Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:22
Message reputation : 100% (1 vote)
JE BËRË DRITË,RRUGËTON ME NE

(ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU)

Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë,nuk u kërruse.


Ec,e ec,nëpër furtunë
në fëmijëri,u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund,përë këtë vend
u përballe,para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet,shqiptarisht
vendimet,mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë
BACA ADEM



I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin,shumë e doje
sa bukur i vargëroje
"Krenari e Pikëllimin"
Sikur të e vargëroje me Naimin
"Lulja la Lulishtën"
Sikur të e vargëroje me Fishtën.



Për kujtim,së fundi na e fale
përmbledhëjen "Përballje"
Një mbishkrim në te,na mbeti brengë
"Kujtojeni Bacën Adem,kur më nuk do të jenë"!

E me atë brengë,errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.


Shkruajnë,ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.


I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.


Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë
ADEM GJURGJEVIKU.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:24
Shaban Cakolli

Poezi kushtuar(Ibrahim Ibishit)
Ligjërojnë Bilbilat

Ligjërojnë bilbilat,ngrohë një rreze diell
Do vargje t´poetit,pë r"Varrin në qiell."

Ligjërojnë bilbilat,unë fort u përula
vargjet e poetit"Shiu për këpurdha"
Ligjërojnë bilbilat,mbi pallat t´Rinisë
vargjet e poetit"Kshtjella e vetmisë"

Ligjërojnë bilbilat,tunden fusha e male
vargjet e poetit"Trandofil në varre"
Ligjërojnë bilbilat,në freskinë e verës
për një"Kaqurrele që vrapon pas erës"
Ligjërojnë bilbilat,malli se ç´na ngriu
vargjet e poetit"Për një Baladë Shiu"
Ligjërojnë bilbilat,me za të kushtrimit
vargjet e poetit"Magjia e Shkrimit"

Pena e poetit,k´to vargje ka çpikë
e patëm mësues,poet dhe kritik
Ibrahim Ibishin,ma të mirin mik
Vargu përcjell vargun,nji poemë e gjatë
nvendlindje t´poetit n´fshatin Kremenatë
zbresin këto vargje,nga vendi që e rriti
nguliten në faqe t´revistës Nositi
Ishpalosë kujdesshëm kjo Dardana nanë
krijuesit e shquar ,atje në Gjilan
vargu përcjell vargun,sikur riga shiut

n´Árs Klubin letrar të Beqir Musliut

prej atje nuk ndalet,ndritet fort si pishë
e ligjërojnë nxënësit n´shkolla t´Hajvalisë
në klube e shkolla,në Lidhje shkrimtarësh
buron n´trojet tona,ku jetojnë shqiptarët

Ligjërojnë bilbilat,fluturojnë për re
Ibrahim Ibishi ma nuk është me ne
Jeta është si hije,që shpejt përendon
je yll letërsie,ty vepra t´jeton.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:25
NDARJE NË MES RRUGËSH

Rrugët i kalonim
nëpër dritë të hënës
moj e bukura e nënës
Hapëronim së bashku
shteg më shteg
udhë më udhë
Thonim të vetmuar
nuk do jemi kurrë
Më kujtohen ato net
kur ra një tërmet
e rrugët i ndau ndërmjet
ti në atë udhë,unë në këtë udhë
e më s´u pamë kurrë.....
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:26
VRRAGË KUJTESE

Saherë shiqoj vetën në pasqyrë
Më kujtohen kohërat
që më lan thonjët në fytyrë
Hartat e dhembjeve
në shtat i ngjeshja
edhe vrërësirave
s´më mungonte buzëqeshja
kohërat më i përbinë
dallgët,dëbora e shiu
para stuhirave
sa i fortë qenka njeriu.....
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:26
UNË DHE TI E DONIM KËNGËN

Unë veç me zemër
dirigjoja këngën
ti kur këndoje
e dridhje shkëmbin
Eh,miku im
në fund kënga jote
u bë kushtrim
Një ditë edhe kupa e Qiellit u ndrit
nga zëri yt
e kënga jote u bë hit
Bashk kur nuk ishim më
një Lum lotësh më ra
Nuk të qava ty
por e qava vetën
Që s´munda të këndoja me zë....
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:27
NE NUK ISHIM TË KOTË
Djersën nga shtati
Qeleshen mbi kokë
vetëm të mos biem përtokë
na e prenin jetën
nëpër damarë
prap bëheshim fanarë
Eh,saherë gjyshja fliste me mbesën
për qeleshën
Qeleshen e bardhë
kur notonte nëpër Tivar
dhe mendonte atë botë,pushteti
Qeleshet i mori Deti
Që nga atëhere,deri më sot
Qeleshe plot
Ne nuk ishim të kotë
u farkuam stuhirave
u dogjëm në furrë
por nuk u gjunjëzuam kurrë......
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:28
E PARA ISHTE FJALA
E para ishte Fjala
për fjalë lidhej burri
e fjala,bënte kthesa
me te lidhej besa
Besa e Shqiptarit
shtonte siguri
mes Fushës e Malit
Nganjëher kishin burrat
edhe ngatërresa
por këto i zgjidhnin
Fjala dhe Besa
E vranë të birin e Lulit
te Rrasa e Gurit
Dorasësi ra në pendesë
i mblodhi burrat
e kërkoj besë
Besa u çmua më i shtenjëti virtyt
Shqiptari në besë,kurrë nuk të ka mbytë
Besë dha dhe mbajti,i biri i trimit
Pastaj në skenë doli:Logu i Pajtimit
Idëmtuari,dorasit i zgjati dorën
Të falë gjakun për Kosovën
Atë botë na ngrohi një rreze shpresë
Sot për këtë duhet dënesë
vallë si humbën:Fjalë e besë
fjalë e besë,po i hajnë si piten
të vrasin natën,të vajtojnë ditën
Madje gjaku të shkon huq
Të shuajn e nuk dihet kush.....

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Thu 15 Nov 2012 - 20:28
E PARA ISHTE FJALA
E para ishte Fjala
për fjalë lidhej burri
e fjala,bënte kthesa
me te lidhej besa
Besa e Shqiptarit
shtonte siguri
mes Fushës e Malit
Nganjëher kishin burrat
edhe ngatërresa
por këto i zgjidhnin
Fjala dhe Besa
E vranë të birin e Lulit
te Rrasa e Gurit
Dorasësi ra në pendesë
i mblodhi burrat
e kërkoj besë
Besa u çmua më i shtenjëti virtyt
Shqiptari në besë,kurrë nuk të ka mbytë
Besë dha dhe mbajti,i biri i trimit
Pastaj në skenë doli:Logu i Pajtimit
Idëmtuari,dorasit i zgjati dorën
Të falë gjakun për Kosovën
Atë botë na ngrohi një rreze shpresë
Sot për këtë duhet dënesë
vallë si humbën:Fjalë e besë
fjalë e besë,po i hajnë si piten
të vrasin natën,të vajtojnë ditën
Madje gjaku të shkon huq
Të shuajn e nuk dihet kush.....

Miradie Avdullahu
Miradie Avdullahu
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 58
<b>Postime</b> Postime : 18
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gllamnik
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/12/2012
http://www.medvegja.net

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Sun 30 Dec 2012 - 21:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Miku i nderuar Shaban Cakolli, ne kete teme do te bashkangjitem dhe une me vargjet per Bacen ton te madh Adem Berisha, i cili po na mungon shume e sidomos diteve festive!

BAC , te therras une Miresia

O zot, ç'eshte gjithe kjo ngrysi,
mos dielli nuk ben drite,
a mos kane filluar te verbohen syte mi?!

Ah, jo, jo! Me vie nje ze si nga qielli,
sot nje zemer se rrahuri ka ndaluar,
nga dhembja nuk leshon rreze dielli!

Gishterinjet me ngrine,
nuk e mbajne as lapsin dot,
po as zemra fjalen lamtumire
nuk mund te pranoj ta thot!

U nda nga ne nje shpirtbardhe,
nje poet , simbol pafajsie,
zemermadh, fisnik e bujar
u be Yll perjetesie!

Tash i qete te pushosh Baca Adem,
se me Engjellushen Diellze je takuar,
ne shume vepra ne kujtim na le
kurre per te mos u harruar!

O dhe i At-Memedheut-Dardani,
ne gjirin tend tash i qet yt bir fle,
se te deshi per sagjalli e te kendoi me dashuri,
ti kujdesu te lutem shume per te!

Oo, Zgjohu Baca Adem,, qeli pak ata sy,
shif sa shkruajne e qajne miqt per Ty!
Zgjohu, zgjohu o Baca i madh,
lexo e degjo dhe nga une pak fjale!

Po o Bac Adem, shkruaj fjale malli,
le te dridhet nga to dhe mali,
le te dridhet toka qe tash te mban ne gji,
se ne shpirt kemi dhembje po dhe krenari!

Ooo, zgjohu o Bac, zgjohu, po te therras une Miresia,
Zgjohu shif sa te deshen e duan miqesia!
Do te kujtojme me mburrje e krenari,
per jeten e vepren e ndritur qe le Ti!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Mon 31 Dec 2012 - 0:21
flm,mike e çmuar Miradije,ju shkrimtare e poete,ardhja juaj në forumin tonë na bënë të ndjehemi mirë dhe më të fortë,të lumtë mendja e pena.
Miradie Avdullahu
Miradie Avdullahu
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 58
<b>Postime</b> Postime : 18
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gllamnik
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/12/2012
http://www.medvegja.net

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Wed 17 Jul 2013 - 13:46
Vargu nuk hesht

Shpirti i goditur me grusht
Zemra lëngon
Syri loton
Pena vargun
Me dhembje vargon

Zgjohu, zgjohu e lexoj
Se kështu kishe dëshirë
_Kur mos të jem-thoje-një ditë
-Çfarë do t'më shkruash oj e mirë

Nuk mund shkruaj shumë o Bac
Nuk di të gjej shprehjet për penë
Në zemër i mbaj të djegin si gacë
Dhembja e mbulon dhenë

Mos mendo se t'kam harruar
Dhe tani kur me Diellzën je përqafuar
Me ne do t'jeni përherë në kujtime
Në veprat e gjurmë që le kërkojmë ngushëllime
Sponsored content

POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA Empty Re: POEZI PËR MIKUN DHE POETIN ADEM BERISHA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi