Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alen Delon, yll i kinemasë franceze Empty Alen Delon, yll i kinemasë franceze

Fri 16 Nov 2012 - 13:36
Alen Delon, yll i kinemasë franceze Alain-delon-12Alen Fabien Mauris Delon lindi më 8 nëntor 1935. Ka fituar çmimin Cezar.
Shpejt u bë aktor i njohur dhe në moshën 23 vjeç, u krahasua me aktorë të njohur francezë, si: Zherard Filip dhe Zhan Mare, si dhe me aktorin amerikan Xheims Din.

Gjatë karrierës së tij, Delon ka punuar me regjisorët më të njohur, duke përfshirë Lukino Viscontin, Zhan-Luk Godard, Zhan-Pier Melvil, Mikelanxhelo Antonioni dhe Loui Male.
Ndër filmat e tij mund të përmendim: “Kristinë” 1958, “Roko dhe vëllezërit e tij” 1960, “Plein Soleil” 1960, “The Leopard” 1963, “Tulipani i zi”, “Zorro”, “Borsalino”, “Concord ‘79”, dhe më 2008 e pamë në filmin “Asteriks në Lojërat Olimpike”.
Ka qenë i fejuar me Romi Shnajder prej 1958-1963. Më 1964 u martua me Natali Bartelemi, me të cilën ka një djalë, Antoni Delon dhe u nda me të, më 1969. Prej 1968-1982 ka pasur lidhje me aktoren franceze Mirel Darc. Prej 1987-2002 ka qenë me modelen holandeze Rozali van Bremen, me të cilën ka dy fëmijë, Anushka dhe Alen-Fabien. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi