Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Njeriu që zotëron gjysmën e botës

prej Mon 12 Nov 2012 - 17:07
Njeriu që zotëron gjysmën e botës  Jassim-370x290

Shpenzon nga 20 deri në 30 miliardë dollarë çdo vit për të blerë ndërmarrje, shtëpi, toka në të gjitha kontinentet. Në 7 vjet ka akumuluar një pasuri prej 627 miliardë dollarësh
Këshilla e parë që merr kur zbret në Doha, në Katar, është se “të gjitha rrugët të çojnë në pallatin e prej mermeri të bardhë të sheikut HBj”. HBj është shkurtimi i Hamad bin Jassin bin Jabr al-Thani, 53 vjeç, me dy gra, 15 fëmijë, dhe një pasuri personale prej 3 miliardë dollarësh. Është kushëriri i emirit Khalifa, prej 20 vjetësh ministër i Jashtëm dhe prej vitit 2007 edhe Kryeministër. Por mbi të gjitha është administratori i deleguar i “Qatar investement authority” (QIA), fondi sovran i emiratit të vogël, por në vend të dytë për të ardhurat më të larta për person pas Lihtenshtenjit. E gjithë kjo pasuri rrjedh nga nafta (1.4 milionë fuçi në ditë që priten të ezaurohen pas 57 vjetësh) dhe mbi të gjitha nga gazi i lëngshëm (77 milionë tonë në vit, 28 për qind e prodhimit botëror, në ezaurim pas 300 vjetësh). Jo më kot gojët e liga thonë: “Emiri Khalifa qeveris, sheiku Hamid është padroni i gjithçkaje”. Në emiratin e tij, i rrethuar nga dhjetëra truproja sheikut nuk mund t’i afrohet askush. Thonë se punon nga 12 deri në 15 orë në ditë. Në këto kohë është shumë i zënë për të zgjidhur çështjen siriane, pasi pati një rol aktiv në pranverën arabe falë një tjetër instrumenti në duart e tij: televizioni “Al Jazeera”. Sheiku Hamad kalon shumë orë çdo mëngjes me Ahamd Mohammed al-Sayed, të riun 35-vjeçar, administrator i deleguar i “Qatar Holding”, i diplomuar në ekonomi dhe me master të Doha, Boston, Londër dhe Paris. I besuari i tij, Al-Sayed, ka për detyrë t’i bëjë një sërë propozimesh për të shfrytëzuar mundësitë e shkëlqyera në botë, sidomos tani që kriza ekonomike dhe financiare në Europë dhe SHBA ka bërë që çmimet e shitjes të bien shumë. Jashtë Katarit, Kryeministri-pronar vesh kostume super të shtrenjta të qepura nga rrobaqepësit më të mirë londinezë apo italianë. Fondi sovran i Katarit që aktualisht administron pasurinë që vërtitet te rreth 135 miliardë dollarët, ka në buxhet çdo vit nga 20 deri në 30 miliardë dollarë për t’i shpenzuar nëpër botë në pjesëmarrjet e ndryshme, firmat më të mëdha të modës, hotelet luksoze ndërmarrjet industriale, institucionet financiare, infrastruktura, pasuritë e paluajtshme, ar dhe mbi të gjitha mijëra hektarë toke në Azi dhe Afrikë, ishuj të virgjër për t’u shndërruar në hotele me 7 yje, por dhe lëndë të para për t’u shitur në bursën e Çikagos.

Në klasifikimin e bërë nga “Sovereign Wealth Found Institute”, me seli në Las Vegas “Qia” renditet e 12-ta për të mirat materiale që posedon edhe pse larg fondit sovran i Abu Dhabit (ADIA) që ka një pasuri prej 627 miliardë dollarësh dhe është investitori i dytë institucional në botë pas Bankës së Japonisë. Por nëse ADIA është aktive nga viti 1976, fondi i Katarit u themelua vetëm në vitin 2005 dhe është konsideruar si më agresivi. Megjithatë, të depërtosh në brendësi për të parës e si funksionin Qia është thuajse e pamundur. Por sekreti mund të superohet duke pyetur disa ekspertë financiarë që punojnë në “CitY’ në Londër, në Zyrih dhe Gjirin Persik. Surpriza e parë është se Qia ka një konsulent financiar shumë prestigjioz: Credit Suisse. Në këtë bankë, fondi i Gjirit ka investuar më shumë se 3.1 miliardë dollarë në 2011-n, dhe në shkurt të këtij viti bleu selinë londineze. Bankierët e “Credit Suisse” janë marrë edhe me blerjen e 10 për qind të “Porche Holding” dhe 17 për qind të “Volkswagen”, për një shumë prej 10 miliardë dollarësh, investimi më i madh i realizuar ndonjëherë nga një fond sovran në Gjermani. Po “Credit Suisse” veproi si konsulent për veprimin e bërë në Londër në maj të 2010-s, kur Qia, për 2.2 miliardë dollarë u bë 100 për qind padrone e magazinave “Harrods”. Sipas burimeve londineze, ambicia e Katarit është shndërrimi i kësaj marke në një zinxhir hotelesh luksoze. Greqia është gjithashtu në listën e “gjuetisë” për ishujt e saj: i pari që përfundoi mes thesareve të Katarit është ishulli i mrekullueshëm i Oxia-s, në detin Jon, i paguar 5 milionë euro, i pabanuar dhe shumë afër Itakës. Londra tërheq për tregun e saj imobiliar. Shard, grataçiela 72-katëshe më e larta në Europë, fshati olimpik, “One Hyde Park”, lagjja e apartamenteve më të shtrenjta në botë, “Chelsesa barraks”, Canary Wharf: gjithçka ka përfunduar plotësisht apo pjesërisht në fondet katariane, pas blerjeve të fundit të 20 për qind të “London Stock exhange” dhe 20 për qind të zinxhirëve të shpërndarjes “Sainsbury’s”. Franca ka përfunduar në syrin e familjes mbretërore të Dohas përmes një tjetër mjeti investimi: “Qatar Diar”, që në fillim të qershorit derdhi 623.2 milionë dollarë për një kompleks luksoz në Champ Elysee. Por “marrëzitë” nuk përfundojnë këtu. Sheiku Hamad nuk shqetësohet shumë për polemikat. Në kokën e tij prej kohësh zien ideja që ndoshta do të realizohet shumë shpejt: të blejë shtëpinë e ankandeve “Christie’s” që do të ketë lidhje me muzeun e Doha-s, aktualisht në ristrukturim që ka një nevojë të dëshpëruar për kryevepra të muzikës moderne dhe antike.

Sheiku

Hamad bin Jassim al-Thani, 53 vjeç, Kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Katarit është administratori i deleguar i “Qatar Investement authority”. Pasuria e tij personale është 3 miliardë dollarë

Perandoria

Qia ka blerë “One Hyde park”, lagjen e apartamenteve më të shtrenjta në botë; ishullin e Oxia-s afër Itakës, një pjesë të “Valentino Fashion”, magazinat angleze “Harrods” dhe një pjesë të fshatit olimpik, njofton Botasot

Rezervat e gazit

25 trilionë metra kub, më shumë se 15 për qind e rezervave botërore (prodhuesi i tretë pas Rusisë dhe Iranit), ka rezerva për 300 vjet

Papunësia

Në vitin 2007 papunësia ishte në shifrat 0.7 për qind, në vitin 2012 kjo shifër shkoi në 0.4 për qind. Emirati i vogël është i dyti në botë për të ardhurat për person


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Njeriu që zotëron gjysmën e botës  N
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21356
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Njeriu që zotëron gjysmën e botës

prej Sun 18 Nov 2012 - 12:03
Kot nuk thone: "S'bie rrufeja ne HALE"!


Njeriu që zotëron gjysmën e botës  6ds9w0
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Ja kush është njeriu, që zotëron gjysmën e botës

prej Tue 15 Jan 2013 - 21:59
Njeriu që zotëron gjysmën e botës  Hamad

Sheiku Hamad bin Jassim al-Thani shpenzon nga 20 deri në 30 miliardë dollarë çdo vit për të blerë ndërmarrje, shtëpi, toka në të gjitha kontinentet. Në 7 vjet ka akumuluar një pasuri prej 627 miliardë dollarësh. Këshilla e parë që merr kur zbret në Doha, në Katar, është se “të gjitha rrugët të çojnë në pallatin prej mermeri të bardhë të sheikut HBj”. HBj është shkurtimi i Hamad bin Jassin bin Jabr al-Thani, 53 vjeç, me dy gra, 15 fëmijë, dhe një pasuri personale prej 3 miliardë dollarësh. Është kushëriri i emirit Khalifa, prej 20 vjetësh ministër i Jashtëm dhe prej vitit 2007 edhe Kryeministër. Por mbi të gjitha është administratori i deleguar i “Qatar investement authority” (QIA), fondi sovran i emiratit të vogël, por në vend të dytë për të ardhurat më të larta për person pas Lihtenshtenjit.

E gjithë kjo pasuri rrjedh nga nafta (1.4 milionë fuçi në ditë, që priten të ezaurohen pas 57 vjetësh) dhe mbi të gjitha nga gazi i lëngshëm (77 milionë tonë në vit, 28 për qind e prodhimit botëror, në ezaurim pas 300 vjetësh). Jo më kot gojët e liga thonë: “Emiri Khalifa qeveris, sheiku Hamid është padroni i gjithçkaje”. Në emiratin e tij, i rrethuar nga dhjetëra truproja, sheikut nuk mund t’i afrohet askush. Thonë se punon nga 12 deri në 15 orë në ditë. Në këto kohë është shumë i zënë për të zgjidhur çështjen siriane, pasi pati një rol aktiv në pranverën arabe, falë një tjetër instrumenti në duart e tij: televizioni “Al Jazeera”. Sheiku Hamad kalon shumë orë çdo mëngjes me Ahamd Mohammed al-Sayed, të riun 35-vjeçar, administrator i deleguar i “Qatar Holding”, i diplomuar në ekonomi dhe me master të Doha, Boston, Londër dhe Paris. I besuari i tij, Al-Sayed, ka për detyrë t’i bëjë një sërë propozimesh, për të shfrytëzuar mundësitë e shkëlqyera në botë, sidomos tani që kriza ekonomike dhe financiare në Europë dhe SHBA ka bërë që çmimet e shitjes të bien shumë.

Jashtë Katarit, kryeministri-pronar vesh kostume super të shtrenjta, të qepura nga rrobaqepësit më të mirë londinezë apo italianë. Fondi sovran i Katarit, që aktualisht administron pasurinë, që vërtitet te rreth 135 miliardë dollarët, ka në buxhet çdo vit nga 20 deri në 30 miliardë dollarë, për t’i shpenzuar nëpër botë në pjesëmarrjet e ndryshme, firmat më të mëdha të modës, hotelet luksoze, ndërmarrjet industriale, institucionet financiare, infrastruktura, pasuritë e paluajtshme, ar dhe mbi të gjitha mijëra hektarë toke në Azi dhe Afrikë, ishuj të virgjër, për t’u shndërruar në hotele me 7 yje, por dhe lëndë të para, për t’u shitur në bursën e Çikagos. Në klasifikimin e bërë nga “Sovereign Wealth Found Institute”, me seli në Las Vegas, “Qia” renditet e 12-a për të mirat materiale, që posedon, edhe pse larg fondit sovran të Abu Dabi-t (ADIA), që ka një pasuri prej 627 miliardë dollarësh dhe është investitori i dytë institucional në botë pas Bankës së Japonisë. Por nëse ADIA është aktive nga viti 1976, fondi i Katarit u themelua vetëm në vitin 2005 dhe është konsideruar si më agresivi.

Megjithatë, të depërtosh në brendësi për të pare se e si funksionin Qia është thuajse e pamundur. Por sekreti mund të superohet, duke pyetur disa ekspertë financiarë, që punojnë në “City’ në Londër, në Zyrih dhe Gjirin Persik. Surpriza e parë është se, Qia ka një konsulent financiar shumë prestigjioz: Credit Suisse. Në këtë bankë, fondi i Gjirit ka investuar më shumë se 3.1 miliardë dollarë në 2011-n dhe në shkurt të këtij viti bleu selinë londineze. Bankierët e “Credit Suisse” janë marrë edhe me blerjen e 10 për qind të “Porche Holding” dhe 17 për qind të “Volkswagen”, për një shumë prej 10 miliardë dollarësh, investimi më i madh i realizuar ndonjëherë nga një fond sovran në Gjermani. Po “Credit Suisse” veproi si konsulent për veprimin e bërë në Londër në maj të 2010-s, kur Qia për 2.2 miliardë dollarë u bë 100 për qind padrone e magazinave “Harrods”. Sipas burimeve londineze, ambicia e Katarit është shndërrimi i kësaj marke në një zinxhir hotelesh luksoze.

Greqia është gjithashtu në listën e “gjuetisë” për ishujt e saj: i pari që përfundoi mes thesareve të Katarit është ishulli i mrekullueshëm i Oxia-s, në detin Jon, i paguar 5 milionë euro, i pabanuar dhe shumë afër Itakës. Londra tërheq për tregun e saj imobiliar. Shard, grataçiela 72-katëshe më e larta në Europë, fshati olimpik, “One Hyde Park”, lagjja e apartamenteve më të shtrenjta në botë, “Chelsesa barraks”, Canary Wharf: gjithçka ka përfunduar plotësisht apo pjesërisht në fondet katariane, pas blerjeve të fundit të 20 për qind të “London Stock exhange” dhe 20 për qind të zinxhirëve të shpërndarjes “Sainsbury’s”. Franca ka përfunduar në syrin e familjes mbretërore të Dohas përmes një tjetër mjeti investimi: “Qatar Diar”, që në fillim të qershorit derdhi 623.2 milionë dollarë për një kompleks luksoz në Champ Elysee.

Por “marrëzitë” nuk përfundojnë këtu. Sheiku Hamad nuk shqetësohet shumë për polemikat. Në kokën e tij prej kohësh zien ideja, që ndoshta do të realizohet shumë shpejt: të blejë shtëpinë e ankandeve “Christie’s”, që do të ketë lidhje me muzeun e Doha-s, aktualisht në ristrukturim, që ka një nevojë të dëshpëruar për kryevepra të muzikës moderne dhe antike. Perandoria Qia ka blerë edhe “One Hyde park”, lagjen e apartamenteve më të shtrenjta në botë; një pjesë të “Valentino Fashion”. Rezervat e gazit 25 trilionë metra kub, më shumë se 15 për qind e rezervave botërore (prodhuesi i tretë pas Rusisë dhe Iranit), ka rezerva për 300 vjet. Në vitin 2007 papunësia ishte në shifrat 0.7 për qind, në vitin 2012 kjo shifër shkoi në 0.4 për qind. Emirati i vogël është i dyti në botë për të ardhurat për person.


/Shekulli Online/M.A./

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Njeriu që zotëron gjysmën e botës

prej Tue 15 Jan 2013 - 22:11
o zot,kufar alamet shamije,i mbeshtjellur
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Njeriu që zotëron gjysmën e botës

prej Sun 24 Mar 2013 - 0:03
"Ja kush është njeriu, që zotëron gjysmën e botës"
me
"Njeriu që zotëron gjysmën e botës "

U bashkuan


Njeriu që zotëron gjysmën e botës  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Njeriu që zotëron gjysmën e botës

prej Sun 24 Mar 2013 - 0:29
pyeteni a ka ndonje goce beqare ky robi grrrr
Sponsored content

default Re: Njeriu që zotëron gjysmën e botës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi