Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Mësuesit dhunues” nxisin frikë e mossukses tek nxënësit

prej Thu 15 Nov 2012 - 13:47
“Mësuesit dhunues” nxisin frikë e mossukses tek nxënësit 193-300x233Një fëmijë i dhunuar në shkollë, që i është komunikuar indirekt se ai është i pasuksesshëm, ka shumë gjasa që të jetë pjesë e një adoleshence të vështirë, me akte të dhunshme …
Fatima Mënalla

Shumë fëmije të dhunuar në fëmijëri nga shkolla, kane vuajtur nga fobia sociale, nga pamundesia për të folur në publik pa u ndjerë të gjykuar, pra pa e ndjerë me shumë emocion e ankth gjykimin e “tjetrit” për të. Një fëmijë i dhunuar në shkollë, ka shumë gjasa që të jetë një fëmijë i zemëruar. Ushtrimi i dhunës në shkolla vazhdon të jetë një problem i madh për shoqërinë shqiptare, një gjë e tillë ndodh për një numër të madh arsyesh. Psikolologia Denata Toçe në një intervisët dhënë për gazetën “Standard” ka shpjeguar qart pasojat dhe problemte që krijon një dhunë e ushtruar ndaj një fëmije. “ Ka shumë të ngjarë që fëmijet e dhunuar në shkollë të mund të kenë probleme të të folurit p.sh. Per shkak të ankthit të përjetuar për të dalë përpara klasës për të thënë mësimin, apo të dorezojë një detyrë, të kryej një ushtrim në tabelë, pa u qortuar apo goditur, etj, mund ta kthejë gjuhën e fëmijen në një gjuhë belbëzuese. Jo vetëm kaq, fëmija mund të përjetoje stres shumë të madhe për të arritur rezultate qoftë edhe minimale, mund të humbasë besimin për arritje të rezultateve gjatë jetës në vazhdim”- sqaron psikologia. Çdo llojë dhune, fizike, verbale, auditive, etj, ndikon negativisht në zhvillimin psiko-emocional të fëmijës. Duhet të kuptojmë një sëri gjërash të rëndësishme në fazën e zhvillimit që ndodhen fëmijet në moshën shkollore për të kuptuar se si dhe sa rëndë ndikon dhuna. Ne duhet të informohemi që mësuesi është një faktor socializues, atashues mbi edukimin e fëmijës që ka një ndikim thelbesor, modelues tek femija. Mosha shkollore nga ana tjetër është një periudhë jete që sipas Eriksonit, formohet dëshira e madhe për të punuar, zelli për të dashur punën dhe për ta bërë atë pjesë natyrale dhe aktive të jetes tënde, të jetës së individit. Nëse kjo dëshire nuk kultivohet, nuk motivohet për qëllim të arritjeve që duhet të bëj çdo fëmije nxënës, me karakteristikat individuale apo autentike që ai ka, gjate viteve të shkollës, atehere fëmija do të ketë tendeca të qarta për t’u ndjere inferior. Nëse këto konture inferioriteti thellohen akoma me tepër nga një dhunë e ushtruar prej faktorit mësues, pra atij që e perqas informacion që nxënësi duhet të punojë, të nxë, atehere me siguri që do të kemi dhe thellim të pasojave psiko-emocional të fëmijës. Çdo dhuneë e çfarë do lloj forme është në vetvete një dhunë psikologjike.
Çfarë “fiton” fëmija nga dhuna
Se çfarë pëson një fëmijë i dhunuar psikologia Toçe thekson “Një fëmijë i dhunuar në shkollë, ka shumë gjasa që të jetë një fëmijë i zemëruar. Një fëmijë i zemëruar, që i është komunikuar indirekt se ai është i pasuksesshëm, ka shumë gjasa që të jetë pjesë e një adoleshence të vështirë, me akte të dhunshme … . Jo vetëm kaq, fëmija mund të përjetojë stres shumë të madhë për të arritur rezultate qoftë edhe minimale, mund të humbasë besimin për arritje të rezultateve gjatë jetës në vazhdim. Shumë fëmijë të dhunuar në fëmijeri nga shkolla, kanë vuajtur nga fobia sociale, nga pamundësia për të folur në publik pa u ndjere të gjykuar, pra pa e ndjerë më shumë emocion e ankth gjykimin e “tjetrit” për të”.
Prindërit dhe fëmijët
Prindërit janë mjaft të shqetësuar rreth këtij fenomeni që vazhdon të ekzistoj edhe në shek.XXI. Një prind që është pronocuar për gazetën”Standard” shpreh qartë shqetësimin dhe revoltimin e tij. Q. Alla 47-vjeç, babai i tre fëmijëve një vajze dhe dy djemve thotë se nuk do të lejonte askën që t’i dhunonte fëmijët e tij, “Çfarëdo që të ketë bërë fëmija im une nuk jamë dakort me dhunën që mësuesi ka ushtruar ndaj fëmijës sim. Nuk mund të lejoj askën dq të godasi apo të fyej vajzën apo djalin tim. Dhuana sipas meje është një akt dorzimi dhe dështimi. Ai mësues që godet fëmijët është i dështuar pasi ai nuk ka aftësitë për ta kuptuar fëmijën. Çdo prind edhe sikur të ushtroj dhunë ndaj fëmijës nuk lejon që mësuesi të rrahi apo të fyej fëmijën tim…nqs fëmija bën një gabim sado i madh askush nuk duhet ta rrahi duhet të më thotë mua…pasi unë si prind i tij do të marrë masat”. Një deklaratë e tillë e zotëris do të thotë se prindërit shqiptarë vërtet janë të shqetësuar rreth problemit. Ata shqetësohen por nuk mund t’i bëjnë asgjë realitetit. Por si ndihet një fëmijë i dhunuar, si e shpreh ai dhunën fizike apo psikologjike është një çështje mjaft delikate. L.S 8-vjeç nxënëse në një shkollë me emër të kryeqytetit shprehet “Ajo ma fut shpullën bull-dam dhe atë dorën e ka si gjigande. Mua më dhemb e më vjen turp edhe nga shokët sepse ata qeshin me mua… Më rreh kur unë shkoj të hedh diçka në kosh dhe padashje pengohem…pastaj mësuesja çohet nga tavolina dhe më gjuan me shpullë. Unë nuk e bëj me dashje por nuk e kam mendjen dhe rrëshkas. Ndonjëherë mësusja më tërheq edhe prej bishtalecas, kur unë nuk e kam mendjen aty tek pjesa ku po lexonte shoku”.
Mësuesit
Një pjesë e mirë e mësuesve nuk e pranojnë që ushtrojnë dhunë por nga dëshmitë e nxënësve rezulton e kundërta. Ka mësues që për një arsye më “idjote” qëllojnë në mënyrë të pamëshirshme mbi fëmijën e pambrojtur. Megjithëse Minstria e Arsimit miratoi një rregullore në bashkëpunim me UNICEF, që në shkolla duhet ndaluar përdorimi i dhunës por duhen përdorur kartona të kuq dhe të verdhë si masë ndërshkuese ndaj nxënësve në shumë shkolla një kjo gjë nuk përdoret. Burime për gazetën kanë bërë me dije se në shumë shkolla të rretheve përdoret dhunë ndaj nxënsve që bëjnë zhurmë dhe nuk mësojnë. Këta kartona as që përdoren na mësuesit. Madje edhe në shkollate kryeqytetit nuk bëhet një gjë e tillë. Mësuesja e “Gjuhës Shqipe” në shkollën 9-vjeçare “Skroskë” të Librazhdit , Bardha Qatja theksone se kartonat në shkollën ku ajo përdoren rregullisht, përdorimi i tyre ka sjellë edhe ndërgjegjësim tek nxënësit. Sipas mësuese në shkollat shqiptare ka dhunë për disa arsye” Së pari, ata që ushtrojnë dhunë janë kryesisht mësues të rinj, papërvojë. Ky grup mësuesish e cilësojnë dhunën si diçka të nevojshme.Së dyti, dhunën ata e konsiderojnë si praktikë të domosdoshme për të ndryshuar sjelje. Së treti, ata nuk kanë informavion, ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Unë në fillimet e mia kam ushtruar dhunë ndaj nxënsëve të mi pasi e quaja atë si diçka të nevojshme. Por sot, fati deshi që në shkollën ku unë punoj të bëhej një projekt trainimi për mësuesit unë jam ndryshe. Në këtë projekt unë dhe kolegët e mi mësuam se si të menaxhojmë klasën. Si të futen në psikologjinë e nxënsit dhe të kuptojnë efektet negative që të jep dhuna”. Po kështu, ndër të tjera mësuesja thekson “ Një mësues i mirë di ta përdorë dijen e tij në metodat e mësimdhënies. Një mësues që justifikon dhunën e tij nuk mund të jetë kurrësesi model për nxënësit e tij. Por një gjë e tillë ka të bëj me formimin shkencor dhe etik që ka personi, që në këtë rast ushtron profesionin e mësuesit. Në momentin që unë kam ushtruar dhunë ndaj një fëmije si fillim kamë menduar se situatën e kam unë në dorë por në fakt jamë gabuar pasi ky fëmijë është mbyllur në botën e vet për të qenë i ndrojtur dhe i frikësuar. Kurrësesi ky fëmijë nuk ka mësuar më mirë por është përkeqësuar. Dhuna jep frikë, frika jep tension. Cili është suksesi im në këtë rast? Unë nuk jëm në model i mërë për këtë fëmijë. Nqs unë i them nxënësit: ti je injorat… në këtë rast ai do të mendoj se vërtet është i tillë dhe në këtë rast unë kam dështuar si mësues. Lum ai mësues që kthehet në një model për nxënësit e tij, personaliteti i fëmijës ka nevojë për një model. Unë këtë gjë jamë duke e bërë dhe shoh rezultate shumë të mira tek nxënësit e mi, çdo ditë ata më habisin me idetë e mendimet e tyre”. Nga dëshmitë e mësuesve rezulton se në shkollat shqiptare është emergjente trainimi i mësuesve, pasi në këtë mënyrë ata do ta kuptonin se po vepronin gabim.
Psikologjia e fëmijës
Psikologjia e fëmijës është shumë e pasur dhe ka shumë për të thënë referuar teorive të zhvillimit. Psikologia Toçe thekson “ Teorina psikosociale e Eriksonit, në këtë teori mbështetem pikërisht tek rëndësia e trajtimit të edukimit të një fëmije në proceset e jetës që janë mjaft vendimtare për shendetin e fëmijes. Femijë të shëndetshëm, prodhojnë adult të shëndetshëm. Sa me e pasur me siguri të jetë një fëmijeri, aq me e qetë do të jetë adulteria e fëmijes. Neglizhimi i edukimit shkollore i fëmijes, con në dëme të vështira psiko-emocionale që fëmija i mbart me vete për gjithe jetën”. Fëmija kërkon të jetë në një botë të sigurt për t’u ndjerë i sigurtë të zhvillohet dhe kjo arrihet me motivacion te vazhduar nga këta faktorë socializues siç është familja, mesuesi, edukatorja, kujdestari, etj. Nëse këta aktore dështojnë, atëherë mbi të gjitha dështojne modelet që fëmija merr. “Ne si individ lindim me 20 % te potencialit që kemi brenda vetes sonë, pjesa tjeter është e formuar nga ambienti, nga modelet që na qasen, modele që luajnë rol në personalitetin tonë. Ndrydhja emocionale si pasojë e dhunës së ushtruar do të sjellë pasoja serioze tek femija. Tronditja e vetvleresimit, do të ishte një hallkë e rëndësishme qe në mungese i lë vend shumë prej problemeve psikologjike në periudha të ndryshme të jetës, sidomos në adulteri. Fëmijeria është periudha e zhvillimit më e rëndësishme e njeriut”- thekson psikologia Toçe.
Prindërit tradicionalë : Nqs femija nuk meson rrihe se i ben mire?!

Kjo shprehje është një tregues i mundshëm i fëmijerisë së prindërve në fjalë. Ka shumë mundësi që edhe vetë këta fëmijë të rritur tashme, të kenë qenë pjesë e të njëjtës skemë dhune në shkollë dhe ka shumë të ngjarë edhe në shtëpitë e tyre. “ Për mendimin tim, ky mentalitet, fatkeqsisht i përket jetesës kolektive të asaj kohe, që fëmija nuk ishte vetëm i yti, sidomos në procesin e edukimit moral, por edhe i të tjerëve, edhe i komshiur, i mësuesit etj (këtu kujtoj shprehjen: mësuesi prindi i dyte)”-nënvizon psikologia. Po, mësuesi është një faktor shumë i rëndësishëm socializues, por nuk është prindi i fëmijës, dhe nuk mund të marrë përsipër ta edukoje atë në sjelljen e përgjithshme e në vlera. Mësuesi është aty të identifikojë karakteristikat individuale të nxënësit, t’i analizoje ato dhe të ndërtojë një program të mirefillt pedagogjik për t’i ardhur në ndihmë çdo fëmije. Këtë duhet të kenë parasysh edhe prinderit të cilët ende guxojnë të shprehen në këtë mënyrë, që mendojnë se druri ka dale nga xheneti, që mendojne se femija i tyre është i “KEQ”, etj. Nuk ka fëmijë të këqijë, ka thjesht stile prinderimi të papershtatshme që kombinohen mbi të gjitha me tipologjinë e fëmijeve. Prinderit nuk duhet të anashkalojnë asnjëherë tempramentin dhe aftësitë që fëmijët e tyre kanë. Nuk duhet të harrojnë se nuk ka fëmijeë që do të jetë i keq, thjesht ka fëmijë që janë më të shkathët, e që marrin shumë shpejt emrin “mistrec”, ka fëmijë që kanë qendra interesi të ndryshme në lëndë të ndryshme, e që marrin shume shpejt emrin “indiferent”. Ka shumë fëmijë që nuk e kanë kofiçientin e inteligjencës shume të lartë, dhe rendimenti i tyre në mësime është me i ulët, apo fëmijët të tjerë që shfaqin vështirësi në të shkruar për shkak të problemeve motorike, apo te syve etj, e që etiketohen si “dembel”. Të gjitha epitetet e kësaj natyre e të tjera si këto, janë shumë të rënda për një fëmijë që i vetmi faj qe ka bërë është të jetë VETVETJA, ai që është në të vërtetë.
Ligji
Në ligjin me nr 9669 të 2006 për dhunën në marrdhëniet familjare koncepri dhunë është çdo veprim apo mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cenimi të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social dhe ekonomik. Në shkollat shqiptare përdorimi i dhunës është bërë diçka shumë normale. Sipas ligjit për arsimin thuhet se “Ndërshkimi fizik” është çdo formë e goditjes ose e kontaktit tjetër fizik jo rastësisht e mësuesit ose antarit tjetër të personelit me një nxënës. Kjo dhunë fizike quhet e nevojshme në ato raste kur një nxënës rrezikon sigurinë e nxënësve të tjerë apo dhe personelit. Gjithashtu, ligji parashikon se çdo mësues që ushtron dhunë ndaj nxënësit duhet të ndërshkohet, por një gjë e tillë akoma nuk bëhet në Shqipëri. /alb-observer.com/


“Mësuesit dhunues” nxisin frikë e mossukses tek nxënësit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi