Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

default Enderrat

prej Sun 14 Nov 2010 - 11:25
Ndonëse shumica e ëndrrave që mbahen në mend nga të rriturit janë aq hutuese (konfuze) sa bëhen shqetësuese, psikologjia e energjive epshore konsideron se ëndërrat kanë për qëllim mbrojtjen e gjumit. Ëndërrat mbrojnë personin në gjumë nga ndërprerjet që mund të dalin nga ndjenjat e pakëndshme trupore si: dhembja, të ftohtit, ose uria; nga brengat e vetëdijshme të mbetura nga përjetimet gjatë ditës; dhe nga nevojat e pavetëdijshme që vijnë nga Id-i. Shqyrtimi i disa prej termineve relevante do të lehtësojë të kuptuarit tonë të këtij procesi.

Ngjarjet dhe imazhet e përjetuara nga ëndërruesi paraqesin përmbajtjen manifeste të ëndrrave. Ato mund të mbahen ose të mos mbahen në mend pas zgjimit, por konsiderohet se kanë qenë në vetëdije gjatë gjumit. Mendimet dhe ndjenjat që kërcënojnë ta zgjojnë personin në gjumë paraqesin përmbajtjen latente të ëndrrave. Operacionet e pavetëdijshme mentale që mbajnë përmbajtjen latente të ëndrrave jasht sferës së vetëdijes (vëmendjes) dhe që ndikojnë në imazhet e përmbajtjes manifeste të ëndrrave quhen puna e ëndrrës.

Përmbajtja latente e ëndrrës i ka disa komponenta:

Ngacmimet senzorike (ndjesore) të natës si senzacionet trupore të përmëndura më parë, si edhe zhurmat, erërat (nga zorrët), dhe tendosjet e tjera.
Preokupimet e jetës ditore, përfshirë brengat dhe frikat prej të cilave personi me dëshirë do të lirohej, që shpesh quhen mbetjet e ditës.
Impulset e ndrydhura nga Id-i, si libidinale ashtu edhe agresive, që bëjnë presion për t’u përmbushur.
Pjesa më vitale dhe më qenësore e përmbajtjes latente të ëndrrave është komponenta e fundit, impulset e ndrydhura nga Id-i. Kjo komponentë paraqet burimin e energjisë psikike për përmbajtjen latente të ëndrrave. Në fakt, ngacmimet trupore gjatë natës ose mbetjet e preokupimeve ditore, si të vetme, nuk janë të mjaftueshme, që ta zgjojnë personin nga gjumi ose bile të krijojnë ëndërrën. Ato duhet të inkuadrojnë edhe ndonjë element të impulseve të ndrydhura të Id-it për të mundë që ta bëjnë këtë.



Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Enderrat

prej Fri 17 Dec 2010 - 19:01
Mesa kam lexuar nje enderr zgjat nga 2 sec e deri ne 45 min,dhe mesatarja eshte 15 min.Gjithkush nga ne shikon endrra,por jo te gjithe i mbajne mend.Aftesia per te mbajtur mend endrrat varet nga personaliteti i gjithsecilit!!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Malvina
Malvina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 76
<b>Postime</b> Postime : 3690
<b>Hobi</b> Hobi : wow
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ketu
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/12/2010

default Re: Enderrat

prej Fri 17 Dec 2010 - 19:03
mua me dalin te verteta


https://www.youtube.com/v/D6rBP4euSUM[/flash]
Sponsored content

default Re: Enderrat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi