me shume ne ditet e fundit. Ai do iu kritikoje shume dhe mund te vendose t’iu qendroje larg. Beqaret jo vetem qe do kene takime, por mund te ndryshojne shume shpejt edhe statusin. Situata financiare do jete pergjithesisht e mire. Nuk do keni asnje veshtiresi. Shendeti do kete permiresime te medha. Nuk do ndiheni me te fryre dhe nuk do keni probleme me stomakun. Ne pune edhe pse do e keni te veshtire te punoni ne ekip, duhet te mundoheni sepse perndryshe nuk mund t’ia dilni dot. Me familjaret do ia kaloni per mrekulli.

Virgjeresha
Kjo jave do jete e mire per te dashuruarit. Perfitoni per te zgjidhur disa probleme te hershme qe keni pasur. Beqaret do jene sharmante dhe do tregohen te gatshem per te nisur aventura. Nese doni qe financat te jene te qendrueshme shmangni shpenzimet e tejskajshme dhe mos jepni asnje para hua. Shendeti nuk do kete probleme shqetesuese, por dhimbja e kokes dhe shpines do ndihet here pas here. Pini ndonje qetesues, por mos e teproni ne asnje menyre. Ne pune do jete periudhe e ngarkuar. Do iu duhet te sakrifikoni shume per te arritur qellimin. Kure te merrni rezultatet do thoni qe ia vlejti. Me familjaret duhet te tregoheni pak me tolerante.

Peshorja
Ndikimi i madh i Plutonit do e perkeqesoje marredhenien ndermjet jush dhe partnerit tuaj. Here do beheni xheloze dhe here shume strikte. Mos i kaloni limitet! Beqaret nuk do kene fat e dashuri edhe pse nuk do lene gur pa levizur. Prisni momentin e duhur. Financat do jene me te mire sesa ju mendonit. Beni investimet qe keni menduar dhe hiqni disa lek menjane per me vone. Shendeti nuk do jete problematik. Ata qe mendojne se jane mbi peshe mund te fillojne ndonje diete te lehte. Ne pune tregohuni te kujdesshem kur flisni. Disa kolege mund te jene spiune dhe do iu prishin pune. Mos iu besoni te gjitheve. Familja do kete nje jave normale.

Akrepi
Gjate kesaj jave do keni me shume nevoje se kurre per siguri dhe ngrohtesi ne jeten tuaj ne cigft. Flisni me teper me parterin dhe tregohuni sa me te hapur. Per beqaret, Merkuri do jete planeti me i favorshem. Mundesite per takime nuk do mungojne, por duhet te beni disa seleksionime. Ne planin financiar duhet te beni kujdes mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi. Shendeti nuk do jete i mire. Do ndiheni gjithe kohes te lodhur dhe pa fuqi. Merrni sa me shume vitamina dhe clodhuni sa te mundni. Ne pune do merziteni sepse projekti qe aq shume keni pritur do i jepet nje kolegut tuaj. Me familjaret do pajtoheni pas nje kohe te gjate.

Shigjetari
Do benit mire te mos e vendosnit ne piedestal gjate kesaj jave ate qe keni ne krah. Me mire tregohuni te matur kur ta lavderoni ne menyre qe ai te mos”fluturoje” dhe me pas te kerkoje dike tjeter. Ndodh shpesh kjo gje. Beqaret do jene te parrezistueshem. Propozimet per te filluar nje lidhje do jene te shumta, por duhet te dini te zgjidhni. Ne planin financiar do perballeni me probleme dhe me veshtiresi te medha. Kujdes! Shendeti do jete delikat. Nje pjese do preken nga gripi dhe do kene temperature e rrufe. Ne pune duhet te jeni me te vendosur dhe te beni cmos te arrini atje ku keni menduar. Familja do kaloje nje jave mjaft harmonike.

Bricjapi
Venusi do ua beje edhe me te bukur javen. Do qendroni me teper kohe me partnerin dhe do kaloni momente pasionante me te. Euforia dhe gezimi do jene fjalet kyce te te gjitha diteve. Nese zemra juaj eshte ende e lire, duhet te dilni me teper dhe te njiheni me persona te rinj. Asnjehere nuk i dihet cfare ndodh me pas. Nje riorganizim i pergjithshem i financave do iu bente mire. Shendeti ne pergjithesi do jete i mbrojtur dhe nuk do keni shqetesime. Konsumoni sa me teper perime te fresketa. Ne pune, me vullnet dhe kembengulje mund t’i kaloni te gjitha pengesat dhe do arrini ku doni. Ne famije duhet t’i shprehni me teper ndjenjat. Familjaret do kene nevoje.

Ujori
Kete jave do tregoheni me te kuptueshem dhe me tolarente me ate qe keni ne krah. Nga ana tjeter do i pranoni disa gabime qe keni bere dhe do dini si te kerkoni falje. Per beqaret nuk do jete koha e duhur per te filluar angazhime serioze. Gjithsesi nga aventurat e perkohshme edhe mund te perfitoni. Ne planin financiar do vendoset me ne fund ekuilibri. Shendeti do jete paksa delikat. Mos abuzoni me pagjumesine dhe me lodhjen sepse do keni shqetesime te medha me vone. Ne pune mos degjoni cfare thone te tjeret, por vazhdoni me planet tuaja sido qe te jene. Jane shefat ata qe do vendosin ne fund. Per familjen do jete pozitive.

Peshqit
Marredhenia juaj me partnerin kete jave, do varet shume nga humori juaj. Do kete momete pasionante dhe emocionuese, por edhe caste te mbushura me debate dhe zenka. Beqaret ka gjasa te fillojne edhe histori dashurie, por yjet keshillojne te ecin ngadale, jo me nxitim. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme, por ndonjehere impulsiviteti mund t’iu shtyje te shpenzoni me teper. Rezistenca fizike do jete e mire, ndersa ajo morale jo gjithmone. Qendroni ne qetesi per pak kohe dhe reflektoni. Ne pune do keni me shume ambicie dhe pak nga pak do arrini ate qe deshironi. Familjaret do iu gjenden prane dhe do iu ndihmojne.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Wed 6 Feb 2013 - 20:04
Bricjapi
Kete jave do i keni te gjitha mundesite per ta permiresuar jeten ne cift. Ambienti do jete i ngrohte dhe bashkepunimi do te perforcohet me teper. Beqaret do e kene te lehte te kene takime dhe te joshin, por do e kene po aq te veshtire te zgjedhin personin e duhur. Mendohuni mire! Ne planin financiar perspektivat priten te jene te mira. Do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve. Shendeti nuk do jete ashtu si duhet. Nese keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet konsumoni me teper portokaj. Ne pune do jeni shume te frymezuar dhe ka mundesi te arrini te realizoni nje nga objektivat kryesore qe do i vini vetes. Marredhenia me familjaret do jete shume e mire.
Horoskopi javor .....ketu  723485774
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Fri 8 Feb 2013 - 18:28
Dashi
Jeta ne cift do jete e bukur gjate kesaj jave. Se bashku me partnerin do tregoheni te gatshem te tentoni gjera te reja ne menyre qe ta largoni rutinen. Beqaret do kerkojne nje lidhje te qendrueshme dhe jo aventura kalimtare. Nuk do jeni me shume fat. Nese doni te kryeni transaksione, prisni ditet e fundit te javes. Ditet e para situata do jete me delikate. Shendeti, fale ndikimit pozitiv te yjeve do jete i mire. Do i kaloni edhe ato probleme qe keni pasur. Ne pune do jete periudhe e veshtire per gjeografet, matematicienet dhe tekniket. Te tjeret nuk do kene veshtiresi te medha. Me familjen duhet te tregoheni pak me te kujdesshem dhe t’iu kushtoni vemendje.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Mon 11 Feb 2013 - 12:43
Java: 11-17 shkurt

Dashi
Do benit mire te shmangnit cdo lloj perballjeje me partnerin gjate kesaj jave. Ambienti mund te elektrizohet se tepermi dhe do futeni ne nje rruge pa dalje. Per beqaret do kete ndryshime ne horizont. Nuk do keni per cfare te merakoseni sepse gjerat do shkojne me se miri. Financat do jene mjaft delikate per shkak te shpenzimeve aspak te menduara qe do kryeni. Kujdes! Per sa i perket shendetit, jo vetem qe nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizoterojne gjate gjithe kohes. Ne pune do ndertoni pak nga pak udhen drejt suksesit. Projektet qe keni nisur do ecin ashtu si duhet. Ne familje mos u tregoni autoritare sepse do keni debate.

Demi
Me ne fund do i zgjidhni problemet e medha qe iu kishin dale ne cift. Secili do jape ndihmen e tij dhe bashkepunimi do forcohet me teper. Beqaret do kene disa takimi te cilat nuk duhet t’i marrin me shaka. Ka gjasa qe fale tyre jete t’iu ndryshoje njehere e pergjithmone. Ne planin financiar merrni masa dhe menaxhojini me kujdes te ardhurat nese nuk doni te keni tronditje. Shendeti do jete i mire pavaresisht ndonje shqetesimi te vogel nervor. Keshilla e yjeve eshte te flini me teper. Nese ne pune i manovroni mire gjerat, ka mundesi te arrini qellimin perfundimtar. Nga ana tjeter ne familje do keni disa debate te ashpra me prinderit tuaj.

Binjaket
Mire do ishte te mos e gjykonit ashper partnerin tuaj gjate shkurtkesaj jave. Vertet ai eshte i duruar, por gjithcka e ka nje kufi. Priten mosmarreveshje dhe debate te zjarrta. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare. Me ne fund as ju nuk do ndiheni me te vetmuar. Ne planin financiar mudnesite per ta permiresuar situaten do jene te medha. Do kryeni transaksione te rendesishme. Per te pasur shendet me te mire, gjeni kohen per t’u clodhur dhe beni pak aktivitet fizik. Nese keni mundesi per yoga, provojeni. Ne pune nuk do keni veshtiresi me projektet qe keni nisur, por marredhenia me koleget do acarohet. Jeta familjare do jete mjaft e qete.

Gaforrja
Yjet do ndikojne setepermi ne jeten sentimentale te cifteve gjate kesaj jave dhe do ua prishin harmonine. Do kete keqkuptime te shumta dhe mungese te tolerances. Ceshtjet e zemres nuk do shkojne mire as per beqaret. Do ngeleni serish vetem kete periudhe. Financat duan me teper vemendje. Nese tregoheni te pamatur me shpenzimet do perballeni me veshtitresi te shumta. Shendeti ne pergjithesi nuk dpo jete problematik, por shqetesimet e vogla nuk do mungojne. Here pas here do keni dhimbje koke. Ne pune mos hezitoni te mbroni te drejtat tuaja kur mendoni se keni te drejte. Vetem keshtu do t’ja dilni mbane. Familjaret do kerkojne ndihmen tuaj.

Luani
Gjate kesja jave mezi do e duroni rutinen e jetes ne cift. Kujdes, kjo nuk do te thote qe per kete arsye te hidhni hapa te gabuara apo te shikoni dike tjeter. Te gjithe kalojne periudha te zymta, por gjithcka kalon me kohen. Disa beqaret do e gjejne shpirtin e tyre binjak, ndersa disa te tjere do presin me kot. Ne planin financiar duhet te beni perpjekje te medha per te ruajtur qendrueshmerine. Shpenzimet duhet te jene te matura. Shendeti jo vetem qe nuk do jete i keq, por do jeni edhe plot energji, dinamizem dhe force. Jupiteri do jete planeti me pozitiv per sektorin profesional. Ka mundesi te merrni pergjigjen qe prisni dhe te hidhni hapa galoponte. Dikush do iu jap enje mbeshtetje te madhe. Ne familje beni kujdes me sjelljen despotike.

Virgjeresha
Klima yjore do jete e mire gjate kesaj jave per te dashuruarit, megjithate mos e genjeni partnerin per asnje detaj sepse kete ai nuk do e duronte dot. Beqaret do perballen me zgjedhje te veshtira. Merrni gjithe kohen e duhur per t’u menduar. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do keni goxha permiresime. Edhe pse shendeti nuk do jete ashtu si e mendonit, mos e humbni kurajen. Mundohuni te merrni sa me teper vitamina dhe proteina dhe beni kujdes me gjumin. Jeta profesionale do shkoje me se miri per te gjithe, ne cdo fushe. Shfrytezojini ditet! Jeta familjare do jete me e bukur dhe e mbushur me emocione.

Peshorja
Fale influences jo shume pozitive te Neptunit, do mendoni sikur keni nje rival ne dashuri dhe do e mbani gjithe kohes pas vetes partnerin. Mos e teproni nese nuk doni qe ai te merzitet. Beqaret duhet t’i pranojne ftesat qe do iu behen, por per te bere premtime nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar cdo gje do shkoje me se miri dhe do kryeni transaksione te rendesishme. Per sa i perket shendetit, nuk do keni probleme te medha, megjithate nuk do mungojne shqetesimet nga barku apo nga rruget e frymemerrjes. Ne pune nuk do ia dilni dot vetem, prandaj mendohuni me ke te krijoni nje ekip. Ne familje do iu acaroheni edhe per gjene me te vogel.

Akrepi
Se bashku me partnerin do beni projekte afatgjata gjate kesaj jave. Do ndiheni qe me mire prane njeri tjetrit dhe do kaloni momente te mrekullueshme. Beqaret do kene me shume nevoje per te pasur dike prane dhe do ia rrije qellimit me pak perpjekje. Financat nuk do jete shume te qendrushme, prandaj shmangni marrjen e rreziqeve duke ulur shpenzimet. Shendeti do jete i mire ditet e para te javes, por qe nga e merkura mund te keni shqetesime te vogla sidomos me barkun. Ne pune do benit mire te perqendroheshit tek thelbi i gjerave dhe jo tek detajet e vogla. Do humbnit kohe dhe nuk do fitonit asgje. Ne familje do mbizoteroje harmonia.

Shigjetari
Se bashku me partnerin do kujtoni kohet qe keni kaluar dhe do ndiheni mire. Do keni mundesi te zgjidhni edhe disa mosmarreveshje te vogla qe keni pasur dhe ta shihni me optimizem te ardhmen. Per beqaret do filloje nje dashuri pasionante dhe emocionuese. Pergatituni per ndryshime te medha. Ne planin financiar, nese vendosni disa rregulla dhe beni nje menaxhim me te mire te situates nuk do keni tronditje. Shendeti do jete i mire, kjo mbase ngaqe do merreni pak me teper me sport. Tregohuni te arsyeshem edhe me konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit. Ne pune do ua vertetoni te gjitheve zotesine. Do kembengulni per te arritur dicka dhe do ia arrini qellimit. Familja do jete nje mbeshtetje e forte per gjithcka.

Bricjapi
Gjate kesaj jave do jeni shume strikte me ate qe keni ne krah dhe nuk do toleroni per asgje. Kujdes, partnerit mund t’i vije ne maje te hundes dhe mund t’iu braktise. Beqaret ka shume mundesi te takohen me persona interesante dhe qe ia vlen te krijojne nje lidhje. Per sa iu perket financave, duhet te trehoheni te matur me shpenzimet dhe te mos beni asnje cmenduri. Nuk do ia dilnit dot ne te kundert dhe do futeshit ne borxhe. Shendeti do jete me delikat. Do keni shpesh dhimbje koke dhe ne ndonje nga ditet mund t’iu irritohen syte. Keshillohuni me mjekun pa qene vone. Ne pune me shume gjasa do i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Familja nuk do kete asnje problem.

Ujori
Mos e kundershtoni per gjithcka partnerin tuaj dhe mos u mburrni gjithe kohes. Do e shnderronit lidhjen ne nje arene boksi dhe mund te dilni edhe te humbur. Beqaret duhet te perfitojne nga kjo periudhe e favorshme per te dale me disa persona qe i kane ftuar. Ne planin financiar merrni menjehere masa qe ta rregulloni situaten sepse me kalimin e kohes problemet zmadhohen. Shendeti do jete shume i mire. Nuk do jeni as nervoze dhe nuk do keni shqetesime. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe do e dini mire cfare hapash te hidhni per t’ia dale. Perqendrohuni me teper tek thelbi i gjerave per te kaluar me pas tek gjerat dytesore. Familja mire.

Peshqit
Jeta sentimentale nuk do jete shume e kenaqshme gjate kesaj jave. Do jeni shume kokeforte dhe do kerkoni gjithmone te dale e juaja. Mos e teproni nese nuk doni probleme te medha ne cift. Beqaret do kene nje takim interesante ne ditet e para dhe deri ne fund te javes gjerat mund te marrin me per mbare. Financat nuk do jene te keqija, megjiithate duhet pasur kujdes me shpenzimet. Shendeti do jete i paqendrueshem. Mundohuni te mos e teproni me kafen dhe clodhuni here pas here. Ne pune edhe pse do lodheni pak do arrini atje ku keni deshiruar gjithmone. Do ndiheni mire pas gjithe perpjekjeve te bera. Familja do kaloje jave te qete.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Sun 24 Feb 2013 - 9:49
Java: 25 shkurt-3 mars

Dashi
Jeta juaj ne çift do përballet me disa probleme gjate kësaj jave. Mundohuni te mos bini ne dëshpërim dhe te dorëzoheni. Gjithçka mund te kaloje shpejt nëse e ruani komunikimin ne çift. Beqaret do jene sharmante dhe do kenë fat me shumice ne dashuri. Mund te bëni zgjedhjen qe dëshironi. Ne planin financiar me ne fund do arrini t’i kaloni vështirësitë dhe te shpenzoni paksa me tepër. Shëndeti do jete i mire ne përgjithësi, por duhet te tregoheni shume te matur me ushqimin qe do konsumoni. Ne pune do jeni plot force dhe energji. Pak nga pak do arrini majën e suksesit dhe do ndiheni si mbi re. Jeta familjare do ketë prioritet te madh.

Demi
Periudhe e kënaqshme për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te veçanta dhe mund te bëni çmenduri te vogla ne çift. Nga mesi i javës përgatituni për një surprize te madhe. Beqaret, te secilit seks qofshin, do kenë takime pa fund. Disa mund te krijojnë edhe një lidhje serioze. Ne planin financiar situata do jete mjaft delikate. Mos u tregoni te pamatur dhe te bëni shpenzime stratosferike sepse do keni tronditje te mëdha dhe nuk do dini çfarë te bëni. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Merrni masat e nevojshme sa me shpejt qe te mundni. Me ndihmën e Jupiterit do hidhni hapa shume përpara ne pune. Mund te filloni një projekt te rëndësishëm dhe fitimprurës. Ne familje do jete një jave e qete dhe pa probleme.

Binjaket
Edhe pse mund te keni ndonjë debat te vogël ne jetën ne çift gjate kësaj dite, mos i dramatizoni gjerat. Me pak kurajë dhe durim mund te arrini ta qetësoni situatën. Beqaret do kenë mundësi për te krijuar një lidhje, por do kenë frike dhe druajtje te tentojnë. Ne planin financiar do kaloni një periudhe pa probleme dhe ankth. Do keni mundësi te blini edhe disa gjera te vogla qe iu kane mbetur fiksim prej kohesh. Shëndeti do jete paska delikat. Mund te keni probleme me frymëmarrjen prandaj kujdesuni dhe mbrohuni nga te ftohtit. Ne pune do merrni iniciativa dhe do afroheni shume pranë objektivit final. Marrëdhënia me familjaret do jete harmonike.

Gaforrja
Mundohuni te mos e konsideroni si një hero partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse ne fakt ai do iu zhgënjejë shume shpejt. Jeta nuk është as telenovele dhe ngjarjet ne përditshmëri nuk rrjedhin si ne një roman me fund te lumtur. Dashuriçkat e beqareve do jene premtuese. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet. Intuita do iu ndihmoje te bëni lëvizjet e duhura ne planin financiar. Situata do jete e mire. Shëndeti mund te ketë përmirësime nëse ushqeheni mire dhe merreni me pak sport. Hëna do jete aleatja juaj me e mire ne jetën profesionale. Dëgjojini me kujdes ato qe do iu thonë shefat qe te mos gaboni. Jeta familjare do jete me e mire sesa e mendonit.

Luani
Çështjet e dashurisë nuk do shkojnë dhe aq mire gjate kësaj jave. Nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur personit qe keni ne krah dhe ai mund te shohë dike tjetër. Beni kujdes edhe me xhelozinë! Beqaret do pëlqejnë shume dike me te madh ne moshe sepse do iu duket si me i sigurte dhe i pjekur. Merrini gjerat shtruar. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos rrezikoni shume. Nuk është koha e duhur për investime te jashtëzakonshme. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Mbrohuni nga viroza e stinës, pini sa me shume çaj dhe qëndroni neper ambiente te ngrohta. Ne pune do jeni me te qarte dhe me te kthjellet për ato qe dëshironi te arrini. Familja shume mire.

Virgjeresha
Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga planetët gjate kësaj jave. Jo vetëm qe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet, por do tregoheni tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status edhe pse takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni transaksionet e duhura. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, megjithatë lodhja do beje te veten. Flini mjaftueshëm dhe bëni pak yoga nëse mundeni. Jeta profesionale do jete e shkëlqyer. Do arrini gjithçka qe kishit planifikuar dhe dëshiruar prej kohesh. Bravo për këmbënguljen! Ne familje do mbizotërojë qetësia.

Peshorja
Gjate kësaj jave do keni mundësi t’ia dëshmoni njëherë e mire dashurinë dhe përkujdesjen atij qe keni ne krah. Priten dite te bukura dhe te mbushura me gëzim. Beqaret do kenë flirtime te shumta, por asgjë me tepër sesa kaq. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar shume. Ne planin financiar ambienti do jete me i qete. Saturni do jete ne anën tuaj dhe do iu ndihmoje te kryeni hapat e duhura. Shëndeti nuk do jete i mire. Jo vetëm qe lodhja do japë pasojat e veta, por disa mund te marrin edhe ndonjë lloj infeksioni. Muskujt gjithashtu do iu dhembin gjithë kohës. Ne pune do merrni një lajm te rëndësishëm te cilin e keni pritur prej kohesh. Familja pa probleme.

Akrepi
Gjate kësaj jave, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni për te kërkuar falje, por edhe për te diskutuar për tema delikate. Beqaret do kenë vështirësi ta gjejnë personin e përshtatshëm. Me miqtë do bënit mire te mos mendonit diçka me tepër. Financat do jene delikate. Merrni kurajën te përballeni sa me shpejt me problemet. Shëndeti nuk do jete shume i qëndrueshëm. Nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet, konsumoni sa me shume portokaj. Nëse keni bere plane ne pune mendoni t’i realizoni një nga një sepse periudha do jete e përshtatshme. Marrëdhënia me familjaret do jete me e mire sesa e mendonit.

Shigjetari
Partneri do beje gjithçka qe t’ua plotësojë dëshirat gjate kësaj dite, por ju nuk duhet te përfitoni nga kjo dhe te kërkoni gjithmonë e me tepër. Për beqaret nuk është momenti i duhur për te nisur histori dashurie. Mundësitë do ekzistojnë, por do vuanit shume me pas. Për te qene me te qete ne planin financiar shlyeni borxhet dhe paguani faturat e muajit. Shëndeti do jete i mire. Vazhdoni te njëjtën diete ushqimore dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik. Nga i ftohti duhet te ruheni sa me tepër. Ne pune do hidhni hapa titaneske vetëm e vetëm për te arritur objektivat. Do ia dilni mbanë me sukses. Familja do ketë disa probleme te vogla.

Bricjapi
Kjo jave do jete e mrekullueshme për te dashuruarit. Shpeshherë do iu duket sikur jeni ne ëndërr dhe nuk do dëshironi te zgjoheni. Beqaret do njihen me persona te shumte, por afër duhet te mbajnë vetëm atë qe iu përshtatet me tepër. Financat do jene delikate. Shmangni sa me shume investimet e mëdha. Rezistenca fizike do jete me mire se një jave me pare, megjithatë do keni pak kolle dhe hunde. Pini gjera te ngrohta dhe mos qëndroni neper ambiente te ftohta. Ne pune do iu përgëzojnë për ato qe keni arritur deri me sot dhe kjo do iu shtyje te vazhdoni me tej. Pritet një jave e suksesshme. Familja do iu beje te ndiheni me mire dhe me te lumtur.

Ujori
Gjithçka do shkoje me se miri këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do këtë darka romantike dhe pasion te pashtershëm. Disa mund te mendojnë edhe për një fejese. Takimet për beqaret do jene te shumta dhe mundësitë për lidhje serioze gjithashtu. Ka shume gjasa te ndryshoni status. Financat duan një menaxhim me te mire dhe me tepër seriozitet. Shëndeti nuk do përbëjë as problemin me te vogël. Vazhdoni te ushqeheni ne mënyrë te shëndetshme me merrni vitamina sa te mundni. Ne pune do iu buzëqeshë fati. Dikush do iu beje një propozim te rëndësishëm i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë rrjedhën e gjerave. Me familjaret do keni debate.

Peshqit
Jeta ne çift nuk do ketë tronditje te mëdha gjate kësaj jave. Venusi do iu ndihmoje ta përforconi bashkëpunimin dhe te kaloni momente te këndshme me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime pa fund, por pa asnjë te ardhme. Nuk do e gjeni këtë jave personin e duhur. Financat nuk do jene ashtu si duhet, por nuk duhet te mendoni vetëm gjera te këqija dhe ta lëshoni veten. Shëndeti mund te përballet me te papritura. Disa mund te kenë ënjtje këmbësh dhe do ndihen shume te fryre. Ne pune do jene plot energji dhe do e keni me te lehte te arrini atje ku dëshironi. Te gjitha përpjekjet qe keni bere do japin frytet e veta. Ne familje nuk do ndodhe asgjë e veçante.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Mon 4 Mar 2013 - 8:06
Parashikimi per javen 4-10Mars 2013


Dashi
Gjate kësaj jave do jete Marsi ai qe do iu mbështesë gjithë kohës dhe do iu beje te tregoheni tolerante dhe te hapur me partnerin. Edhe ai qe keni ne krah do ndihet i plotësuar dhe nuk do ketë nevoje t’i hedhe sytë diku tjetër. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabimin te kërkojnë dashurinë atje ku e kane te ndaluar. Do vuani me vone. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe do ia dilni te ruani ekuilibrin. Do ia vlejnë sakrificat e bëra. Tregohuni te kujdesshëm me ushqimin dhe mos e teproni me yndyrën apo mishin e kuq. Do keni probleme shëndetësore dhe nuk do dini çfarë te bëni. Ne pune mos hidhni asnjë hap pa e studiuar mire terrenin. Vetëm kështu nuk do gaboni! Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

Demi
Hena do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Priten ndryshime te rëndësishme ne çift kështu qe përgatituni. Emocionet do jete pozitive. Beqaret do kenë mundësi te shumta te bien ne dashuri. Edhe nëse e gjeni qe ditët e para personin e duhur mos u ngutni te merrni vendime te përshpejtuara. Shijojeni çdo faze te lidhjes deri ne maksimum. Financat do kenë disa tronditje për shkak te disa shpenzimeve urgjente qe do iu duhet te bëni. Fale Plutonit, shëndeti do jete i mire dhe do jeni me energjike. Edhe gjendja morale do jete me e animuar. Ka gjasa qe edhe problemet profesionale te marrin fund. Do jeni me te qete dhe do e vazhdoni më me dëshirë projektin e nisur. Klima ne familje do jete e ngrohte.


Binjaket
Do tregoheni shume te sinqerte me partnerin gjate kësaj jave dhe nuk do i mbani asnjë te fshehte. Ai do e vlerësoje këtë dhe do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do e kenë te vështirë te fillojnë angazhime serioze. Merrini gjerat si t’iu vijnë sepse asgjë nuk behet me ngulm. Me financat tregohuni te matur dhe strikte me shpenzimet. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti nuk do këtë asnjë problem. Vazhdoni te ushqeheni mire dhe mos mbani dieta drastike. Ne pune shefat nuk do iu refuzojnë asnjë kërkesë. Ju jeni te zotet dhe e arrini diçka kur e dëshironi fort. Disa kolege do iu ngacmojnë dhe do kërkojnë t’ua prishin planet, por nuk do ia arrijnë qëllimit. Ne familje do mbizotërojë harmonia.


Gaforrja
Nen ndikimin e Venusit do mundoheni te rivendosni paqen këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Tregohuni sa me realiste dhe te arsyeshëm. Po vazhduat ne këtë rruge me siguri qe shume shpejt do jeni te lumtur. Beqaret do mjaftohen edhe me dashuriçka kalimtare. Mundësitë për te tilla do ketë me shumice. Ne planin financiar situata do përmirësohet ndjeshëm fale një trashëgimie apo një ndihme financiare qe do iu japë dikush. Rezistence e mrekullueshme fizike dhe morale. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël dhe do ndiheni me energjike se me pare. Ne pune tregoheni te matur ne bashkëbisedimin me shefat. Sido qe te jete ata janë drejtuesit tuaj dhe çdo gjë varet prej tyre.

Luani
Nuk do jeni aspak me humor te mire gjate kësaj jave dhe do i përjetoni keq zënkat me partnerin. Qetësohuni, qëndroni pak vetëm dhe reflektoni për mënyrën e sjelljes. Për beqaret do jete një periudhe e favorshme dhe mundësitë për te gjetur shpirtin binjak do shumëfishohen. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë duhet shume me tepër maturi dhe kujdes për ta përmirësuar buxhetin. Shmangni investimet e mëdha për objekte qejfi apo aksesore luksi. Ne pune do keni goxha kontradikta si me koleget ashtu edhe me shefat. Mos e teproni me fjalët nëse doni qe situata mos tensionohet me tepër. Familja nuk do ketë asnjë problem.

Virgjeresha
Gjate kësaj jave priten ndryshime shume te mëdha për te dashuruarit. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Disa mund te mendojnë edhe për bashkëjetesë. Flirtet dhe mundësitë për aventura do jene te shumta për beqaret. Shfrytëzojini nëse këto iu pëlqejnë ose prisni edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe. Marrëdhënia juaj me paratë nuk do jete aspak e mire. Kujdes me çdo veprim qe do bëni. Gjendja shëndetësore do jete e mire. Konsumoni me tepër fibra nëse keni ndonjë problem te vogël me tretjen. Nëse doni një rritje page, punoni me tepër dhe përmirësojini performancat. Vetëm ne këtë mënyrë do ua mbushni mendjen shefave tuaj. Jeta familjare do jete e mire dhe nuk do keni asnjë konflikt.

Peshorja
Do keni disa konflikte me partnerin qe ne ditët e para te javës, por çdo gjë do e rregulloni ne mbrëmje sapo te shtriheni ne shtrat. Për beqaret parashikohen takime te papritura, por qe ia vlejnë. Mundohuni te tregoheni sa me realiste qe te mundni. Do blini disa gjera te veçanta për shtëpinë ketë jave dhe kjo mund te sjelle një tronditje te lehte te buxhetit. Përveç tyre mos bëni asnjë shpenzim te tepruar. Ndryshimet e temperaturave do kenë goxha ndikim tek shëndeti juaj. Beni kujdes qe te shmangni ndonjë lloj viroze te stinës. Është e patolerueshme te sëmureni për shkak te neglizhencës. Ne pune tregohuni me te disponueshem dhe mendojini me kujdes propozimet qe do iu bëhen. Nuk është koha për gabime. Ne familje mos u tregoni impulsive.

Akrepi
Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe pa probleme gjate kësaj jave. Do tregoheni me te kuptueshëm dhe do i pranoni gabimet. Vazhdoni ne këtë mënyrë dhe partnerit do i mbushet mendja se ju bëni për te. Disa nga ëndrrat me te bukura te beqareve do realizohen. Zemra e tyre ka gjasa te shtoje rrahjet. Financat do jene te dobëta dhe do përballeni me ndonjë krize. Kujdes! As shëndeti nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Mund te keni dhimbje barku dhe nervozizëm te tepruar. Beni kujdes dhe për gjithçka këshillohuni me specialistet. Me Plutonin ne anën tuaj, asgjë nuk do jete e vështirë ne planin profesional. Pak nga pak do arrini atje ku dëshironi. Java do jete e suksesshme. Ne familje do mbizotërojë komunikimi.

Shigjetari
Gjate kësaj jave do i jepni shume rëndësi jetës suaj ne çift. Nuk do e teproni me kërkesat ndaj partnerit dhe do ia plotësoni disa dëshira te hershme. Beqaret nuk duhet te mërziten edhe pse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Merruni me aktivitete te ndryshme qe ta humbni mendjen. Ne planin financiar do merreni me rregullimin e telasheve qe keni shkaktuar vete. Ne fundjave dikush do iu beje një surprize te veçante dhe buxheti do përmirësohet. Shëndeti do jete i mire. Do ndiheni ne forme dhe plot energji. Yjet këshillojnë me shume kohe për çlodhje dhe meditim. Ne pune mos iu mundoni ti ngjisni shkallet dy e nga dy sepse po u rrezuat do e keni te vështirë t’iu riktheheni serish. Jeta familjare do kërkojë me tepër vëmendjen tuaj.

Bricjapi
Do keni shume dyshime për partnerin sot dhe kjo do ua prishe gjithë humorin. Me mire flisni me te dhe mësoni te vërtetën sesa te vuani ne vetvete. Disa duhet te bëjnë kujdes me skenat e xhelozisë. Beqaret do pëlqejnë një person te martuar. Kujdes sepse do vuani shume me vone dhe do iu ngelet barra e shkatërrimit te një familjeje. Financat do jete si gjithmonë, as te mira , por dhe pa shume probleme. Ruani te paktën një ekuilibër. Shëndeti ne fillim te javës do jete i qëndrueshëm, por nga e mërkura mund te keni disa shqetësime te vogla sidomos tek barku. Ne pune tregohuni realiste. Karriera juaj profesionale mund te ndryshoje njëherë e përgjithmonë nëse bëni atë qe duhet. Ne familje do iu duhet te merrni disa vendime.

Ujori
Gjate kësaj jave do keni bekimin e Venusit ju te dashuruar. Jeta juaj do rrjedhe ne mënyrë te natyrshme dhe nuk priten as probleme dhe as tension. Përfitoni ne maksimum për ta konsoliduar edhe me tepër lidhjen. Beqaret do mendojnë për martesën, duke baraspeshuar te mirat dhe te këqijat e saj. Mos hidhni hapa te nxituara menjëherë sa te njihni një person. Ne planin financiar do ketë vetëm disa probleme te vogla, pa pasoja te renda. Tregohuni me te kursyer. Për te pasur një shëndet me te mire, këtë jave duhet te filloni te mbani një regjim ushqimor te mire dhe te hani ne orare fikse. Ne pune do jeni ambicioze dhe do bëni gjithçka qe te arrini atje ku dëshironi. Mundësitë do i keni, kështu qe mos kini frike. Ne familje do krijohet një ambient i paqte.

Peshqit
Partneri juaj do jete me i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat gjate kësaj jave vetëm e vetëm qe ju te ndiheni mire. Priten momente te paharruara. Beqaret do kërkojnë çdo dite dhe ne çdo momente personin e duhur, megjithatë nuk do e gjejnë dot. Merruni me diçka tjetër qe ta hiqni mendjen. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën. Mbase do lodheni pak, por do ia dilni! Nëse ndiqni një disipline ushqimore nuk do keni probleme me shëndetin. Beni edhe pak aktivitet fizik dhe do ndiheni me ne forme. Ne pune mos mendoni asnjëherë se mund t’iu dilni duke gënjyer e mashtruar. E vërteta del ne drite herët a vone dhe ju do ngeleni me një njolle te zeze. Klima e ngrohte do mbizotërojë ne çift.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Sat 19 Oct 2013 - 0:27
Mungon prilli, maji, qershori, korriku, gushti, shtatori, tetori...
Sponsored content

Horoskopi javor .....ketu  Empty Re: Horoskopi javor .....ketu

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi